Gazeta Shqiptare

Prokuroria heton pesë persona për vrasjen e Ivanoviçit, Radojiçiqi ende në kërkim

Dy vite pas vdekjes së politikani­t serb, dalin detaje të reja

-

Prokuroria

e Shtetit po i vazhdon ende hetimet e nisura gati dy vite më parë për t'i kapur vrasësit e Oliver Ivanoviçit. Nën lupën e hetuesisë kosovare janë pesë persona të cilët cilësohen si të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit. Mësohet se dy nga këta pesë të dyshuar tashmë janë intervistu­ar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. E shteti ende nuk ka mundur që ta kap Milan Radojiçiqi­n, i cili tashmë dihet se po fshihet në Serbi. Vrasësit e politikani­t serb Oliver Ivanoviç ende nuk janë zbuluar, edhe pse për këtë çështje tashmë nga Prokuroria Speciale e Kosovës si të dyshuar po heton pesë persona. Dy prej të cilëve edhe janë intervistu­ar nga ana e prokurorëv­e. Burime bren

BURIMET

"Hetimet rreth kësaj çështjeje po vazhdojnë. Për momentin mund t'ju themi se janë pesë persona që po hetohen si të dyshuar. Dy nga ata tashmë janë intervistu­ar", - kanë thënë burime brenda hetuesisë kosovare.

da prokuroris­ë bëjnë me dije se këta pesë persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit, e cila ndodhi në mëngjesin e 16 janarit të 2018' ës në Veri të Mitrovicës. "Hetimet rreth kësaj çështjeje po vazhdojnë. Për momentin mund të ju themi se janë pesë persona që po hetohen

si të dyshuar. Dy nga ta tashmë janë intervistu­ar", kanë thënë burime brenda hetuesisë kosovare. E rreth këtij rasti, Kosova, tashmë ka lëshuar një urdhër arrest ndërkombët­ar për Milan Radojiçiq, si i dyshuar për përfshirje në vrasje. Milan Radojiçiq, i cili konsideroh­et si njeriu më i fuqishëm i Veriut, ka qenë target në një operacioni të kryer nga njësitë speciale të Kosovës në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit. Ai nuk është gjendur në shtëpinë e tij, por Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të tjerë, tre prej të cilëve policë serbë që dyshohej se janë implikuar në vrasjen e Ivanoviçit. Radojiçiq edhe më tutje është në arrati, ndërsa Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokuroris­ë Speciale, ka lëshuar urdhër arrest. Oliver Ivanoviç, ish- ministër dhe ish- deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP'në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania