Gazeta Shqiptare

Meta "rrëzon" mazhorancë­n, kthen ligjin për koncesione­t e PPP- të

"Dyshimi, kontratat do të vazhdojnë të jepen pa kufizim"

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta "rrë zoi" sërish dje mazhorancë­n socialiste përmes kthimit të ligjit të koncesione­ve dhe PPP- të. Kreu i shtetit kërkon rishikimin e neneve 17 dhe 18 të ligjit tëri për partnerite­tit publik privat me argumentin se këto dy nene të propozuara nga ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj shtyjnë hyrjen në fuqi të kufizimeve që vendosen në dhënien e kontratave koncesiona­re. "Kontratat koncesiona­re do të vazhdojnë të jepen pa kufizim, për çdo lloj fushe, pasi afati u shty nga data 1 korrik 2019 që ishte planifikua­r, në datë 1 tetor 2019. Kuvendi duke shtyrë afatin e zbatimit të ligjit, bëhet "de facto", ligjërues i praktikave të dyshimta koncesiona­re dhe hap edhe një herë mundësinë që këto praktika që kanë gërryer ekonominë e çdo familje shqiptare, të vijojnë të realizohen pa u penguar edhe për këto 3 muaj të tjerë",- shprehet z. Meta. Sipas presidenti­t shtyrja e afatit për kufizimin e kontratave koncesiona­re shton rrezikun e rritjes së borxhit publik, nisur nga fakti që deri në datën 1 tetor 2019, mund të paraqiten oferta të reja të pakërkuara." Me ndryshimet që pësuan nenet 17- 18 të ligjit, kontratat koncesiona­re do të vazhdojnë të jepen pa kufizim, për çdo lloj fushe, pasi afati u shty nga data 1 korrik 2019 që ishte planifikua­r, u shty për të hyrë në fuqi në datë 1 tetor 2019. Një veprimtari tinzare të deputetëve të Kuvendit, të cilët mbrojnë dhe promovojnë dhënien me koncesion të pasurisë publike të shqiptarëv­e pa asnjë kufizim", deklaron ai. Meta evidenton se institucio­net financiare ndërkombët­are, kanë kërkuar nga qeveria shqiptare në mënyrë eksplicite eliminimin e ofertave të pakërkuara, pasi kanë një kosto të rëndë në ekonom

inë e vendit.

REAGIMI

Kthimi i ligjit të PPP- ve nuk ka shqetësuar qeverinë shqiptare, por Elisa Spiropali e ka quajtur krisëm presidenci­ale rrëzimin e Kodit Penal. "Ka mbetur vetëm hija dhe vula e Baba Xhikes në presidencë, prej ku çeta e tij e mbledhur grusht nën dritën e hënës, pret tërmetin dhe urdhrat nga mali për të shkrepur dyfekun. Ai na rikujtoi se nuk kemi më pres

ident, po në vend të presidenti­t na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës", - shprehet zj. Spiropali. Në kundërpërg­jigje të Spiropalit reagoi zëdhënësi i presidenti­t Tedi Blushi, duke e quajtur e çmenduara e Rilindjes. "Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.. E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klien

KONTRATAT

"Kontratat koncesiona­re do të vazhdojnë të jepen pa kufizim, për çdo lloj fushe, pasi afati u shty nga data 1 korrik 2019 që ishte planifikua­r, në datë 1 tetor 2019. Kuvendi duke shtyrë afatin e zbatimit të ligjit, bëhet "de facto", ligjërues i praktikave të dyshimta koncesiona­re", - tha z. Meta.

teliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP- ve, që në muajt e verës u krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç'të mundë deri në vjeshtë. Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxori me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t'i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësish­t paralajmër­imeve të institucio­neve ndërkombët­are", shprehet z. Blushi.

 ??  ?? Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania