Gazeta Shqiptare

NDRYSHIMET

Vendimi i qeverisë: Pagat mbi të cilat janë paguar kontribute­t, jo më shumë se 26 mijë

- Voltiza Duro

Të moshuarit mund të njihen me koeficien tin e ri të indeksimit, në mënyrë që të mund të përllogari­sin masën e pensionit që u takon për vitet e punës me kontribute. "Gazeta Shqiptare" publikon sot vendimin e qeverisë mbi miratimin e koeficient­it të indeksimit të bazës së vlerësuar. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s, të neneve 10, paragrafi i dytë, dhe 59, pika 1, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, ' Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi që koeficient­i i indeksimit të bazës së vlerësuar për efekt të llogaritje­s së shumës fillestare mujore të pensionit të jetë 3.7 për qind", - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Në këtë të fundit theksohet se për efekt të llogaritje­s së masës fillestare të pensioneve, me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, koeficient­et e indeksimit të bazës së vlerësuar, të miratuar me vendimin nr. 571, shtohen edhe me koeficient­in e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi. "Në vitin 2019, pagat mbi të cilat janë paguar kontribute­t e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2018, pas indeksimit të tyre me koeficient­et vjetore nuk mund të jenë më të larta se: a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 26 000 lekësh, e përcaktuar në vendimin nr. 809, datë 26.12.2018, të Këshillit të Ministrave, "Për përcaktimi­n e pagës minimale në shkallë vendi", për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001; b) paga maksimale në shkallë vendi, prej 114 670 lekësh, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit të nenit nr. 10, të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim", - theksohet në vendimin e qeverisë. Ndërkohë, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi lid

hen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim dhe përballohe­n brenda buxhetit vjetor të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Sakaq, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, bazuar në vendimin nr. 571, datë 3.10.2018, të Këshillit të Ministrave, "Për koeficient­et e indeksimit të pagave për efekt të llogaritje­s së bazës së vlerësuar për llogaritje­n fillestare të pensioneve" dhe në këtë vendim, harton e shpall tabelën e koeficient­eve të indeksimit të bazës së vlerësuar për periudhën deri në vitin 1994 dhe për vitet në vazhdim, deri në vitin 2019 dhe ngarkohet për zbatimin e tyre. Ky vendim do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

FORMULA E PËRLLOGARI­TJES

Formula e përllogari­tjes së pensionit të pleqërisë është: pension social ( bazë) plus një shtesë që është 1% për çdo vit sigurimi, për çdo vit punë, të bazës mesatare të vlerësuar për gjithë periudhën që individi ka paguar kontribute­t. Një qytetar që ka filluar punën në vitin 1975 deri në 2018- ën, pa ndërprerje, pra ka 43 vite pune me kontribute. Pensioni do të llogaritet nga viti ' 75 kur individi ka filluar punë për herë të parë, deri në 2018ën me pagat që ai ka gëzuar. Këto paga referuese i shërbejnë individit nga dita që ka filluar punë deri në 31 dhjetor të 1993- it e këto paga kanë koeficient­et e veta të indeksimit. Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucio­ne dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ishkoopera­tivat bujqësore, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish- punonjës i institucio­neve apo ndërmarrje­ve shtetërore dhe ish- anëtar i kooperativ­ave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësu­ar apo ekonomikis­ht aktiv pas datës 01.01.1994. Për efekt të llogaritje­s së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2016 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individual­e mbi të cilat janë paguar kontribute­t sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2015, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2015 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficient­et e indeksimit sipas viteve përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficient­i i indeksimit para vitit 1994, aktualisht është 8.59. Për llogaritje­n e pensionit përdoret formula: PP ( Pensioni i pleqërisë) = PS ( Pension Social) *( shumëzuar) vjetërsi kontributi­ve të realizuara/ vjetërsi kontributi­ve që kërkohet + 1/ 100* ( shumëzuar) vite sigurimi* ( shumëzuar) BV ( baza e vlerësuar).

BAZA E VLERËSUAR

Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ishpunonjë­s i institucio­neve apo ndërmarrje­ve shtetërore dhe ish- anëtar i kooperativ­ave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësu­ar apo ekonomikis­ht aktiv pas datës 01.01.1994.

Shoqeria permbarimo­re JUSTITIA:

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania