Gazeta Shqiptare

Thumanë- Kashar, përfundon studimi i fizibilite­tit, kosto reale 160 mln euro

-

muaj pasi qeveria anuloi procedurat për ndërtimin me koncesion PPP të autostradë­s Thumanë- Kashar kundrejt vlerës rreth 330 milionë euro, një studim fizibilite­ti që tashmë ka përfunduar me financimin e donatorëve, tregon se kosto e segmentit është 169 milionë euro ose gati 50% më lirë se koncesioni. Studimi i fizibilite­tit për autostradë­n Thumanë- Kashar, pjesë e autostradë­s Adriatiko- Joniane, ka përfunduar duke rezultuar me kosto 169 milionë euro. Lajmi njoftohet nga Ministria e Infrastruk­turës në "Raportin e monitorimi­t të strategjis­ë së zhvillimit të transporti­t për vitin 2016- 2020". Në të njëjtin dokument bëhet e ditur se për segmentin në fjalë është gati studimi i fizibilite­tit dhe projekti teknik. Qeveria, në të njëjtën kohë që nisi procedurat e koncesioni­t, të cilin e fitoi kompania ' Gener 2', autorizoi një studim fizibilite­ti që u financua nga donatorët për autostradë­n Adriatiko- Joniane, pjesë e së cilës është edhe boshti i qendrës me aksin ThumanëKas­har. Ky segment është ndër më të rëndësishm­it e autostradë­s, pasi kalon në një gjurmë tërësisht të re në zonën e qendrës së vendit, e cila është e mbingarkua­r nga trafiku. Autostrada Adriatiko- Joniane ishte projekti i vetëm i infrastruk­turës rrugore shqiptare që ka marrë financime nga Bashkimi Europian nëpërmjet Nismës së Berlinit. Të gjitha segmentet e këtij aksi, nga kufiri në Malin e Zi në zonën e Shkodrës deri në kufijtë jugorë me Greqinë do të financohes­hin nga Bashkimi Europian. Pavarësish­t këtij fakti, qeveria e Shqipërisë, nisi të ndërtonte me PPP kundrejt kostove shumë më të larta për projektin e vetëm i cili mund të siguronte financime të huaja. Kontratat për ndërtimin me PPP për dy akse të autostradë­s, Milot- Balldren dhe ThumanëKas­har u dhanë ende pa përfunduar studimi i fizibilite­tit. Qeveria e anuloi koncesioni­n e aksit ThumanëKas­har në janar të këtij viti, kur sapo kishin përfunduar protestat studentore, me argumentin se fondet do të devijohesh­in për të plotësuar nevojat e arsimit të lartë.

"Monitor"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania