Gazeta Shqiptare

ATP, si përfitojnë kompensim fizik 37 mijë pronarë

Nis shpërndaja e tokës, harta me pronat e lira në të gjithë vendin Dokumentet që duhet të dorëzojnë përfituesi­t

-

në faqen e saj të internetit, në buletinin e njoftimeve zyrtare dhe sipas rastit, në një nga gazetat me shpërndarj­e në të gjithë territorin e Shqipërisë. Njoftimi do të përmbajë vendndodhj­en e pronës, karakteris­tikat e pronës, të dhënat identifiku­ese të pasurisë ( zonë kadastrale, numër pasurie), vlerën e pronës, afatin e dorëzimit të ofertave dhe vendin ku depozitohe­n ato. Procedura që do të ndiqet në fazën e parë të ankandit do të jetë ajo me përzgjedhj­e të blerësve. Kandidatët ( subjektet që disponojnë një vendim përfundimt­ar kompensimi) aplikojnë pranë ATPsë brenda 20 ditëve nga dita e shpalljes së ankandit. ATPja brenda një afati kohor prej 10 ditësh nga dita e hapjes së ofertave përcakton fituesin në mbështetje të kritereve të çmimit më të lartë të ofruar. Nëse ankandi për shitjen e pronës nuk realizohet dy herë radhazi për subjektet që disponojnë një vendim përfundimt­ar kompensimi, atëherë ATP- ja bën një ankand publik me procedurë të hapur për shitjen e kësaj prone, duke njoftuar çdo palë të interesuar për të marrë pjesë në ankand.

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

KOMPENSIMI FIZIK, DOKUMENTET

Kërkesa për kompensim financiar/ fizik.

Konfirmim nga ZVRPP- ja për gjendjen juridike të pronës, vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimt­ar i vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore.

Dëshmi trashëgimi­e, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve.

Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimt­arët.

Vërtetim numri llogarie.

Vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore.

Dokument identifiki­mi.

Mandat pagese.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania