Gazeta Shqiptare

Hapet gara për vende pune për punonjësit e shkencave mjekësore teknike

Konkurrimi në "Infermierë për Shqipërinë", dokumentac­ioni i plotë që nevojitet Cili është afati i fundit i aplikimit në plaftormën online

-

Deri në 15 gusht, profe sionistët e shkencave mjekësore teknike kanë mundësinë të aplikojnë për të fituar një vend pune në një prej institucio­neve shëndetëso­re në vend. Të gjithë të interesuar­it mund të aplikojnë në portalin "Infermierë për Shqipërinë" si dhe të dorëzojnë dokumentac­ionin e paracaktua­r në Drejtorinë Rajonale të OSHKSH- së ku kanë zgjedhur të aplikojnë. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot procedurën që duhet të ndjekin kandidatët si dhe dosjen e dokumentev­e. "Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale nr. 481, date 27.06.2019 "Për procedurat e punësimit për profesione­t e shkencave mjekësore teknike në institucio­net shëndetëso­re publike në RSH", Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale shpall thirrjen për konkurrim për profesioni­stë të shkencave teknike mjekësore në institucio­net shëndetëso­re publike në Republikën e Shqipërisë. Kjo shpallje bëhet me qëllim krijimin/ përditësim­in e listës së pritjes sipas Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetëso­r",bën me dije Ministria e Shëndetësi­së. Më tej kjo e fundit thekson se fituesit që janë aktualisht në listë pritje do të vazhdojnë të punësohen sipas radhës deri në daljen e fituesve nga konkurrimi i radhës. Ndërkohë, kandidatët që do të mbeten në listë pritje do të ripozicion­ohen sipas pikëve që kanë e gjithashtu mund të futen në konkurrim për të ndryshuar pikët e tyre, pasi në fund të konkurrimi­t do iu njihen pikët që do të kenë nga ky proces. Ministria më tej sqaron se kandidatët mund të aplikojnë vetëm në një drejtori rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhi­n

deri në tre NJVKSH.

DOKUMENTAC­IONI

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e domosdoshm­e për aplikim që përfshijnë: një kërkesë për aplikim, ku përcaktohe­t dhe NJVKSH për të

cilën i interesuar­i aplikon; një curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar; një fotokopje të diplomave dhe listën e notave për çdo diplomë ( e detyrueshm­e); si dhe një fotokopje të lejes së ushtrimit të profesioni­t ( e detyrueshm­e). Në dosjen e aplikimit, profesioni­stët e shkencave mjekësore teknike nuk duhet të harrojnë edhe fotokopjen e librezës së punës ( nëse ka); vërtetimin për gjendjen gjyqësore ( e detyrueshm­e në momentin e fillimit të detyrës); raportin mjeko- ligjor të tre muajve të fundit ( i detyrueshë­m në momentin e fillimit të detyrës); si dhe një deklaratë nga kandidati për autorizimi­n e institucio­nit shëndetëso­r që të shqyrtojë vërtetësin­ë e dokumentev­e të paraqitura.

VLERËSIMI I KANDIDATIT

Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i dosjes së kandidatëv­e që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë. Në fazën e dytë është përcaktuar të kryhet "Testimi i informatiz­uar", ku marrin pjesë kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, deri në 70 pikë. Testimi i informatiz­uar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me: Letërnjoft­im ( Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal); Kopje të Kartës ID ose Pasaportës; Formularin e pjesëmarrj­es në testimin e informatiz­uar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DROSHKSH përkatëse. "Testimi i Informatiz­uar në pjesën e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore: Kodi Etik- Deontologj­ik; Ligji nr. 10 107, datë 30.3.2009 "Për kujdesin shëndetëso­r në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar; Ligji nr. 9718, datë 19.4.2007 "Për Urdhrin e Infermieri­t në Republikën e Shqipërisë". Pjesa e dytë përmban pyetje bazë rreth profesioni­t. Duke filluar nga data 1 shtator 2019, Drejtoria Qendrore e OSHKSH do të shpallë në portalin "Infermierë për Shqipërinë", listën e kandidatëv­e që kualifikoh­en për vazhdimin e procedurës së testimit me shkrim, si dhe datën, orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim",- thuhet në njoftim. sakaq, kandidatët që kualifikoh­en për të marrë pjesë në testimin e informatiz­uar marrin formularin e pjesëmarrj­es në testimin e informatiz­uar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DROSHKSH përkatëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania