Gazeta Shqiptare

Zv. ambasadori i OSBE "legjitimon" mbrojtjen e teatrit: Jam tifoz i objekteve klasike

Robert Wilton vjen në shfaqjen e festivalit për mbrojtjen e godinës Rama reciton Shllakun për "teatrin si stallë kuajsh"

- Fatmira Nikolli

Pas 18 muajsh proteste në mbrojtje të Teatrit Ko mbëtar, pas 2 javësh nga dita kur artistët u përplasën me policinë dhe rimorën e rihapën sallën, zv. ambasadori i OSBE- së, Robert Wilton vjen në oborrin e protestës, takon artistët dhe ndjek një nga shfaqjet pjesë e festivalit për mbrojtjen e teatrit.

Bëhet fjalë për "Kanunin e femrave" të 8 artisteve nga Kosova me regji të Arlinda Morinës. Shfaqja fliste për gruan në familjet shqiptare, gruan si pronë dhe të varur nga të drejtat zakonore. Vetë Wilton i pyetur nga ' GSH' foli për vlerat artistike të shfaqjes, thjeshtësi­në e gjuhës skenike dhe vetë kostumogra­fisë që qe përqendrua­r në tri ngjyra: e kuqe, e zezë, e bardhë. "Një shfaqje shumë e bukur dhe e veçantë. Kam qenë gjithnjë i interesuar për kulturën shqiptare, por shfaqje si kjo pak kam parë. Kishte thjeshtësi në të dhe prapë mesazhi qe i fortë".

I pyetur nëse e frekuenton zakonisht Teatrin Kombëtar apo ishte tematika që e solli, Wilton tha se ka ardhur pasi një mik i tij është në skenë dhe se shfaqja nuk ka një mesazh të thjeshtë. "Përgjithës­isht jam tifoz për kulturën e Shqipërisë dhe të shqiptarëv­e dhe për objektet klasike dhe elegante të Tiranës. E gjithashtu ishte një mundësi me shfaq besimin tim për çështjet e barazisë gjinor"

ARTISTËT

Para shfaqjes, Robert Budina tha se protesta vazhdon me art. "Sot kemi një shfaqje me një trupë vajzash nga Kosova për të drejtat e femrës dhe vlerat që ato duhet që të marrin në shoqëri. Në kushtet kur nuk kemi as ujë, as drita është shumë e vështirë për të bërë një festival teatror. Ne për hir të demokracis­ë, s'po bëjmë ndonjë sakrificë, por detyrën tonë. Kemi një pjesë të artistëve që po na ndihmojnë dhe na e bëjnë më të thjeshtë këtë që po bëjmë".

Më pas ish- ministrja Mirela Karabina komentoi deklaratën e Veliajt. "Ai bëri një deklaratë, duke pagëzuar datën 30 qershor si referendum. Por qytetarët shqiptarë e kanë bojkotuar atë referendum. Ndërsa ai tha edhe se për TK ka bërë një referendum në datë 30 qershor. Si ta lexojmë ne këtë? Kur 11 për qind të qytetarëve shqiptarë të dhunuar kanë shkuar në votime", tha ajo. Karabina shtoi më tej se qytetarët shqiptarë i kanë thënë ' stop' babëzisë për të vjedhur gjithçka. "Kështu që ne jemi këtu për të ruajtur pronën publike. Kryetari i bashkisë duhet që t'i kuptojë mirë këto se ka njerëz profesioni­stë dhe me integritet, njerëz profesioni­stë që do të mbrojnë teatrin", u shpreh ajo.

RAMA

Kryeminist­ri Edi Rama duke e cilësuar si mitin skenës shkodrane Bruno Shllakun, risolli në kujtesë deklaratën e vjetshme të aktorit që është anëtar i PS- së. Shllaki vjet shprehej se, "sa i përket çështjes së teatrit, më vjen keq se shumë nuk e dinë që është një godinë që i përket një stalle kuajsh, që Italia fashiste e ndërtoi për kapanon truprojash. Ajo vërtetë që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re, bashkëkoho­re që t'i përkasë Teatrit të Tiranës, i cili shumë shpejt do të jetë në bashkëbrin­j me qytete të mëdha të Europës. Reliket, figurat, objektet e suveniret e atij teatri do të jenë në një seli të shenjtë si teatri i ri modern, që jam i bindur se do të ndërtohet. Jam dakord që teatri i ri të fillojë punën një orë e më parë dhe madje kam besim absolut te arkitekti që do vërë dorë në teatër".

DEKLARATA E VELIAJT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se teatri i ri do të bëhet, kjo sepse e kërkojnë qytetarët dhe qyteti i së ardhmes. Ndonëse artistët nuk kanë ndaluar bashkinë të bëjë një teatër të ri, por e kanë ndaluar të shembë të vjetrin dhe akuzojnë për tjetërsim trualli, kreu i bashkisë e argumenton krejt ndryshe pa iu përgjigjur akuzave. "Nuk mund t'u themi fëmijëve që për nostalgjin­ë që kanë ca për tallashin, për shkrepëset, për algat dhe populitin e një teatri që është kthyer sot në një karakatinë, ju do vazhdoni të shkoni në kushte të tilla", u shpreh Veliaj, teksa theksoi se brezi i ri nuk mund të mbetet peng i nostalgjiv­e të së shkuarës. Ata meritojnë të kenë të njëjtin teatër, të njëjtën shkollë, të njëjtin kopsht, të njëjtën çerdhe, që ka dikush në Itali, që ka dikush në Greqi, në Austri, në Spanjë. Nëse nuk rritemi me këtë ambicie, do të vazhdojmë të ngelemi peng të nostalgjiv­e. Njerëzit mund të kenë edhe nostalgji për komunizmin, mund të kenë nostalgji për çudira që na kanë ndodhur në këtë vend, njerëzit mund të kenë edhe nostalgji për pushtuesit, por ne nuk jemi peng i nostalgjis­ë. Ne jemi sot për një besëlidhje me të ardhmen, me rininë dhe me të gjithë ata që do të jenë paja edhe garancia e Tiranës për nesër", nënvizoi Veliaj. Sipas tij, teatri do të bëhet dhe ky është një angazhim edhe një përkushtim i pazëvendës­ueshëm e i panegociue­shëm.

 ??  ??
 ??  ?? Robert Wilton në sallën e TK
Robert Wilton në sallën e TK
 ??  ?? Shfaqja "Kanuni i femrave"
Shfaqja "Kanuni i femrave"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania