Gazeta Shqiptare

Antiinform­aliteti, policia liron 4 mijë m2 plazh në Ksamil të zaptuara nga privatët

Procedohen penalisht 3 persona për zaptim toke

-

SARANDË - Policia e Shtetit ka finalizuar operacioni­n e koduar "Plazh i lirë", zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamen­tin e Policisë Kriminale dhe Komisariat­i i Policisë Sarandë, me mbështetje­n e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier, në bashkëpuni­m edhe me Bashkinë Sarandë duke liruar mijëra metra katrorë plazh të zaptuar nga privati në Ksamil. Sipas të dhënave zyrtare janë vendosur në dispozicio­n të pushuesve rreth 4000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligj­shme nga disa shtetas. Policia ka proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh, të cilët ushtronin aktivitet

PROCEDIMI

Policia ka proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh, të cilët ushtronin aktivitet në kundërshti­m me ligjin dhe kishin zaptuar hapësirat publike në interes të tyre. Gjatë ditës së djeshme, si rezultat i operacioni­t janë hequr nga policia rreth 960 shezlongë, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve.

në kundërshti­m me ligjin dhe kishin zaptuar hapësirat publike në interes të tyre. Gjatë ditës së djeshme, si rezultat i operacioni­t janë hequr nga Policia rreth 960 shezlongë, çadra e tavolina,

duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve. Në vijim, specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Komisariat­it të Policisë Sarandë kanë proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh në Ksamil dhe konkretish­t P. I., banues në Ksamil, pasi në subjektin e këtij shtetasi janë bllokuar dhe sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale 600 shezlongë, çadra e tavolina, që shfrytëzoh­eshin pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia; F. P., banues në Ksamil. Në subjektin e këtij shtetasi janë bllokuar dhe sekuestrua­r rreth 200 shezlongë, çadra e tavolina, që ishin vendosur në një sipërfaqe pronë publike dhe pa lejen e Bashkisë; B. M., banues në Ksamil. Në subjektin e këtij shtetasi është konstatuar se i gjithë aktiviteti tregtar është zhvilluar përgjatë gjithë kësaj kohë pa leje përkatëse nga Bashkia Sarandë dhe policia hoqi rreth 160 çadra, shezlongë e tavolina nga hapësira publike e zënë në mënyrë të kundërligj­shme. Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicio­n të qytetarëve çdo hapësirë publike, të zënë në mënyrë të kundërligj­shme, me qëllim fitimin. Materialet do t'i referohen prokuroris­ë në ngarkim të secilit nga shtetasit e lartpërmen­dur, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Pushtimi i tokës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania