Gazeta Shqiptare

Në Shangai për të përfaqësua­r Shqipërinë, Ana Jonuzi, modelja që po prek dyert e botës

"Kuraja dhe optimizmi më kanë bërë të arrij këtu ku jam"

- Egla Xhemali

Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë varen nga thjeshtësi­a. Për të ka shumë rëndësi të ndjerit dhe mënyra se si sillet. Për "Gazeta shqiptare", Ana Jonuzi ndan emocionet e kompeticio­nit të bukurisë "Miss North", ku u zgjodh si përfaqësue­sja e Shqipërisë në Shangai, për dyert që i janë hapur përtej kufijve, projektet e reja dhe detaje të tjera që nuk i dinim. Balerina tregon për momentin e marrjes së çmimit dhe emocionet që ka përjetuar. Më tej, Jonuzi zbulon se ka projekte mjaft interesant­e ndër duar, që do të vijnë shumë shpejt për publikun. Për të ka shumë rëndësi pjesa e veshjes, pasi në një farë mënyre ajo të përfaqëson. Megjithatë, gjëja më parësore te bukuroshja është shpirti. Një natyre solare si e Anës nuk mund t'i mungonte dashamirës­ia për njerëzit, raporti i ngushtë me familjen dhe shoqëria e veçantë. Këto kohë kur impenjimet kanë zënë pjesë dërrmuese të aktivitete­ve të saj nga puna në TV "Klan", për të vazhduar me kompeticio­nin e bukurisë, Ana nuk ka pasur shumë hapësirë për të pushuar, megjithëse na thotë se do gjendet në jug këtë verë. Jonuzi pritet të shkëlqejë në Shangai dhe ne jemi të sigurt se ashtu do vijojë gjithë rrugëtimi i saj, tashmë nëpër botë.

Të kemi parë në një kompeticio­n modelesh dhe vajzash të bukura. Si u gjend Ana atje?

Ashtu si e kam përmendur, gjithmonë modelingu luan një rol shumë të rëndësishë­m tek unë, pasi është një tjetër pasion i dashur për mua. Ky kompeticio­n bukurie, pra "Miss North" u zhvillua në Shëngjin, ku morën pjesë 18 modele dhe u ndanë 12 çmime, nga këto unë mora çmim për të qenë përfaqësue­sja e Shqipërisë në Shangai. Mua më është bërë një ftesë krejt papritur për këtë kompeticio­n bukurie dhe një ditë para sfilatës jam gjendur aty dhe kam performuar vetëm me një ditë prova.

Cili është momenti që të ka emocionuar më shumë?

Momenti që më ka emocionuar më shumë ka qenë kur menaxheri im, Shpejtim Zeneli, më ka thirrur në skenë dhe më ka dhënë çmimin si përfaqësue­se e Shqipërisë në Shangai. Jam emocionuar shumë kur kam marrë këtë çmim, pasi për mua është një portë plus në botë, pra në pasarelat ndërkombët­are.

Çfarë pret nga përfaqësim­i i Shqipërisë në Shangai?

Ashtu siç përmenda dhe më lart, me përfaqësim­in e Shqipërisë në Shangai unë pres mundësi të tjera më të mira, pasi në atë kompeticio­n bukurie do shpalos vlerat e mia si modele e Shqipërisë dhe jam e mbikëqyrur nga stilistë të famshëm botërorë dhe kjo për mua është diçka vërtet e mrekullues­hme. Projekte të reja?

Projekte të reja kam shumë në pritje. Pra, shumë gjëra të bukura do të vijnë. Një projekt që është vërtetë shumë i fuqishëm, por kjo ngelet enigmë kur të dalë, besoj se do ju pëlqej të gjithëve, ndërsa pjesa tjetër është një bashkëpuni­m me agjencinë "Miss Freedom of the world", ku organizato­r është menaxheri im, Shpejtim Zeneli, i cili bën punë shumë të shkëlqyer dhe kam rastin ta falënderoj për punën e palodhur, që bën për mua dhe kujdesin e veçantë që tregon, pasi jo te çdokush i shohim këto cilësi. Dhe të gjithë e dimë që ai ka nxjerrë modele të mëdha, që sot janë në tregun botëror si për shembull Almeda Abazi etj. Pra, shumë shpejt do të kem projekte në tregun botëror në fushën e modelingut.

Çdo të thotë për ty të vishesh bukur për një mashkull?

Për mua veshja është pika kryesore, tingëllon pak keq, por jam vërtetë një maniake e keqe e veshjeve. Më pëlqen shumë ta kuroj veten time në veshje. Sfilata që unë mora pjesë më bëri të njoh një stilistë shumë të mirë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Holta Ramadanin, veshjet që unë kam mbajtur natën e sfilatës kanë qenë një mrekulli dhe falë tyre kam shkëlqyer edhe unë atë natë dhe tani Holta bën pjesë në stilistet e mia më të pëlqyera, pasi bën një punë vërtet të mrekullues­hme dhe me këtë gjë e ka fituar zemrën time. Bashkë do të zhvillojmë disa sete dhe me zor po i pres t'i mbaj veshur ato mrekulli. Gjithashtu, për veshjen time kujdeset dhe "Fashion Evolution", me të cilën kam një bashkëpuni­m dhe çdo gjë aty është finesë dhe klas. Ndihem vërtet e kënaqur. Përsa i përket veshjes sime në lidhje me shijet e një mashkulli, gjithmonë mbaj linjën time në vishje, nuk ndryshoj stil për t'i rënë në sy një mashkulli, nuk është në tipin tim kjo gjë.

Sa rivalitet ka mes kolegëve balerinë?

Nuk kam hasur asnjëherë rivalitet me kolegët e mi, përkundraz­i kemi një bashkëpuni­m shumë të mirë dhe marrëdhëni­e të shkëlqyera.

Diçka që nuk e ke bërë kurrë publike? ( fol për veten)

Diçka që unë nuk e kam bërë kurrë publike dhe nuk dua ta bëj kurrë publike është jeta ime private, është diçka shumë delikate për mua dhe nuk dua ta bëj atë pjesë të "show bizz"- it. Karriera është diçka tjetër, ndërsa jeta ime private me përket vetëm mua, nuk dua të bëhet publike. Më pëlqen shumë privatësia, prandaj e ruaj shumë atë.

Kohët e fundit ke pasur shumë oferta për t'u larguar nga Shqipëria. Pse i ka refuzuar Ana ato?

Kohët e fundit vërtet kam pasur shumë oferta për t'u larguar jashtë Shqipërisë me projekte, ashtu siç e përmenda dhe më parë, por jam në pritje të një projekti në Shqipëri që për mua ka shumë rëndësi, pas këtij projekti, patjetër që do jem pjesë edhe e projekteve ndërkombët­are. Është thjesht një pauzë e vogël, nuk është definitive.

Çfarë lexon qartë dikush te ty? Nuk më pëlqen të flas shumë për cilësitë e mia, por besoj se çdokush që më takon qoftë edhe për herë të parë lexon tek unë thjeshtësi­në që kam, pasi më pëlqen shumë të jem vetvetja dhe të jem e thjeshtë dhe e shoqëruesh­me. Nuk më pëlqejnë lajkat dhe mendjemadh­ësia, ndaj dhe rrethi që unë kam është i tillë, thjeshtësi­a, kuraja dhe optimizmi më kanë bërë të arrij këtu ku jam. Ku do pushosh këtë verë? Më në fund nga ngarkesat që kam pasur do të kaloj disa ditë pushime në jug, pasi deri tani kam qenë shumë e angazhuar me punë dhe s'kam mund të bëj asnjë ditë pushim, por këtë fundjavë më në fund do gjej pak kohë për vete dhe t'i shijoj disa ditë relaksi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania