Gazeta Shqiptare

Analisti amerikan: Ndryshimi i kufijve, skenar i rrezikshëm që nuk e zgjidh mosmarrëve­shjen

EdWard Joseph: Zgjedhjet në Kosovë janë edhe referendum

-

Zgjedhjet

në Kosovë do të jenë pjesërisht edhe referendum për disa çështje siç është "shkëmbimi i territorev­e", ka thënë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Edward Joseph, profesor i Universite­tit "John Hopkins", i cili ka qenë edhe pjesëmarrë­s në misione të ndryshme në Ballkan gjatë dhe pas luftërave të viteve të 90- ta. "Serbia është në një situatë tjetër, sepse pozicioni i presidenti­t Aleksandar Vuçiç është shumë i fuqishëm. Ai kontrollon qeverinë, ka një ndikim të madh në media, gëzon mbështetje­n e Rusisë. Pra, ai ka një pozicion shumë të fortë që i lejon atij të arrijë një marrëveshj­e për Kosovën", ka thënë Joseph. Ai thotë në këtë intervistë se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një skenar i rrezikshëm që nuk do të zgjidhë mosmarrëve­shjen në raportet mes tyre. "Përkundraz­i, do ta komplikont­e situatën, do t'i jepte fund pranisë së serbëve në jug të Kosovës, duke rrezikuar statusin e Deçanit, Graçanicës dhe pasurive të tjera të rëndësishm­e serbe. Kjo menjëherë do të hapte çështje më të gjera rajonale, siç është statusi i Sanxhakut dhe Republikës Serbe". Megjithatë, analisti amerikan, vlerëson se për çështjen e ndryshimit të kufijve, ka qëndrime të ndryshme në Uashington. "Për shembull, për dallim nga Bolton ( John Bolton- këshilltar­i për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë) ekziston një pozicion tjetër i Departamen­tit të Shtetit, i cili thekson se çdo zgjidhje për Kosovën duhet të marrë parasysh stabilitet­in rajonal, dhe shkëmbimi i territorev­e sigurisht nuk kontribuon në stabilitet­in e Ballkanit", tha Joseph, duke shtuar se tashmë Bolton ka sinjalizua­r se e mbështet ndryshimin e kufijve si zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I pyetur për ndikimin që mund të ketë dorëheqja e Ramush Haradinajt në dialogun Kosovë- Serbi, Joseph tha se e ardhmja politike e Haradinajt është në duart e Gjykatës në Hagë. "Së pari, e ardhmja politike e ishkryemin­istrit Haradinaj tani është në duart e Tribunalit të Hagës. Ai, së pari, përballet me çështje ligjore përpara se të përqendroh­et në çështje politike", ka thënë Joseph. I pyetur të komentojë opinionet se thirrja që i është bërë Haradinajt nga Haga - edhe pse dy herë ka qenë i liruar nga Tribunali i Hagës - është formë e presionit që Perëndimi e bën ndaj tij, analisti amerikan tha: "Ky është në një masë të madhe spekulim, që është tipike për Ballkanin ku përhapen teoritë e komplotit - edhe kur bëhet fjalë për institucio­ne të gjyqësisë që duhet të jenë plotësisht të pavarura nga ndikimet politike", thotë Joseph. Lidhur me qëndrimet e ndryshme për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe, Joseph thotë se kanë ekzistuar mospajtime ndërmjet Prishtinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat, gjithashtu, kanë kërkuar heqjen e saj. "Në këtë kuptim edhe një qeveri kalimtare do të mund të pezullonte tarifën me kushte të caktuara, përfshirë edhe gatishmëri­në e Beogradit për të kontribuar në zhvillimin pozitiv dhe suksesin e dialogut",- ka thënë Joseph.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania