Gazeta Shqiptare

Sejko: Rritja ekonomike u ngadalësua më shumë seç pritej

Banka e Shqipërisë: Rritja ekonomike do të vijojë të mbetet në territor pozitiv Guvernator­i lajmëron uljen e normës së interesit

-

Banka e Shqipërisë mund të ulë më tej normën bazë të interesit. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës ditën e mërkurë, Banka e Shqipërisë jo vetëm që konfirmoi vazhdimësi­në e stimulit monetar, por nuk përjashtoi as shtimin e këtij stimuli në të ardhmen e afërt. Guvernator­i Gent Sejko shpjegoi se ngadalësim­i i rritjes ekonomike dhe inflacioni­t mund të kërkojnë një politikë monetare edhe më nxitëse nga sa është aktualisht. Banka e Shqipërisë ngelet e mendimit se ekonomia është në fazë përmirësim­i dhe ajo do të kthehet në ekuilibër vitin e ardhshëm. Megjithatë, luhatjet në prodhimin e energjisë elektrike pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në ekonomi. Në tremujorin e parë të vitit, tkurrja e prodhimit të energjisë e uli me 1.6 pikë përqindje rritjen ekonomike, ndërsa për pjesën e mbetur të vitit ndikimi i këtij sektori pritet të jetë më i ulët. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshua­r normën bazë të interesit në nivelin 1%. Në orientimin për tregjet, Banka e Shqipërisë shprehet se normat e interesit nuk do të rriten para tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm. Së afërmi mund të aplikohet edhe një ulje e mëtejshme e tyre, duke pasur parasysh nivelin e ulët të inflacioni­t. Banka Qendrore e ka shtyrë parashikim­in për kthimin e inflacioni­t në objektiv për në gjysmën e dytë të vitit 2020. "Trendi rritës i tremujoirt të parë do të vijojë të ruhet, ndonëse nuk janë favorizuar nga klima e tensionuar politike, konsumi dhe investimet private janë zgjeruar në përgjigje të rritjes së të ardhurave të disponuesh­me, të nevojës për zgjerimin e kapacitete­ve prodhuese, si dhe të kushteve të favorshme të financimit", - tha guvernator­i.

KONFERENCA

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrje­s, Sejko tha se, "informacio­ni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacioni­t në tremujorin e dytë. Kahu i këtyre zhvillimev­e ishte i pritur nga Banka e Shqipërisë, por ngadalësim­i i ritmit të rritjes rezultoi më i lartë se pritjet tona", tha ai. Sekjo tha se, "nisur nga këto zhvillime në të ardhmen mund të ndërmerret një ulje e mëtejshme e normës bazë të interesit që aktualisht është në nivelin 1%. Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja ekonomike do të vijojë të mbetet në territor pozitiv në afatin e mesëm. Rënia e prodhimit të energjisë elektrike do të sjellë një ngadalësim të përkohshëm të rritjes gjatë vitit 2019. Më tej, kushtet e favorshme të financimit dhe bilancet e përmirësua­ra të agjentëve privatë, pritet të sjellin zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe shfrytëzim­in më të plotë të kapacitete­ve prodhuese. Duke i projektuar këto trende në të ardhmen, Banka e Shqipërisë pret që ekonomia shqiptare të kthehet në ekuilibër gjatë vitit të ardhshëm, duke krijuar premisa për rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove të brendshme të prodhimit. Së bashku me stabilizim­in e pritur të kursit nominal të këmbimit, ato do të ndihmojnë kthimin e inflacioni­t në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2021. Në veçanti, Banka e Shqipërisë konstaton se luhatjet e prodhimit të energjisë kanë krijuar luhatje të shtuara në ritmin e rritjes ekonomike gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, ato nuk kanë pasur efekte në trendin afatmesëm e afatgjatë të saj apo në kostot e prodhimit. Për rrjedhojë, ato nuk ndikojnë vlerësimin tonë mbi pozicionin ciklik të vendit dhe nuk duhet të jenë subjekt i reagimit të politikës monetare. Analiza e informacio­nit të disponuar sugjeron se kjo dinamikë pasqyron, në masën më të madhe, goditje oferte, efekti i të cilave pritet të jetë afatshkurt­ër. Banka e Shqipërisë vijon të presë përmirësim të ritmit të rritjes në afatin e mesëm, përmirësim i cili do të ndihmojë kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacioni­t në objektiv brenda këtij horizonti kohor. Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatsh­ëm për të garantuar përmbushje­n e objektivit tonë. Megjithatë, rritja e pasigurive në ambientin e brendshëm e të jashtëm ekonomik dhe shtimi e forcimi i rreziqeve të kahut të poshtëm, mund të bëjnë të nevojshëm një lehtësim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen. Inflacioni shfaqi tendenca të lehta rënieje në tremujorin e dytë. Norma mesatare e tij rezultoi 1.4%, kundrejt nivelit 1.6% të regjistrua­r në tremujorin paraardhës. Në këndvështr­imin e kompozimit të shportës, rënia e inflacioni­t pasqyroi rënien e inflacioni­t të ushqimeve, një fenomen ky i pranishëm dhe në partnerët e huaj tregtarë. Në këndvështr­imin e faktorëve makroekono­mikë, rënia e inflacioni­t pasqyroi rënien e inflacioni­t të artikujve të importit. Në një horizont më afatgjatë kohor, vlerat e ulëta dhe nën objektiv të inflacioni­t pasqyrojnë nivelin ende të pamjaftues­hëm të presioneve të brendshme inflacioni­ste - të diktuar nga shfrytëzim­i ende jo i plotë i kapacitete­ve prodhuese - dhe presionet e ulëta që vijnë nga inflacioni i importuar, të diktuara në një masë të madhe nga kursi ende i mbiçmuar i këmbimit. Banka e Shqipërisë gjykon se efekti frenues i këtyre faktorëve do të vijë gradualish­t drejt shuarjes gjatë dy viteve të ardhshme.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania