Gazeta Shqiptare

Rama: "Alen Deloni" do teatër të ri. Gjermanët: Dhunuat artistët

Instituti Ndërkombët­ar i Teatrit ( Gjermani): Një vit barrikadë njerëzore Kryeminist­ri: Cerga mbështet shembjen

-

Kryeminist­ri i vendit, Edi Rama ka vijuar edhe dje me postimin e mendimeve të artistëve që kërkojnë një teatër të ri. Ndërsa në Teatrin Kombëtar të marrë tashmë në "menaxhim" nga artistët protestues ka rinisur aktiviteti artistik me aktorë shqiptarë e të huaj, që interpreto­jmë falas në mbështetje të kauzës e kundër shembjes, qeveria që prej 2 vitesh synon shembjen e tij për të ndërtuar një teatër të ri me një projekt tejet të debatuar, i shoqëruar me akuza për korrupsion dhe humbje të truallit publik, përsërit argumentet e veta. Pas datës 24 korrik kur artistët u rrethuan nga policia duke shënuar përplasje fizike, kryeminist­ri dhe figura të mazhorancë­s sjellin përditë imazhe, video e mendime të atyre që duan teatër të ri, shpesh pa përmendur nëse i vjetri duhet shembur, çka përbën thembrën e Akilit. Njëherësh qindra qytetarë ndjekin protestën e mbrëmjeve në teatër, ndjekin shfaqjet e tij organizuar nga "Aleanca për Mbrojtjen" dhe dhjetëra e ruajnë me turne godinën 24 orë. Projekti që qeveria kërkon të vërë në jetë ka ardhur me një ligj special, ndërsa ky i fundit është kthyer nga presidenti. Në mungesë të një Gjykate Kushtetues­e, qeveria dhe qytetarët u përplasën në terren më 24 korrik.

POSTIMI I KRYEMINIST­RIT

"Ardian Cerga u shfaq në vëmendjen e publikut si një profil i ri dhe jashtë kornizës së asaj kohe, kur pati fajin se i ngjante më shumë gansterëve që interpreto­nte Alen Deloni, se sa partizanëv­e apo ballistëve të realizmit socialist. E trajtuan si një artist të degjenerua­r dhe e degdisën në Shtëpinë e Kulturës së Beratit, pa të drejtë aktrimi! Edhe Ardian Cerga e ka një opinion për çështjen e teatrit dhe si të gjithë ata që duan teatrin përpara politikës dhe nuk kapen pas politikës për të bërë teatër, ai mbështet shembjen e ngrehinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, në të njëjtin territor.

ARDIAN CERGA:

Domosdoshm­ëria e një teatri të ri është evidente! Po njësoj është evident fakti i gjendjes dhe strukturës së mjerueshme të ngrehinës së teatrit, e cila për fat të keq nuk afron më asgjë përveç një lloj nostalgjie paksa naive, meqë në skenën e këtij teatri kanë interpretu­ar kolosët e artit skenik. Kjo më sjell në mendje polemikën e

një viti më parë për ndalimin e filmit shqiptar, ku shumë pak u prononcuan në mbrojtje të figurave të shquara të ekranit, të cilat sot po trajtohen sikur do të humbasin vlerën e tyre po të shemben muret e ngrehinës teatër... Qesharake! Si qytetar dhe si aktor shqiptar, e shikoj të domosdoshë­m ndërtimin e një teatri të ri me të gjithë parame

trat që koha kërkon, gjithmonë në vendin ekzistues dhe në territorin e tij natyrisht! Ndërsa për respekt të figurave të shquara mund të krijohet brenda ambientit të teatrit të ri një hapësirë muzeale, ku të nderohen siç duhet dhe jo kështu si sot, që vetëm përdoren si alibi kundër teatrit të ri! Një teatër i ri do të thotë edhe një mentalitet i ri...

KRYEMINIST­RI

"Ardian Cerga u shfaq në vëmendjen e publikut si një profil i ri dhe jashtë kornizës së asaj kohe, kur pati fajin se i ngjante më shumë gansterëve që interpreto­nte Alen Deloni, se sa partizanëv­e apo ballistëve të realizmit socialist. E trajtuan si një artist të degjenerua­r dhe e degdisën në Shtëpinë e Kulturës së Beratit, pa të drejtë aktrimi! Edhe Ardian Cerga e ka një opinion për çështjen e teatrit dhe si të gjithë ata që duan teatrin përpara politikës dhe nuk kapen pas politikës për të bërë teatër, ai mbështet shembjen e ngrehinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, në të njëjtin territor.

ARDIAN CERGA:

Domosdoshm­ëria e një teatri të ri është evidente! Po njësoj është evident fakti i gjendjes dhe strukturës së mjerueshme të ngrehinës së teatrit, e cila për fat të keq nuk afron më asgjë përveç një lloj nostalgjie paksa naive, meqë në skenën e këtij teatri kanë interpretu­ar kolosët e artit skenik. Kjo më sjell në mendje polemikën e një viti më parë për ndalimin e filmit shqiptar, ku shumë pak u prononcuan në mbrojtje të figurave të shquara të ekranit,

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania