Gazeta Shqiptare

NDRYSHIMET

- Voltiza Duro

Të gjithë studentët që dëshirojnë të transfer ojnë studimet në nivelin bachelor kanë të drejtë të aplikojnë pranë institucio­neve të arsimit të lartë, në datat e përcaktuar­a. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, i cili ka hyrë në fuqi dy ditë më parë, pas publikimit në Fletoren Zyrtare. "Kandidatët që aplikojnë në IAL për program të dytë studimi apo transferim studimesh kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi përpara fillimit të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuar­a në shtojcën nr. 10 të këtij udhëzimi. Kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin përkatës akademik", - thuhet në udhëzim. Në këtë të fundit më tej bëhet me dije se në rastet e transferim­it të studimeve nga brenda ose jashtë vendit në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucio­nin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016- 2017 dhe në vijim.

KRITERET

Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit bëhet me dije se nuk mund të pranohen aplikime për transferim­e gjatë vitit akademik. Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve apo për program të dytë studimi duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuar­a nga institucio­net e arsimit të lartë për programet e studimit për të cilët aplikojnë. Kandidati nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi. Aplikimi për transferim studimesh mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në IAL- të publike ose në IAL- të jopublike të licencuara dhe të akredituar­a për programin përkatës të studimit, vendëse apo të huaja. Nuk mund të kryhen transferim­e studimesh nga një nivel cikli studimesh apo të Kornizës Shqiptare të Kualifikim­eve në një tjetër. Në këtë kuadër nuk mund të kryhen transferim­e studimesh nga programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesiona­l në programe të ciklit të parë "Bachelor" dhe në programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë "Master i shkencave".

DOKUMENTAC­IONI

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për transferim të studimeve paraqesin pranë sekretariv­e mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve, dokumentet si: kërkesën drejtuar IAL- së për programin e studimit, në të cilin do të transferoj­ë studimet; planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe sylabuset përkatëse, vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalent­imin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur; studentët që transferoj­në studimet e tyre nga një institucio­n i huaj i arsimit të lartë, planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe sylabuset përkatëse dhe listën e notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer duhet t'i dorëzojnë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njësuar me origjinali­n; fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme ( kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011). Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës se mesme dhe të vërtetuar në drejtorinë rajonale të arsimit parauniver­sitar/ zyrën vendore të arsimit parauniver­sitar ( DRAP/ ZVAP) përkatëse, ose listën e notave të shkollës se mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit. Gjithashtu, kandidati duhet të paraqesë një fotokopje të dokumentit të identifiki­mit ( kartë identiteti, letërnjoft­im ose pasaportë), dy fotografi personale si dhe një kopje të mandatpage­sës. "Në momentin e regjistrim­it përfundimt­ar me dokumentac­ion në IAL ( pas shpalljes fitues), kandidati paraqet edhe dokumentin origjinal të çregjistri­mit, nga IAL- ja nga ku transferoh­et, i cili përmban: i. emrin, atësinë, mbiemrin; ii. datëlindje­n: iii. Vendlindje­n, iv. shtetësinë: v. numrin e matrikulli­mit që ka pasur në IAL- në përcjellës­e, vi. emrin e shkollës së mesme/ IAL- së ku ka kryer shkollën/ studimet përpara ndjekjes së këtij programi studimi, vii. ID- në e Maturës Shtetërore/ nr. Regj. të veçantë1, viii. numrin personal të identiteti­t, ix. datën e regjistrim­it në programin e studimit të ofruar nga IAL- ja; x. emërtimin e programit të studimit dhe fakultetit përkatës, xi. ciklin dhe formën e studimit, xii. datën e ndërprerje­s së studimeve: thuhet në udhëzim. Ndërkohë IAL- ja shpall listat e kandidatëv­e që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe ato të kandidatëv­e që kanë aplikuar për program të dytë studimi në vende të dukshme brenda datës së përcaktuar në shtojcën nr. 10, të këtij udhëzimi. Aplikimet për transferim­in e studimeve dhe për program të dytë studimi shqyrtohen nga komisioni/ komisionet i/ e ngritur/ a për këtë qëllim nga IAL- ja brenda datës së përcaktuar. Komisionet kryejnë vlerësimin e dosjeve në zbatim të kuadrit ligjor e nënligjor në fuqi, si dhe të kritereve të tjera të shpallura para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, bazuar në pikëzimin për çdo kriter vlerësimi, e cila shpallet nga dekani përkatës në mjediset e fakultetit të IAL- së, si dhe në faqet ueb përkatëse. IALtë për çdo program studimi që ofrojnë, publikojnë listat me renditjen e kandidatëv­e brenda datës së përcaktuar në. Në listën e publikuar nga ana e IAL- ve, fituesi i fundit përcaktohe­t me vijë të kuqe, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit. Në këtë listë bëhen me dije pikët vlerësuese për çdo kriter vlerësimi.

ANKIMIMI

Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në IAL, brenda tri ditëve kalendarik­e nga dita e shpalljes së rezultatev­e. IAL- të detyrohen të shprehen me vendim të argumentua­r lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave. IAL- të shpallin listat përfundimt­are me renditjen e kandidatëv­e, në faqet elektronik­e zyrtare dhe në mjediset e tyre, brenda datës së përcaktuar në shtojcën nr. 10, të këtij udhëzimi. Regjistrim­i i kandidatit, i cili paraqitet personalis­ht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij kryhet pranë sekretariv­e mësimore në datat e përcaktuar­a, sipas dokumentac­ionit të dorëzuar në momentin e aplikimit. Kuotat e paplotësua­ra plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikëve të fituara mbas vijës së kuqe, brenda datës së përcaktuar. IAL- të dërgojnë pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore listën e studentëve të regjistrua­r, me qëllim pajisjen me numër matrikulli­mi, sipas programit të studimit dhe tipologjis­ë së kandidatit. Për të gjithë emrat e studentëve të dërguar pas kësaj date nuk do të procedohet me dhënien e numrave të matrikulli­mit dhe QSHA- ja të kërkojë nga IAL- ja çregjistri­min tyre. Në të gjitha rastet, kandidati duhet të nënshkruaj­ë deklaratën sipas udhëzimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania