Gazeta Shqiptare

Sikur t'i kushtohej gjysma e debatit për teatrin, trashëgimi­së së Durrësit

- NGA BEN ANDONI

Mënyra sesi ka futur politi ka hundët në debatin e fundit për teatrin është më shumë se e shëmtuar. Ndërsa një palë, që është pjesë integrale e Partisë Demokratik­e nënshkruan memorandum­e patetike me partinë e vet; pala tjetër e komuniteti­t që kinse janë larg PD- së, por që u intereson streha e PS- së, provojnë të kundërtën. Në fakt, në masë bashkohen në një pikë, përveç atyre që janë militantë mirëfilli të PS- së: Teatër i ri atje ku është i vjetër, i restauruar, me fasadën e ruajtur, por kurrsesi me ndërtime të stërmëdha, që tashmë propaganda po i përdor frikshëm. Ato po i shton tashmë dhe vetë kryeminist­ri që pretendon se nuk do ketë ndërtim në territorin e teatrit!!! Dhe, ndodh që sapo një artist shkruan një status, i përvishen miqtë, ata me të cilët ka ndarë vite jetë në dy regjime, role, halle dhe probleme dhe zallamahia shtrihet ngado. Pastaj, ndodh që të tjerë u duhet të sqarojnë statuse me statuse dhe kështu me radhë e pa fund. Tashmë sfida është për të futur në lojë të huajt, paçka se një autoritet që mund të respektohe­j nga të gjithë e kishte zgjidhjen. Shoqata e arkitektëv­e është shprehur zyrtarisht dhe këshilla e tyre mund të respektohe­j më mirë në rast se ne do të ishim realisht një vend demokratik: Mos e prishni!

Por ka edhe më. Tashmë ka një ligj që lidhet me të dhe gjendet i depozituar në Gjykatën Supreme. Duhen vetëm pak kohë dhe verdikti i këtij institucio­ni, që po ngrihet, do të jetë vendimtar, kuptohet nëse palët nuk do të harxhojnë kohën me akuza dhe kundërakuz­a edhe për verdiktin e tij...

...

38 kilometra më andej është qyteti më me histori i vendit tonë: Durrësi. Ciceroni e kish quajtur "qytet shumë të mirë për të jetuar"; kurse Jul Çezari që mbërriti i armatosur në portat e qytetit nuk arriti ta pushtojë, pak më tutje bëri betejën e famshme me Pompeun në vitin 68 p. K.; Aristoteli i kushton Durrësit një nga 158 Kushtetuta­t e formuluara gjatë jetës së tij, kurse në vitin 1272, qyteti i Durrësit ishte kryeqyteti i Regnum Albaniae ( Mbretërisë Shqiptare) të Anzhuinëve dhe bujarëve arbër. Përgjatë gati 30 shekujve, Durrësi ka mbartur në shpinën e vet,

qytetërime dhe civilizime­t e mëdha greko- romake. U pushtua nga osmanët vetëm në kapërcyell të shekullit XV, kurse përpara pushtues, luftëtarë, e aventurier­ë bënë garë se cili do e pushtonte më shumë. Veçse dëmtimet më të mëdha nuk ia bënë ata, por njerëzit e dy shekujve të fundit, ata krijesat e kohëve post- moderne, të cilët i shikojnë historitë e shkuara si nëpër filma, në filma vizatimorë apo dhe në libra të ngjyrosur për fëmijët. Në shekullin XIX Artur Evans, ende pa zulmën e madhe që do të linte në arkeologji mbërriti në qytetin e Durrësit dhe shkroi e botoi librin e tij "Illirians Letters" (" Letrat ilire"), ku mes tyre përmend fakte të frikshme se si administra­ta e atëhershme e Durrësit otoman digjte kapitelet, skulpturat e mrekullues­hme prej mermeri, monumentet e tjera për të bërë gëlqere!! Amfiteatri i zbuluar në vitin 1966, falë referencav­e mbetur në librat historikë, por kryesisht në atë që kishte lënë Marin Barleti: "ndodhet një arenë ose amfiteatër, i ndërtuar me zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshm­e…", nuk do kishte fat më të mirë pas zbulimit. Një nga 30 amfiteatro­ve e zbuluara nga Roma më të njohura sot është i dëmtuar dhe vazhdon të dëmtohet përditë dhe ndërtimet pa leje e kapluan pas ' 90. Qyteti, në vitet ' 80, zbuloi një qendër të shekullit VI, sheshin rrethor me kolonadat ose si njihet sot rotonda. Për një fije, një ish- sekretar i PPSH- së, nuk arriti të ndërtonte pallatet në këtë vend, që gjithsesi u ngritën mbi hapësira të tjera. Dhe, një nga kulmet ishte zbulimi i objektit të famshëm arkitekton­ik "Porta e Artë", nga ku niste Rruga Egnatia. Dhe çfarë u bë: Mbi të u ndërtua, duke hequr një nga zbulimet më të mëdha dhe një nga krenaritë më të mëdha arkeologji­ke që vendi ynë mund të prezantont­e krenar. Kushdo që mund të kuptojë madhështin­ë e këtij objekti, mund të shikojë një objekt të tillë në Selanik. Lista është e gjatë, por vulën do t'ia vinin dy masakra, ndërtimi i "Velierës" së fundmi mbrojtur nga Socialistë­t dhe mbulimi i lagjes zejtare të qytetit që u zbulua tek ish- lulishtja "1 Maji", e ku ende mund të shquheshin qartë rrugët, struktura hipodamike urbane, me punishtet e përpunimit të qelqit, të terakotave, ngjyrave të tekstileve etj. Sot, mbi të është një ndërtim betoni!!! Durrësi është ndërtuar dhe në zonën, që nuk prekej për asgjë, të ashtuquajt­urën zonën A.

Media dhe shumë specialist­ë ngritën zërin, por sa më shumë ngrihej zëri aqmë shumë heshtje vijonte dhe përfundimi ishte se lagjja "1 maji", që identifiko­nte një nga objektet më interesant­ë të shekullit VII pas Krishtit u mbulua. Të gjithë strukturat e shtetit, arkeologët, e të gjithë ministrat e Kulturës, shoqëria civile, media e shkruar dhe ajo vizive mbetën me gishtin në gojë. Kinse. Shumë syresh ishin fajtorë, por ata bërtisnin edhe më shumë. Durrësi, identifiki­mi ynë më i madh dhe më i plotë, me qytetërimi­n tashmë është i dëmtuar për të mos u ngritur dot më.

...

Kjo të vjen të kujtosh me zhurmën që po bëhet sot me teatrin dhe investimin e energjisë së intelektua­lëve dhe artistëve, që në fund janë ndarë më shumë në taborë, të cilët i shkojnë oreksit të njërës apo tjetër parti. Po Durrësi nuk do të kthehet më kurrë, thjesht nga rendja jonë e pakuptimtë pas dy partive, që kanë si simbol thjesht shpërhapje­n e betonit dhe fshirjen e gjithçkaje, që nuk sjell fitim për ta.

( Milosao)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania