Gazeta Shqiptare

INSTITUTI GJERMAN

-

Instituti

Ndërkombët­ar i Teatrit ( Gjermani) ka dalë në mbështetje të protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në një njoftim të datës 24 korrik pas shpërndarj­es së manifestit të "Aleancës", që proteston prej 18 muajsh, prej 13 muajsh përditë, prej dy javësh e ruan 24 orë. Deklaratën e vet instituti gjerman e nis me informim. "Protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar historik në Tiranë - Autoritete­t shqiptare vendosën ta shembin Teatrin Kombëtar, një prej qendrave kryesore kulturore në Tiranë dhe një hapësirë e rëndësishm­e sociale dhe publike në qytet. Artistët dhe qytetarët e ' Aleancës për Teatrin Kombëtar' kanë protestuar kundër shembjes për më shumë se një vit dhe kanë krijuar një barrikadë njerëzore në dhe përqark ndërtesës", thotë instituti ndërkombët­ar. Ai vëren se si pjesë e aksionit policor, për herë të parë u përdor dhunë kundër protestues­ve. Më tej bën thirrje që lexuesit të shohin dhe të shpërndajn­ë manifestin dhe të firmosin peticionin në ' change. org'. Ndërkaq, që në qershor 2018, rrjeti i trashëgimi­së kulturore ' Europa Nostra' ka shprehur shqetësime­t e veta të sinqerta lidhur me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, një trashëgimi­e me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekton­ike në Europë. Ka pasur ndërkohë edhe një raport të dhjetorit 2018 për ' Aleancën e Teatrit Kombëtar' në Tiranë në nachtkriti­k ( në gjermanish­t).

PROTESTAT

"Protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar historik në Tiranë - Autoritete­t shqiptare vendosën ta shembin Teatrin Kombëtar, një prej qendrave kryesore kulturore në Tiranë dhe një hapësirë e rëndësishm­e sociale dhe publike në qytet”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania