Gazeta Shqiptare

E ardhmja e Lerdës në pikëpyetje, 3 titullarë drejt largimit nga kampionët

Tjetër revolucion te Partizani, Lorenc Trashi, Jasir Asani dhe Esat Mala cilësohen të shitur, mister destinacio­ni i tyre Ekipi ka disa ditë pushim, drejtuesit po vlerësojnë situatën

-

Përfundimi i aventurës europiane të Partiza nit shënon një tjetër moment të rëndësishë­m të ecurisë së skuadrës duke pasur në foksur sezonin e ri që po troket dhe synimin për të mbrojtur kurorën e kampionit. Të kuqtë kanë zhvilluar katër ndeshje në kompeticio­net e UEFA- s, dy në Champions dhe dy në Europa League, ku kanë barazuar dy dhe humbur dy, çka ka sjellë dhe eliminimin e 16 herë kampionëve të vendit. Ndaj, në këtë situatë, drejtuesit kanë marrë kohën e duhur për të analizuar dhe më pas, për të vendosur shumë pika mbi "i"- të që vijnë vërdallë në mendjen e tyre, por edhe të tifozëve të shumtë.

TRAJNERI LERDA ËSHTË NË PIKËPYETJE

Loja e mirë e zhvilluar në Tiraspol, nuk i ka zhbalancua­r shumë drejtuesit e Partizanit, të cilët nuk e kanë kapërdirë atë shthurje totale të skuadrës në sfidën e parë të luajtur në Tiranë. Trajneri Franko Lerda trashëgoi një skuadër kampione, e cila u shndërrua shpejt në një kantier, situatë e parë rëndom kjo vitet e fundit te Partizani. Shpejt italiani u kthye në konfliktua­l. Lënia pa shpjegim e Trashit në stol, apo edhe zënka me dy ndihmësit e tij, Mehmeti e Sakone, ka bërë që minuset për të shtohen. Pastaj vijnë dy paraqitjet europiane. Ndonëse ndaj Karabagut gjithnjë u mbajtën distancat nga ana e krerëve të klubit, duke i cilësuar kampionët e Azerbajxha­nit si klub të pasur, me buxhet të madh, lojtarë cilësorë dhe eksperienc­ë europiane, ata në heshtje kanë pritur goditjen e madhe. Ndryshon situata me Sherifin, të cilin presidenti Demi dhe drejtori Rama prisnin që ta kalonin, por ndeshja e parë e luajtur në Tiranë ka bërë që të rrudhin buzët me performanc­ën e ekipit, sidomos me lojtarët e rinj të ardhur në këtë merkato vere. Kështu që, Franko Lerda është në pikëpyetje dhe pas rreth 4 ditësh, kur skuadra të grumbulloh­et për të rinisur përgatitje­t, nuk dihet në do të jetë apo jo në stolin e kuq!

TRASHI, ASANI DHE MALA PRAKTIKISH­T TË SHITUR

Por nuk ka mbaruar me kaq. Jo vetëm Lerda, por edhe 30% e titullarëv­e të titullit kampion, janë me valixhe në dorë. Bëhet fjalë për tre nga më të dalluarit, mbrojtësi Lorenc Trashi, "Topi i Artë" i Kategorisë Superiore, Jasir Asani, golashënue­si më i mirë i sezonit të shkuar, dhe Esat Mala, talenti më i spikatur në kampionati­n që sapo u mbyll. Të tre kanë oferta, janë më të kërkuarit në treg, ndërsa nga burime pranë klubit mësohet se e ardhmja e tyre është praktikish­t e vulosur, ndonëse nuk bëhen me dije emrat e skuadrave ku lojtarët do të transferoh­en. Gjithsesi, këto enigma pritet të zgjidhen në ditët në vijim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania