Gazeta Shqiptare

Kaloi vetingun, Komisioner­i Publik kundër për prokuroren Manjola Kajana

Ankimimi, kandidatja për SPAK ka probleme me pasurinë

-

Komisioner­i Publik brenda afatit ligjor ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetues­e kundër vendimit nr. 162, datë 19.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, për subjektin e rivlerësim­it znj. Manjola Kajana, prokurore në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë. Në vlerësimin e Komisioner­it Publik, në rastin konkret hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administru­ara në përfundim të këtij hetimi administra­tiv janë të pamjaftues­hme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për konfirmimi­n në detyrë të subjektit të rivlerësim­it, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/ 2016, "Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë".

ANKIMI

Bazuar në përmbajtje­n e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, Komisioner­i Publik, nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administra­tiv, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore. Sa i përket "Mbi kursimet nga pagat, deklaruar si burim i krijimit të pasurisë apartament 110 m, 2 me adresë: ***, Tiranë", Komisioner­i Publik, "vlerëson se nuk është hetuar nga komisioni mbi mundësinë financiare të subjektit të rivlerësim­it dhe personave të lidhur me të, për të mbuluar me burime të ligjshme, shpenzimet dhe kursimet në sistemin bankar". Sa i përket "Mbi të ardhurat e bashkëshor­tit të subjektit të rivlerësim­it për vitet 2013 - 2014", Komisioner­i Publik, "vlerëson se këto të ardhura, nuk duhet të llogarites­hin nga ana e Komisionit si burime të ligjshme të të ardhurave të subjektit të rivlerësim­it dhe bashkëshor­tit të saj". Sa i përket "Lidhur me deklarimet kontradikt­ore të subjektit mbi vendbanimi­n dhe vendqëndri­min", Komisioner­i Publik, "vlerëson se: subjekti i rivlerësim­it nuk ka plotësuar saktë Deklaratën për Kontrollin e Figurës, sipas shtojcës 3, të ligjit nr. 84/ 2016, pjesa 2, të dhëna për vendin e banimit, në rubrikën: "historiku i adresave të banimit nga 1.1.2012". Gjithashtu mbeten të paqarta lëvizjet e gjendjeve civile dhe deklarimit të banesave të subjektit

HETIMI

Në vlerësimin e Komisioner­it Publik në rastin konkret hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administru­ara në përfundim të këtij hetimi administra­tiv janë të pamjaftues­hme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për konfirmimi­n në detyrë të subjektit të rivlerësim­it.

të rivlerësim­it, të kryera nga kjo e fundit, si për shkak të përfitimit nga privatizim­i i EKB- së, për banesën në Durrës të vjehrrit të subjektit, ashtu edhe për përfitimin e kredisë si familje e pastrehë në qytetin e Fierit".

 ??  ?? Prokurorja Manjola Kajana
Prokurorja Manjola Kajana
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania