Gazeta Shqiptare

Kryeminist­rja serbe, akuza Kosovës: S'dihet kush pi e kush paguan

Autoritete­t kosovare, të shqetësuar­a nga bashkëpuni­mi i ushtrisë së Serbisë me atë ruse Ramush Haradinaj: Mojsillovi­ç duhet të ndalë provokimet

-

Pas vendimit të qever isë kosovare për mosp ranimin e pasaportav­e serbe me rastin e hyrjes së qytetarëve serbë në Kosovë, ka reaguar kryeminist­rja e Serbisë, Ana Bërnabiç. Ajo ka bërë akuza të reja në drejtim të Kosovës. Kryeminist­rja Bërnabiç ka thënë se vendimi tregon se në Kosovë nuk dihet "kush pi, e as kush paguan". "Më duket se kjo që bëjnë në të ashtuquajt­urin shtet i Kosovës është dëshmi se atje nuk dihet push pi e kush paguan",- deklaroi ajo para gazetarëve në Novi Sad. Bërnabiç ka theksuar se kjo dëshmon se situata në Kosovë është ende e pasigurt. "Këshilltar­i i ministrit të tyre të Punëve të Jashtme ka thënë se është e ndaluar për shtetasit serb të kalojnë, Haradinaj ka thënë se nuk është e ndaluar, pastaj këshilltar­i përsëri se është", theksoi ajo. Nga ana tjetër, autoritete­t në Kosovë, kanë reaguar pas disa deklaratav­e të zyrtarëve të ushtrisë së Serbisë, se kanë mbështetje­n e Rusisë se si po veprojnë në lidhje me Kosovën. Kryeminist­ri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj deri sa ka komentuar deklaratën e Shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsillovi­ç, se Serbia ka mbështetje­n e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë, ka thënë se provokimet duhet të pushojnë në Serbi. "Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsillovi­ç, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Ia kujtojmë atij se edhe Milloshevi­ç mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t'i ndalin këto provokime", ka shkruar Haradinaj në Facebook. Mojsillovi­ç, i cili ka qëndruar për vizitë në Moskë të Rusisë, i ka thënë të përditshme­s serbe, Veçernje Novosti, se "kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse, se si të veprojmë në

lidhje me Kosovën". "Sigurisht, ne jemi veçanërish­t të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri, por në të gjithë Kosovë", ka thënë Mojsillovi­ç. Zëvendësmi­nistri në dorëheqje, i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani tha të martën për Radion Evropa e Lirë se e vërteta është se këto janë mesazhe kërcënuese të Serbisë janë për gjithë rajonin dhe se sipas tij nuk bëhet fjalë vetëm për Kos

ovën. "Sigurisht që për të gjithë ne në Kosovë kjo nuk është as e habitshme e as e befasishme, por se kjo edhe një herë e dëshmon që ushtria të cilën e udhëheq Mojsillovi­ç është e trashëgimi­së gjenocidia­le të spastrimit etnik dhe e shkatërrim­it që ka bërë në shtete të ndryshme në rajon. Si e tillë trashëgimi­a në logjiken e tyre politike ka mbetur e njëjtë. Besoj se ky duhet të jetë një sinjal i qartë për

RAMUSH HARADINAJ

"Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsillovi­ç, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. I kujtojmë atij se edhe Milloshevi­ç mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t'i ndalin këto provokime", - ka shkruar Haradinaj në ' Facebook'. NATO- n, për partnerët ndërkombët­arë se fatkeqësis­ht, Serbia nuk ka ndryshuar as edhe një pikë nga qëndrimet e Milloshevi­çit",tha Ramandani. Ramadani theksoi se ushtria e Serbisë nuk ka qasje në Kosovë dhe as që mund të ketë. "Ta kemi të qartë se as një këmbë e ushtarit të Serbisë nuk mund të futet në Kosovë por se këto janë deklarata provokuese të sistemit të Milloshevi­çit", tha Ramadani. Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovës, Nuredin Ibishi, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritete­t serbe, veçanërish­t ato të ushtrisë, vazhdimish­t kërcënojnë dhe tregojnë për praninë e Rusisë, veçanërish­t në Serbi, në veri të Kosovës dhe Republikën Serbe. Ai thotë se

këto kërcënime do të ndikojë në situatën e tensionuar në rajon dhe se sipas tij kërcënimet nuk janë të rastësishm­e. "Është një kërcënim i drejtpërdr­ejtë jo vetëm për autoritet e shtetit në Kosovë, por edhe për praninë ushtarake ndërkombët­are në Kosovë, KFORin që është mision in NATOs si dhe është kërcënim edhe për misionin e BE- së, pra EULEX- in", tha Ibishi. Në fund të muajit të korrik, Ministri serb i Mbrojtjes, në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se armatosja e Serbisë bëhet "vetëm për hir të paqes". "Sa më të

fuqishëm që jemi, lufta do të jetë më larg nesh", është shprehur Vulin. Gjatë muajit korrik, Rumania, shtet anëtar i NATO- s, ka parandalua­r dërgesën e 60 tankeve ruse dhe mjeteve tjera të armatosura, përmes Lumit Danub për në Serbi, për shkak të sanksionev­e ndërkombët­are kundër Moskës. Rusia në vitet e fundit ka punuar shumë për të kthyer apo për të rritur ndikimin në Evropë, në përgjithës­i dhe po ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, vlerësojnë njohësit e fushës së diplomacis­ë.

 ??  ?? Kryeminist­rja e Serbisë, Ana Bërnabiç
Kryeminist­rja e Serbisë, Ana Bërnabiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania