Gazeta Shqiptare

Vrasja në Durrës, 40- vjeçari Feriz Bardhi u qëllua te dera e shtëpisë me 12 plumba

Policia: Dyshohet që babai i dy fëmijëve u ekzekutua nga vrasës me pagesë Shoqërohen dhe merren në pyetje 30 persona

-

Një ditë pas ekzekutimi­t në pritë të 40- vjeçarit Feriz Bardhi në lagjen nr. 18 të Durrësit, policia vijon hetimet intensive për zbardhjen e krimit që tronditi qytetin bregdetar. Mësohet se policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 30 persona në lidhje me ngjarjen e rëndë që i mori jetën babait të dy fëmijëve. Mes personave të shoqëruar janë familjarë të viktimës dhe persona që janë gjendur në vendin e ngjarjes në momentin e krimit si dhe disa prej shokëve që i riu shoqërohej kohët e fundit. Ata janë marrë në pyetje nëse kishin dijeni të ndonjë konflikti të tij kohët e fundit, apo edhe më herët. Ndërkohë vrasja dyshohet të jetë lidhje me aktiviteti­n e drogës. Sipas hetuesve të çështjes, pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve për shkak të aktiviteti­t të dyshimtë të viktimës dhe përfshirje­s në trafik droge jashtë dhe brenda vendit. Policia po heton aktiviteti­n e tij dhe lëvizjet dhe ka kërkuar edhe ndihmën e policisë italiane për të verifikuar veprimet e tij në shtetin fqinj. Bardhi, babai i dy fëmijëve, jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas të dhënave, kohën më të madhe qëndronte në Itali. Ndërkaq, policia dyshon se 40- vjeçari mund të jetë ekzekutuar nga vrasës me pagesë, pasi ende nuk ka mundur të gjejë prova e gjurmë që do mundnin t'i identifiko­nin. Po të njëjtat burime thanë se vrasja ka qenë e mirëmendua­r dhe referuar grupit hetimor, duke ndjekur dinamikën e ngjarjes dyshohet se autorët janë nga veriu. Autorët kanë studiuar lëvizjet rutinë të viktimës gjatë ditës dhe kanë kryer vrasjen në atë orë, duke qenë se nuk ka shumë lëvizje për shkak të temperatur­ave të larta. Në momentin e ekzekutimi­t viktima ka qenë në oborrin e banesës dhe është thirrur nga jashtë, nga një person që dyshohet se e

njihte. Sapo ka hapur derën, është qëlluar 12 herë me breshëri me armë automatike. Në banesë ndodhej nëna e tij, ndërsa bashkëshor­tja me 2 fëmijët kishin shkuar për pushime. Nga ana tjetër

e banesës gjendej kushëriri i tij i afërt. Kanë qenë këta që kanë njoftuar policinë dhe spitalin për ngjarjen. Viktima është dërguar më autoambula­ncë në spital në gjendje të plagosur, por nuk

ka arritur që të shpëtonte.

VRASJA

Rreth orës 12: 55 të së enjtes, Feriz Bardhi ka dalë nga banesa për punët e tij, për të mos u kthyer më i gjallë. 40vjeçari ka rënë në pritën e

disa personave, të cilët e kanë qëlluar me breshëri plumbash. Më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa dëshmitarë e qytetarë që ndodheshin rastësisht aty e kanë çuar në spital në gjendje të rëndë, ku ka ndërruar jetë pak minuta më vonë. Dyshim mbetet një e kaluar e errët të viktimës, që me sa duket është edhe pista kryesore ku po heton policia. Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarë të 40- vjeçarit për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm të viktimës, i cili në pjesën më të madhe të kohës qëndronte jashtë shtetit. Feriz Bardhi nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar nga policia italiane në Ascoli pasi së bashku me një person tjetër të quajtur Arif Qelia është kapur me një sasi prej 700 gr kokainë të pastër teksa lëviznin me një "BMW X6". Ata u akuzuan në atë kohë për trafik ndërkombët­ar të kokainës dhe cilësohesh­in nga policia italiane si korrierë të drogës. Sipas policisë, autorët e kanë ruajtur dhe kanë kontrollua­r lëvizjet e tij duke e ditur itinerarin dhe pritur çastin e volitshëm. Policia ka sekuestrua­r edhe pamjet e kamerave të sigurisë në subjektet pranë vendit të ngjarjes për të zbardhur krimin e rëndë. Janë ngritur disa postblloqe në qytetin bregdetar dhe po punohet intensivis­ht për identifiki­min dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, dy ditë më parë një mjet tip "Benz" është gjetur i djegur poshtë urës së Gjolës në Fushë- Krujë. Ai dyshohet se u përket autorëve, ndërsa brenda tij janë gjetur edhe disa armë, të cilat dyshohet se janë përdorur për vrasjen.

 ??  ?? 40- vjeçari i vrarë, Feriz Bardhi
40- vjeçari i vrarë, Feriz Bardhi
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania