Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet e 13 tetorit, nesër afati i fundit i regjistrim­it të partive

-

Ndërsa

KQZ- ja nuk ka arritur ende të hapë proce durën e organizimi­t të zgjedhjeve të 13 tetorit, partitë politike që duan të marrin pjesë në to kanë afat deri nesër që të regjistroh­en si subjekte zgjedhore. Kjo, pasi Kodi Zgjedhor përcakton se 70 ditë nga data e zgjedhjeve partitë politike duhet të paraqesin kërkesë për t'u regjistrua­r si subjekte zgjedhore. "Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t'u regjistrua­r si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Për t'u regjistrua­r si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ: a) vërtetimin që partia është regjistrua­r në Gjykatën e Rrethit

Gjyqësor, Tiranë; b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët dhe c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë", - thekson 64 i Kodit Zgjedhor.

Dhe referuar pikërisht kësaj dispozite si afat 70ditor ka mbaruar dje, por duke iu referuar Kodit të Procedurav­e, ku afati i fundit i bie fundjavë ose ditë pushimi, atëherë ky afat shtyhet deri në ditën e parë pas tyre. Pra, pikërisht për këtë arsye afati që skandonte të shtunën shtyhet deri të hënën. Ndërkohë që neni 65 i Kodit Zgjedhor përcakton afatet dhe procedurat e regjistrim­it të koalicione­ve. Sipas tij, dy ose më shumë parti politike të regjistrua­ra si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64, mund të regjistroh­en në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania