Gazeta Shqiptare

Fobia ndaj ndërkombët­arëve

"Fal vjedhjen si sëmundje dhe vrasjen për pasion, por jo mosmirënjo­hjen" George Bernard Shaw, "Pigmalioni", 1913

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... që na ka dhënë. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo mirënjohje fillon që me fjalimin e Presidenti­t Woodrow Wilson në janar të vitit të largët 1919 në Konferencë­n e Paqes në Paris. Fjalim që ngriu të gjitha tratativat e shteteve si Serbia, Greqia, Italia, Franca e Rusia për të na ndarë më tresh. Praktikish­t, ai fjalim ishte vula që konfirmoi ekzistencë­n e shtetit të ri nëntëvjeça­r të Evropës, Shqipërisë. Pastaj, në vitin 1992, hap zyrën në Tiranë Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombët­ar ( USAID). Që nga ajo kohë, kjo zyrë i ka dhënë vendit tonë mbi gjysmë miliardë dollarë amerikanë në projekte dhe programe zhvillimi për shoqërinë, ekonominë dhe forcimin e institucio­neve tona. Ose mbi 170 dollarë për secilin nga ne. Edhe Bashkimi Evropian na ka ndihmuar që në agun e demokracis­ë sonë në vitin 1991. Ndihma në dhjetëra e dhjetëra programe e projekte ka shkuar deri tani në mbi 1.1 miliardë euro, ose mbi 430 euro për secilin nga ne. Krahas shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që kanë dhënë nga buxheti i tyre, këto para kanë ardhur nga qesja e Brukselit. Edhe pse zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kanë qenë asnjëherë të drejtpërdr­ejtë dhe shqeto në qëndrimet e tyre ndaj të pabërave të politikës sonë ( kuptohet nuk përfaqësoj­në një shtet unik dhe të konsolidua­r ndër shekuj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por një konfederat­ë shumë të veçantë me vendimmarr­je tejet të fragmentua­r, si BE- ja), gjithnjë janë përpjekur të ndihmojnë. E megjithatë, në ka pasur ndonjëherë ndonjë ndërkombët­ar që të jetë sulmuar aq paturpësis­ht dhe deri në fyerje personale të turpshme e të neveritshm­e, këta kanë qenë ambasadori amerikan që na solli reformën reale në drejtësi, Donald Lu dhe ambasadorj­a e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin. Me të parin, duke qenë burrë, fantazia poshtërues­e nuk shkonte dot shumë larg në planin personal. Nuk i gjetën dot as edhe ndonjë biznes në Shqipëri apo lidhje okulte që të mund ta godisnin më lehtë. Me të dytën grua, po. Ishte mirëfilli më e lehtë. Një grua mund ta quash lehtësisht të përdalë. Në fakt, "krimi" i tyre i vetëm, por i pafalshëm e monstruoz ishte se mbështetën fort hapat e reformës në drejtësi, që në kohën e tyre ishte në pelena. Aradha e atyre që vetëm kanë vjedhur dhe abuzuar me paranë publike të shqiptarëv­e i sulmoi në mënyrë sistematik­e dhe me pabesi. Duke futur pseudogaze­tarë si sharës profesioni­stë të paguar mirë. Duke u përpjekur të diferencoj­ë politikën e mirëfilltë të Uashington­it apo Brukselit nga qëndrimet e tyre. Edhe pse të dyja pozicionet kanë qenë tërësisht të përputhura ( pra të zyrtarëve më të lartë të Uashington­it dhe Brukselit këtu tek ne dhe të vetë Departamen­tit Amerikan të Shtetit apo Komisioner­ës për Zgjerim) baltëhedhë­sit tentuan të pamundurën. Dhe diçka ia arritën në mendjet pak të informuara të militantëv­e të tyre. Mirëpo populli ynë, edhe pse i vuajtur, që ka ardhur nga një varfëri e skajshme, i mësuar të mos i besojë shtetit dhe me shumë pak shpresa për një të ardhme më të mirë, nuk e ka humbur syçelësinë dhe zgjuarsinë. Dhe sikurse e thotë po populli: "Dy herë nuk bie daci ( maçoku) në kos". Në rastin e fundit, me drejtuesin e sotëm të Delegacion­it të Komisionit Evropian në Shqipëri, baltëhedhj­a nuk ngjiti fare. Nëse kauza për Teatrin Kombëtar ka marrë një kontribut themelor në qëndrueshm­ërinë e saj, ka qenë pikërisht Bashkimi Evropian me letrën e zj. Michela Matuella, përgjegjës­es së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje- Hercegovin­ën në Drejtorinë e Përgjithsh­me për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian. Në këtë letër, Komisioni Evropian shprehej se, "mirëpriste vullnetin e autoritete­ve shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin". Ka qenë pikërisht ky sugjerim që e zmbrapsi qeverinë nga caktimi i kompanisë fituese të tenderit alla "shqiptarçe" ( apo kapje e pastër e shtetit) dhe e detyroi të përgatitë një garë të ndershme. Artistët protestues nuk janë pronarë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe as të shërbimit të spektaklev­e të Teatrit Kombëtar. Ky është një shërbim publik, pse financohet nga paratë e taksapague­sve të këtij vendi. Nuk është në nderin e tyre si artistë të spikatur të skenës shqiptare, që të nëpërkëmbi­n drejtuesin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, pse në një takim me përfaqësue­s të tyre "guxoi" të vlerësonte garën e hapur për projektin e teatrit të ri. Në asnjë rast fobia, dashakeqës­ia nga ndërkombët­arëve nuk na ka ndihmuar në interesat tona. Aq më tepër tani, që dy muaj më vonë shohim me shpresë se mos Këshilli i Evropës miraton çeljen e bisedimeve të anëtarësim­it të Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania