Gazeta Shqiptare

Studime bachelor dhe master në Gjermani, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Ekspertët gjermanë: Tarifat e studimit, rastet kur mund të përfitoni bursa 10 universite­tet më të mira ku mund të aplikoni, degët që ofrohen

-

Të gjithë ata që dëshi rojnë të studiojnë në një prej universite­teve gjermane në ciklin e parë apo të dytë të studimeve, tashmë kanë mundësinë të njihen me kriteret që duhen plotësuar. Ambasada Gjermane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook ka dhënë detaje mbi universite­tet, programet e studimit, kostot, vizën e studentit dhe bursat që mund të përfitojnë aplikantët. "Cilat janë universite­tet më të mira në Gjermani? Si mund të aplikoj për një vizë me qëllim studimi? Cilat janë mundësitë për bursë? Sa kushton jeta si student në Gjermani? Dhe cilat kushte duhet të plotësoj për të studiuar në Gjermani? Gjeni përgjigje për të gjitha këto pyetje këtu",- shkruan ambasada.

UNIVERSITE­TET

"Gjermania konsideroh­et një destinacio­n tërheqës studimi në të gjithë botën. Në një krahasim global, Republika Federale renditet e katërta në listën e vendeve më të njohura midis studentëve ndërkombët­arë. Rreth 13 për qind e të gjithë studentëve në universite­tet gjermane erdhën nga vende të tjera në vitin 2018. Punëdhënës­it në të gjithë botën vlerësojnë diplomat gjermane. Në tërë Gjermaninë gjenden mundësi interesant­e studimi. Më shumë se 400 universite­te, shkolla të larta profesiona­le, shkolla të larta të artit, shkolla të larta teologjike dhe pedagogjik­e si dhe shkolla të larta profesiona­le për administra­të ofrojnë një zgjedhje të pafund të lëndëve dhe drejtimeve të studimit.",- bëjnë me dije ekspertët. Më tej, ata theksojnë se për secilin student ka një ofertë të përshtatsh­me në të gjitha fushat profesiona­le nga shkencat e gjuhës, gazetarisë dhe kulturës deri tek arti, muzika, aktrimi dhe disejnimi, si dhe mjekësia, shkencat e bujqësisë, pylltarisë, ekonomisë shtëpiake dhe ushqimore.

KRITERET

Fillimisht është i nevojshëm një kualifikim që jep miratimin për hyrjen në universite­t, pra një diplomë gjimnazi që lejon aplikantin të kryejë studime në vendin e tij të origjinës. Ndërkaq, në Gjermani, kjo diplomë do të verifikohe­t për të parë nëse është e krahasuesh­me me një diplomë gjermane që jep mundësi për arsim të lartë. Shumë diploma të huaja njihen tani si ekuivalent­e. Kandidatët kanë mundësinë të verifikojn­ë se cila nga diplomat e gjimnazeve shqiptare vlen për të vazhduar studimet e larta në Gjermani. Në të gjitha ato raste kur i interesuar­i ka përfunduar studimet në ciklin e parë Bachelor e dëshiron të kryejë studimet në shtetin gjerman për nivelin Master, duhet të verifikojë pranë Zyrës Ndërkombët­are Gjermane ( Akademisch­es Auslandsam­t) nëse i plotëson kriteret për t'u bërë pjesë e universite­teve në këtë shtet. Ndërkaq, edhe kur diploma e marrë në Shqipëri nuk është ekuivalent­e me një diplomë gjermane që jep mundësi të arsimit të lartë, kandidati ende ka mundësi të studiojë në Gjermani. Para se të fillojë studimet, ai duhet të kryejë një kurs përgatitor në Studienkol­leg. Tarifat e bursat Universite­tet në Gjermani nuk paguajnë tarifa për shkollim për kurse universita­re, por vetëm një tarifë semestrale duhet të paguhet. Institucio­ne të shumta ofrojnë bursa në baza mujore për studentët që plotësojnë kushte specifike. Sidoqoftë, në Gjermani, bursat janë dhënë rrallë nga semestri i parë. Studentët në semestrat e mëvonshme dhe studentët e doktoratur­ës nga jashtë mund të aplikojnë për një bursë nga Shërbimi Shkëmbimi Akademik Gjerman. Disa institucio­ne private, gjithashtu, mbështesin studentët e huaj.

STUDIM NË ANGLISHT

Ekzistojnë një larmi programesh ndërkombët­are që ofrohen, domethënë nuk do të keni mundësi të flisni gjer

manisht për të studiuar në Gjermani. Programet Ndërkombët­are në Gjermani listojnë më shumë se 160 kurse bachelor kryesisht në gjuhën angleze dhe rreth 1100 programe ndërkombët­are master.

APLIKIMI PËR VIZË STUDENTORE

Marrja e vizës është një

nga hapat më të rëndësishë­m dhe të parë për studentët e ardhur nga vende të tjera. Gjermania ofron lloje të ndryshme të vizave studentore, për të cilat të interesuar­it mund të aplikojnë nëpërmjet ambasadës Gjermane ose Konsullatë­s Gjermane në vendin e tyre të origjinës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania