Gazeta Shqiptare

“The Sun”: Bandat shqiptarët kanë nën kontroll kokainën

Trafiku/ Raporti në Britaninë e Madhe: 1 një 10 të burgosur janë shqiptarë

-

BRITANI E MADHE

Një në dhjetë të burgo sur të huaj janë sh qiptarë në Britaninë e Madhe. Kështu shkruan gazeta ' The Sun', e cila nënvizon se shqiptarët tashmë kontrolloj­në tregun e kokainës në këtë vend. Gangsterët nga ky shtet i Ballkanit Perëndimor ia kanë kaluar edhe polakëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani, njoftoi Ministria e Drejtësisë në Londër. Numri i shqiptarëv­e pas hekurave është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistrua­r në qershor 2015, ndërkohë që një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166. Një raport i Ministrisë së Drejtësisë thekson se "Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të huajve në burgjet Britanike, në vend të dytë janë polakët, pastaj rumunët, irlandezët dhe emigrantët nga Xhamajka. Sipas gazetës ' The Sun', kjo ndodh pas krijimit të bandave të organizuar­a dhe të pamëshirsh­me Shqiptare që u futën në tregun e drogës në Britani. Ata jo vetëm që kontrolloj­në tregtinë e drogës në rrugë, por edhe importin e dërgesave nga e gjithë bota. Agjencia Kombëtare e Krimit ka paralajmër­uar: "Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kanë një kontroll të konsiderue­shëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërish­t kokainën. Ata, gjithashtu, po zgjerojnë ndikimin e tyre". Më tej theksohet se "Londra është qendra kryesore e tyre, por ato janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar".

GANGSTERËT

Gangsterët nga ky shtet i Ballkanit Perëndimor ua kanë kaluar edhe polakëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani, njoftoi Ministria e Drejtësisë në Londër. Numri i shqiptarëv­e pas hekurave është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistrua­r në qershor 2015. Një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania