Gazeta Shqiptare

30 qershori, Hand: Zgjedhjet ishin pa kandidatë, më pak legjitime

Këshilltar­i i Komisionit Amerikan: Shqipëria ka nevojë për udhëheqje të përgjegjsh­me "Kriza, palët politike duhet të dialogojnë"

-

ZGJEDHJET

"Pati debat për datën dhe se çfarë duhet bërë, për shkak edhe të mungesës së gjykatave dhe nuk pati kohë të mjaftueshm­e për t'i zgjidhur këto mosmarrëve­shje, pra nuk kishte alternativ­ë tjetër veç bërjes së tyre. Është për të ardhur keq, nëse ato janë legjitime apo jo, nuk pati kandidatë alternativ­ë në zgjedhje dhe për rrjedhojë ato janë më pak legjitime. Ky do të jetë një problem për të ardhmen", tha z. Hand. tanishmja është një krizë e shumëfisht­ë, paksa e papreceden­të, ndoshta e krahasuesh­me me ato të fillimit të viteve 1990. Uroj që mes elitave politike shqiptare do të ketë vullnet për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëve­shjet.

Situata e tanishme është edhe një lloj pasoje e reformës në drejtësi, për të cilën këmbëngulë­n Shtetet e Bashkuara. Në këtë kontekst a mendoni se Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen më të angazhuara?

Nuk mendoj se duhet të luajnë rol ndërmjetës­ues. Shqiptarët duhet të largohen nga praktika e të kërkuarit ndihmë nga të huajt për të ndërmjetës­uar mosmarrëve­shjet e brendshme. Po, mendoj se Shtetet e Bashkuara, duke këmbëngulu­r për reformën dhe vetingun e gjyqtarëve, që çoi në mosfunksio­nimin e gjykatave, kanë luajtur një rol në këtë drejtim. Por mendoj se reforma dhe vetingu ishin të nevojshëm. Ndërkohë vendi ka nevojë për udhëheqje të përgjegjsh­me politike për të ecur përpara, deri në krijimin e një sistemi të besueshëm drejtësie, që do të zgjidhte mosmarrëve­shje të kësaj natyre. Ndërkohë u takon politikanë­ve të jenë të hapur për dialog dhe të arrijnë një zgjidhje, që vendi të ecë përpara në këtë kohë kritike.

Cili është mendimi juaj për qeverisjen e kryeminist­rit Edi Rama. Ai ka qenë në pushtet prej 6 vjetësh tashmë. Ka vëzhgues që thonë se Shqipëria ka bërë hapa pas për sa i përket demokracis­ë. Cili është mendimi juaj?

Kryeminist­ri Rama ka qenë në pushtet që nga 2013. Socialistë­t fituan të vetëm në zgjedhjet e fundit pa pasur nevojë për koalicion. Duke parë Shqipërinë, por edhe vende të tjera, në dytri vitet e para të pushtetit arrihet përparim. Në mandatin e dytë, kur vjen tek viti i gjashtë, fillojnë dalin zhvillime, që janë problemati­ke, pra kjo është një prirje që vihet re gjithandej dhe nuk dua të fajësoj për këtë vetëm kryeminist­rin. Megjithatë, disa prirje të kësaj qeverie janë shqetësues­e. Është shqetësues­e nisma lidhur me median në internet dhe masat që mund të merren kundër portaleve të lajmeve, pasi mund të jenë vendime arbitrare nga një ent administra­tiv. Jo vetëm OSBE- ja, por shumë organizata të tjera që merren me lirinë e shtypit, brenda ose jashtë Shqipërisë, apo shoqëria civile, kanë shprehur shqetësim për të. Po ashtu është shqetësues problemi i korrupsion­it që është i kudondodhu­r në Shqipëri. Në pikëpamjen time vendi ka përparuar këto 6 vjet. Mendoj se reforma në drejtësi mund ta çojë vendin më përpara. Shqipëria duhet të shpërblehe­t për këtë, por kjo nuk i bën të padukshme problemet e tjera. Por largimi i opozitës nga parlamenti, siç ndodhi në shkurt, krijoi një problem të ri, duke e zhvendosur vëmendjen tek veprimi i saj, në se ishte kundër- produktiv apo jo dhe u lanë në harresë problemet e vërteta për ta mbajtur qeverinë përgjegjës­e për veprimet e saj, gjë që është pikërisht misioni i opozitës.

A ishte kundër- produktiv vendimi i opozitës?

Unë e shikoj këtë nga këndvështr­imi se punoj për 18 anëtarë të Kongresit. Përgjithës­isht, anëtarët e Kongresit këtu nuk besojnë se bojkotimi i parlamenti­t është një ide e mirë. Dhe ky nuk është thjesht një bojkot i përkohshëm, por lëshimi i mandateve pa asnjë mjet për rikthim. Kështu që, unë mendoj se ishte një veprim shumë kundërprod­uktiv, po të kesh parasysh edhe kohën kur u bë. Kjo mund të jetë kundërprod­uktive për opozitën edhe për sa i përket mbështetje­s që ajo merr. Përpiqem të kërkoj shpresë kudo që mundem dhe më dha zemër fakti që brenda partive opozitare pati disa mospajtime për këtë. Tre deputetë të parlamenti­t qëndruan në Parlament, nuk i braktisën mandatet e tyre dhe të tjerë nga listat e partive, hynë në parlament dhe plotësuan shumicën e vendeve të mbetura bosh. Nëse ata mbeten pjesë e Partisë Demokratik­e ose e LSIsë dhe kthehen përsëri aty, mbase mund të përpiqen t'i reformojnë këto parti. Një pjesë e problemit me Shqipërinë, mendoj se është fakti që nuk ka demokraci të mjaftueshm­e brenda partive. Ne nuk mund t'i detyrojmë partitë të jenë më demokratik­e. Kjo varet prej tyre, por sigurisht që do ta ndihmonte vendin në aspektin e udhëheqjes së përgjegjsh­me. Disa nga këta njerëz dhe me duket se disa tashmë e kanë bërë një gjë të tillë, kanë vendosur të fillojnë vetë lëvizje të reja apo parti të reja. Mendoj se Shqipëria, në planin afatgjatë do të përfitonte me siguri nga kjo. Populli i Shqipërisë do të përfitonte nëse gjatë zgjedhjeve në të ardhmen do

KRYESIMI

OSBE- ja ka nevojë për udhëheqje të fortë dhe unë vërtet shpresoj se Shqipëria do të jetë akoma në gjendje ta sigurojë atë udhëheqje, por sot jam pak më shumë i shqetësuar sesa isha vitin e kaluar kur u bë oferta e parë", - tha z. Robert Hand. të kishin më shumë alternativ­a në kutinë e votimit.

Si e shpjegoni prirjen që është vënë re në Shqipëri në këto 30 vitet e fundit. Një vend i dalë nga diktatura vazhdon të priret drejt udhëheqësv­e të fortë, personalit­eteve të forta dhe jo drejt demokracis­ë brenda partive.

Unë e ndjek Shqipërinë prej gati 30 vjetësh dhe e kam parë evolucioni­n e saj gjatë kësaj kohe. Një pjesë e këtij problemi natyrisht mund të jetë kulturor; një pjesë mund të ketë lidhje me dekadat e sundimit brutal të partisë komuniste. Por pas 30 vjetësh ngurroj ndonjëherë ta them këtë, sepse nuk e kam jetuar periudhën komuniste dhe nuk dua të pretendoj se e di se si ka qenë. Unë vetëm mund ta imagjinoj se sa e tmerrshme ishte për jetën e përditshme të njerëzve dhe sa e vështirë është të kapërcehet. Megjithatë, pas 30 vjetësh duhet të kishte pasur shumë më tepër reforma sesa ato që shohim. Mendoj se disa nga drejtuesit që ishin intelektua­lë dhe aktivë në atë kohë, nuk u larguan dhe u rezistuan ndryshimev­e të brendshme. Dhe natyrisht, për shkak të konfliktev­e të viteve 1990, gjithçka u përqendrua te nevoja për stabilitet, në krahasim me ndryshimet që ishin të nevojshme. Ndoshta me ndryshimin e brezave gjërat do të ndryshojnë. Ajo që mund të them është se sa më shumë hapje dhe sa më pak vendimmarr­je nga lart poshtë që të ketë, aq më shumë do të përfitonte Shqipëria dhe populli shqiptar. Është diçka për të cilën unë do të vazhdoj të ngul këmbë.

 ??  ?? Këshilltar­i i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand
Këshilltar­i i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania