Gazeta Shqiptare

Aksioni antiinform­alitet në Durrës dhe Vlorë, lirohen 2000 m2 plazhe të zaptuara

Kontrolli/ Policia: Janë proceduar penalisht 12 pronarë subjektesh

-

Policia e Shtetit e ka vijuar dje kontrollin e saj në plazhin e Durrësit dhe të Vlorës, për parandalim­in, evidentimi­n dhe ndëshkimin e informalit­etit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbu­re, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore. Mësohet se në Durrës janë liruar rreth 2000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligj­shme, ndërsa janë proceduar 12 pronarë subjektesh, nga këta 6 në Durrës e 6 në Vlorë, për veprat penale "Zënia e hapësirave publike", "Fshehja e të ardhurave", "Moslëshimi i kuponit tatimor", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës". Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpuni­min me TaskForcën e ngritur nga prefekti i qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C. dhe S. B., të gjithë banues në Durrës. Procedimi ndaj tyre filloi, pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Ndërkohë në Vlorë policia ka proceduar penalisht 6 administra­torë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretish­t shtetasit B. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh. dhe A. Z. Këta subjekte tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë akuzohen se kanë ushtruar aktiviteti­n "Plazh privat" me mungesë të theksuar

dokumentac­ioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me bashkitë përkatëse.

Po ashtu bëhet e ditur nga policia se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicio­n të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të

kundërligj­shme, me qëllim fitimin. Dy ditë më parë aksioni antiinform­alitet u zhvillua në plazhin e Velipojës në Shkodër dhe atë të Shëngjinit në Lezhë ku u lirua dhe u vu në dispozicio­n të pushuesve rreth 4500 m2 plazh, pronë publike, të zaptuar në mënyrë të kundërligj­shme nga 6 subjekte. Nga këto 3500 m2 në Shëngjin dhe 1000 m2 në Velipojë. Sekuestroh­en rreth 450 shezlongë dhe 250 çadra. Procedohen penalisht 6 shtetas, nga të cilët 4 në Shëngjin dhe 2 në Velipojë. Procedohet përsëri për "Shpërdorim detyre" shtetasi A. N., me funksion Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, për katër rastet e fundit të konstatuar­a në Shëngjin. Vetëm tri ditë më parë, policia vijoi aksionin në jug të vendit dhe konkretish­t në Ksamil, Sarandë Vlorë dhe në Divjakë. Nga ky aksion u liruan 10 mijë m2 plazh në Ksamil, ndërsa u procedua penalisht nënkryetar­i i Bashkisë Sarandë, Jorgo Mitro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania