Gazeta Shqiptare

Akuzat, Basha: Rama e mafia kroate, fitim 10 mln € në vit

' Protestat s' ndalen', kreu i PD: Kriza s'mbyllet me pazar, s'ka tryezë me kryeminist­rin "Pranga për politikanë­t që vodhën zgjedhjet"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelës­h e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Ndaj nga Divjaka ku takoi strukturat e PD- së, z. Basha paralajmër­oi: "Pranga për politikanë­t që vodhën zgjedhjet me krimin, qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re në një ditë me ato lokale". Lideri i opozitës përjashtoi çdo mundësi që të ulet me Ramën si kryeminist­ër. Në Divjakë, Lulzim Basha, theksoi se kriza nuk mund të zgjidhet me pazar dhe se nuk mund të ketë drejtësi të pavarur pa largimin e Ramës. Basha ripërsërit­i se nuk mund të ketë zgjidhje dhe as drejtësi të pavarur. "Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është "prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat". Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeminist­ër nuk ka për të patur", deklaroi z. Basha. Kryetari i PDsë, Lulzim Basha, njoftoi se protestat nuk do të ndalen. "Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me hajdutin psikik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit", - deklaroi kreu i PD- së. Për Bashën, populli dhe vetë socialistë­t e kanë braktisur kryeminist­rin, ndërsa ka shtuar se pjesë e aksionit opozitar do të jetë edhe shpalosja e alternativ­ës së opozitës.

AKUZA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, reagoi dje pas aksionit antiinform­alitet, që vijon prej fillimit të muajit korrik, dhe që po ndëshkon me gjoba e deri mbyllje të gjitha bizneset që abuzojnë. Në një mesazh në "Facebook", Basha thekson se dhuna e gjobave dhe sekuestrim­eve kundër sipërmarrj­eve të vogla bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërin­ë dhe

luksin e hajdutit psikik e klientëve të tij milionerë. Sipas kreut të Partisë Demokratik­e, mafia kroate dhe familjarët e kryeminist­rit Edi Rama do të përfitojnë 10 milionë euro në vit nga shitja e programit elektronik te bizneset. "Hajduti psikik - mafia kroate - vëllai në mes! Tani të gjithë e kuptojnë se një nga arsyet kryesore për dhunën e gjobave dhe sekuestrim­eve kundër sipërmarrj­eve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar

hajdutërin­ë dhe luksin e hajdutit psikik dhe klientëve të tij milionerë. Tenderi 15 milionë euro i paracaktua­r për miqtë e mafies kroate dhe familjarët e hajdutit psikik, është pjesa më e vogël e përfitimit. Mafia kroate dhe hajduti psikik do të fitojë 10 milionë euro në vit nga shitja e programit elektronik te bizneset. Për këtë po bëhet e gjithë lufta për faturimet e hajdutit psikik: që t'u imponojë bizneseve shqiptare blerjen e programit nga miqtë e mafies kroate në janar kur hyn në fuqi detyrimi", shprehet kreu

AKUZA

"Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me hajdutin psikik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit", - tha z. Basha.

i PD- së. Basha përmend se në janar miqtë e mafies kroate në ortakëri me familjarët e hajduti psikik do jenë të vetmit që do kenë gati programin për ta shitur me detyrim te bizneset, sepse çdokush tjetër nuk do ketë detajet teknike për ta ndërtuar. "Praktikish­t miqtë e mafies kroate, hajduti psikik dhe familjarët e tij do të kenë monopolin. Hajduti psikik nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëv­e. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare", - tha z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania