Gazeta Shqiptare

Artisti që do bëjë ëndrrën realitet, 1 Million: Së shpejti bashkëpuni­m me 50 cent!

“Noizy është artisti shqiptar që preferoj për muzikën time”

- Pamela Aliaj

Ai është një nga këngëtarët më të dashur shqiptar e jo vetëm. 1Million cilësohet si “Stuhia” që ka goditur industrinë muzikore shqiptare e më gjerë. Ishte mosha 6- vjeçare që William Zeneli apo i njohur me emrin artistik si 1Million për herë të parë dëgjoi disa këngë të reperit amerikan 50 Cent dhe pse nuk e njihte ai u dashurua marrëzisht në stilin e të kënduarit dhe stili Hip Hop u bë udhërrëfye­si i artistit të ri ndërsa sot do të arrijë të realizojë ëndrrën e tij. Në një rrëfim ekskluziv për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, William na flet për gjithë arritjet e tij dhe ato që pritet të ndodhin së shpejti me kompanitë e njohura ndërkombët­are. Nga një pasion i vegjëlisë në një këngëtar i stilit hip- hop, 1Million sjell projektin e radhës, i cili një mix me ritmin e stilit të Drake dhe Flow edhe ritmin e stilit të 50 Cent- it. Projekti i parë i punuar nga ai personalis­ht përveç ritmit. Për më tepër ndiqni intervistë­n e mëposhtme:

Si nisi pasioni për muzikën? Tregoni pak për William.

Pasioni për muzikën nisi në moshën 6- vjeçare kur dëgjova për herë të parë muzikë hip hop në gjuhën amerikane, dhe nga ai moment nuk iu ndava hapave që me sollën deri këtu ku jam sot.

Së fundmi keni publikuar këngën ‘ Maladie’ në bashkëpuni­m me

Soolking dhe Lacrim. Cili është projekti i radhës?

Projekti i radhës është një mix me ritmin e stilit të Drake dhe Flow edhe ritmi i stilit të 50 Cent- it. Projekti i parë i punuar nga unë personalis­ht përveç ritmit.

A ju kanë propozuar ndonjë kontratë joshëse së fundmi? Për çfarë bëhet fjalë nëse po?

Momentalis­ht jam në marrëveshj­e me disa labels në Itali, por edhe në Amerikë.

Cila është kënga që ka patur më tepër sukses?

Bëhet fjalë për këngën “I’m ‘ bout my things” publikuar nga kanali “Arkiva Shqip”.

Jeni lindur e rritur në Itali. Keni menduar të ktheheni në vendlindje qoftë edhe për t’ju njohur publiku nga afër?

Unë vij shumë shpesh në Shqipëri, dhe do jetë një kënaqësi shumë e madhe për të njohur publikun tonë nga afër.

Nëse do të vendosnit të bashkëpuno­nit me një këngëtar/ e shqiptar/ e cili/ cila do të ishte? I preferuari juaj, nëse keni?

Një bashkëpuni­m me një artist shqiptar mund të jetë një projekt shumë i bukur për publikun e Shqipërisë por edhe për publikun e gjithë botës, dhe për muzikën që bëj unë besoj se Noizy mund të jetë artisti që preferoj.

Po i huaj? Me kë zë të njohur prisni të keni një bashkëpuni­m?

Jam në marrveshje me disa artistë nga Neë York dhe bëhet fjalë për grupin e 50 Cent- it, Phresher etj etj. Edhe artistët francez si Maitre Gims, Jul etj më pëlqejnë shumë për të bashkëpunu­ar.

Përveç muzikës, cilat janë pasionet e tjera tuajat? Për çfarë studioni?

Pasione të tjera përveç muzikës është sporti. Më pëlqen të mbaj trupin në formë. Shkollën e kam mbaruar për ekonomi.

Emri juaj artistik është 1Million. Pse pikërisht me këtë emër keni vendosur të identifiko­heni? Ka ndonjë histori nga pas?

1milion është numri që të gjithë qëllojnë të arrijnë. Një shembull si nga ana ekonomike deri tek viewsat e YouTubit. Unë kam shumë ambicie dhe ky emër më përshtatej shumë mirë.

Përveçse këngëtar, ju jeni edhe tekstshkru­es. Cila është muza juaj e përditshme?

Faktikisht nuk kam një muzë të përditshme. Kur kam ndonjë gjë të bukur për të shkruar, e shkruaj tek telefoni.

Së fundmi doja t’ju pyesja cila është shprehja që ju frymëzon më tepër çdo ditë për të arritur atë që doni?

Get Rich Or Die Tryin’ ( Bëhu i pasur ose vdis duke provuar).

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania