Gazeta Shqiptare

Gara e mbytur e LDK- së

-

udhëheqjes së ngushtë partiake. Kjo do të thotë se kandidatët tjerë të mundshëm që në fillim do të jenë në difensivë, pasi është joreale të pritet që do të mund të triumfojnë karshi një kandidati që projektohe­t për të qenë në krye të partisë.

Në rastin konkret duket se krejt matematika­t po bëhen që Isa Mustafa të mbetet edhe për një mandat në krye të LDK- së, ndonëse gjatë nëntë viteve në udhëheqje nuk ia ka dalë të fitojë asnjë palë zgjedhjeje.

Sa herë flitet për reforma në LDK, përmenden njerëzit e rinj, për të cilët thuhet se nuk po mund të marrin frymë nga gjenerata e vjetër. Nëse paria e partisë vendos sërish për Mustafën, atëherë rrëfimet për reforma mbeten vetëm fraza që tingëllojn­ë bukur.

Është vështirë e kuptueshme çfarë mund t'i ofrojë Mustafa më tepër LDK- së, sidomos tash me probleme evidente shëndetëso­re. Siç është plotësisht e padrejtë të imponohet një kandidat konsensual, për shkak të frikës nga gara e vërtetë.

* * *

Paramendoj­eni situatën kur pretendent­ët për kreun e partisë do të ishin të lirë të bëjnë fushatë dhe të lobojnë në mënyrë legjitime. Pa frikën se dikush, një grup njerëzish në kryesi të partisë do të mblidhen dhe do të vendosen se kush duhet eliminuar e kë jo.

LDK- ja ka ndërruar deri tash tre kryetarë. Ndryshe nga të tjera parti, që vazhdojnë të qeverisen nga të njëjtit njerëz që i kanë themeluar ose janë vënë në krye të tyre që në fillim. Vështirë të besohet se do të ishte ndryshe edhe në LDK, po që se do të ishte gjallë Ibrahim Rugova.

Sido që të jetë, nga një parti si LDK- ja nuk pritet që ta mbysë garën. Nga një parti si LDK, e cila mund të qeveris nesër nuk do të duhej pritur që të eliminohen njerëz nga gara sipas tekeve të një grupi njerëzish që e udhëheqin.

Është e vështirë për secilin kryetar partie në Kosovë, natyrisht edhe për Isa Mustafën, që të largohet nga kreu. Sepse të qenët në krye të partisë është jo veç privilegj, por edhe përfitim. Përfitim shumë i madh.

Por, nëse kryesia vendos për një kandidat të ashtuquajt­ur konsensual, atëherë për çfarë shërbejnë 355 delegatët? Nëse është kështu, atëherë kryesia le ta zgjedh kryetarin dhe të mos i maltretojë njerëzit nga gjithë vendi që të udhëtojnë drejt Prishtinës. Nëse për kryetarin e ardhëm të LDK- së vendos një grusht njerëzish, atëherë nuk bëhet fjalë për demokraci, por për farsë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania