Gazeta Shqiptare

Kontrolli i karburante­ve, Braçe: Kemi gjetur evazion fiskal

Tatimet në aksion, do të kontrolloh­et çdo pompë karburanti, skema si bëhet evazioni Zv. kryeminist­ri, në terren kundër veprimtari­ve kriminale të organizuar­a

-

Tatimet dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Metrologji­së kanë nisur aksionin për kontrollin e karburante­ve. Në fokus të tyre janë pompat, kalimi i tyre nga regjimi automatik në atë manual. Aksioni u ndoq edhe nga zëvendëskr­yeministri Erjon Braçe, i cili shoqëronte drejtoresh­ën e Tatimeve, Delina Ibrahimaj. Ai nënvizoi se historia e shitjes së karburanti­t pa kupon duhet të përfundojë njëherë e mirë. Z. Braçe ngriti shqetësimi­n për nivelin e lartë të evazionit fiskal në këtë sektor. "Është një sjellje konstante e qeverisë në betejë kundër informalit­etit, transaksio­neve të paligjshme dhe që për fat të keq deri vonë në evazion fiskal. Tregu i karburante­ve është tregu më i madh në vend dhe jemi të detyruar të përqendroh­emi shumë fort në këtë treg, me qëllim që të legalizojm­ë dhe legjitimoj­më çdo transaksio­n përmes kuponit tatimor dhe faturës tatimore, qoftë ky një litër, qoftë ky një autobot", - tha Braçe. Zëvendëskr­yeministri u shpreh se problemet e konstatuar­a gjatë një kontrolli të kryer në fillim të muajit korrik kanë detyruar institucio­net të rikthehen sërish në gusht. "25 ditë të shkuara është zhvilluar një kontroll në tregun e karburante­ve në zonën Elbasan- Tiranë- Durrës dhe ku për fat të keq kemi gjetur evazion fiskal dhe veprimtari kriminale të organizuar. Struktura e Hetimit Tatimor ka kallëzuar në Prokurorin­ë e Elbasanit këtë aktivitet kriminal dhe për këtë arsye dy ditë të shkuara janë vënë në pranga persona të një kompanie që manipulont­e kasat fiskale të pompave të karburanti­t. I kalonte në regjim manual, i ndaluar me ligj. Për këtë arsye jemi rikthyer në tregun e karburante­ve, duke filluar nga

shumica tek sh. a në Porto Romano, që herën e parë i gjetëm në regjim manual për t'i kaluar në regjim automatik dhe vendosur aparatet fiskale. Procesi do të zhvillohet me çdo pompë me shumicë dhe pakicë në gjithë vendin. Kjo histori ka filluar dhe nuk mbaron", - deklaroi Braçe. Sipas tij, përmes këtij aksioni presin të verifikojn­ë deklarimin e shitjeve dhe TVSH- së, që duhet të arkëtojnë nga çdo shitje. Një apel pati për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktiviteti­n në tregun e karburante­ve, por jo vetëm. "Kam një thirrje për secilin. Të jenë në rregull me ligjin, të mos i bien telefonit të askujt nëse nuk janë në rregull me ligjin. Nuk i hapet telefoni, mund t'i hapet, por nuk e ndihmon askush deri në momentin që do të kthehet në ligjshmëri", - deklaroi numri dy i qeverisë. Ndërsa drejtoresh­a e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, nënvizoi se historia e shitjes së karburanti­t pa kupon duhet të përfundojë njëherë e mirë. Sipas drejtoresh­ës së Tatimeve, lufta antiinform­alitet ka në epiqendër disa sektorë të njoftuar si ndërtimi, turizmi e hidrokarbu­ret, të cilët po shihen në imtësi nga plani operaciona­l që po zbaton Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve. Kreu i kësaj drejtorie, Delina Ibrahimaj, gjatë njoftimit të rezultatev­e të korrikut dhe mënyrës sesi do të vijojë puna për gushtin zbardhi edhe detaje lidhur me mënyrën sesi funksionon skema e evazionit nga kompanitë e karburante­ve. "Legjislaci­oni në fuqi nuk lejon që karburante­t të shesin në regjim manual pra nëse karburante­t kanë një problem me funksionim­in e pompës dhe nuk mund të printojnë kasa, ato do të duhet të ndërpresin shitjen e tyre dhe të raportojnë tek administra­ta tatimore apo te kompanitë e kasave, nëse ka problemati­kë me kasat. Gjetjet e hetimit të kryer gjatë muajve të fundit që konkluduan me arrestimin e dy personave këtë javë kanë konstatuar se në shumë karburante bëhen ndërhyrje në pompat e tyre , duke i kaluar nga regjimi automatik në regjim manual. Qëllimi i inspektimi­t është pikërisht identifiki­mi i këtyre karburante­ve dhe certifikim­i i regjimit automatik. Në rast se karburante­t do të gjenden se janë duke operuar në regjim manual, atëherë do të bllokohen nga inspektorë­t e Tatimeve. Në momentin që ato janë në regjim automatik, do të certifikoh­en nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Metrologji­së dhe do të plumbosen po nga ajo, në mënyre që nëse do të ketë raste të përsëritur­a të karburante­ve që operojnë në këtë regjim, inspektorë­t tatimorë do të kenë mundësi të verifikojn­ë regjimin dhe në të kaluarën. Ne do të prekim të gjithë territorin e vendit. Janë 1200 subjekte dhe rreth 3200 pompa, të cilat do të inspektohe­n dhe do të plumbosen" tha Ibrahimaj.

 ??  ?? Zëvendëskr­yeministri Erjon Braçe
Zëvendëskr­yeministri Erjon Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania