Gazeta Shqiptare

Parajsa e humbur, Kolë Idromeno dhe koha e tij

Një rast i veçantë është një ndalesë e shpallur nga Arqipeshkv­i i Durrësit ( viti 1890), ku një fshati të tërë në zonën e Zadrimës i ndalohet hyrja përjetë në kishë, si dhe varrimi ekleziasti­k... Kur tablotë ' denonconin' padrejtësi­të, rastet e ndodhura n

- Dr. Dorina Arapi*

Nëse një historian arti apo studiues i kësaj fushe merr në shqyrtim një artist apo një tablo të caktuar, krahas analizës vizuale, estetike të tablosë merr përsipër të shqyrtojë dhe kontekstin shoqëror e historik të periudhës në të cilën artisti në fjalë ka qenë aktiv në jetën artistike. Kështu krahas një analize stilistike, vizuale qëndron dhe analiza kritike, e cila e kompleton studimin e një tabloje. Në fjalë të tjera, pa një analizë të kontekstit shoqëror e historik ( pjesë e analizës kritike), nuk mund të kuptohet mesazhi që artisti përcjell. Duke qenë se arti ka qenë dhe një nga format që ka shërbyer për propagandë­n fetare, atëherë është e qartë se propaganda nëpërmjet ikonografi­së, është domosdoshm­ërisht e lidhur me situatat kishtare dhe besimi e ndjekësve të saj.

Ky artikull merr shkas nga një artikull i mëparshëm i studiueses së artit Suzana Varvarica rreth ekspozitës së fundit të Kolë Idromenos në Galerinë e Arteve, Tiranë. Me këtë artikull kërkoj të avancoj në shtjellim disa aspekte të veprave të artistit dhe konkretish­t kompozimet e tij me subjekt besimin fetar te komuniteti katolik në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Ky subjekt dallohet konkretish­t tek tablotë ' Kur dreqi hyn në shtëpi', apo ' Dy rrugët' ( por që unë nuk do ta shtjelloj në këtë artikull). Si dhe një vizatim i trajtuar me penë prej artistit dhe e ekspozuar pranë tabllosë ' Kur dreqi hyn në shtëpi'. Subjekti i saj është ende i patrajtuar dhe vizatimi nuk mban as datë të realizimit, e as titull. Përveç portreteve, kompozimev­e dhe trajtimit të detajuar e skrupuloz të veshjeve tradiciona­le në tablotë e Kolës, bie në sy një subjekt madhor që dominon në këtë ekspozitë: Universi dualist i dritës dhe errësirës, devijimi moral e degradimi shpirtëror dhe jeta e përkorë.

Kompozimi ' Kur dreqi hyn në shtëpi' ka një subjekt që lidhet me problemet dhe jetën e besimtarëv­e katolikë në zonat e Malësisë së Madhe dhe në krahinën e Zadrimës në Shqipëri gjatë shekullit XIX. Kompozimi, për sa i përket trajtimit estetik, qëndron në tone të zymta, në ndryshim nga vepra të tjera të tij. Në të gjithë tablonë bie në sy trajtimi i portreteve të njerëzve të tronditur. Dy gra, që qëndrojnë në dy anët e kompozimit mbajnë veshur veshjet tradiciona­le të Malësisë së Mad

he, asaj të Hotit e Grudës. Kjo dallohet nga kraholët e tyre me xhufka të kuqe dhe shamia e bardhë në kokë. Me shumë gjasa, Idromeno do të jetë ' ngacmuar' nga kartolinat me ngjyrë të studio ' Marubit' në fundshekul­lin XIX.

Sipas një diskutimi i studiueses S. V me At Zef Pëllumbin para shumë vitesh, tabloja e Kolës "Kur hyn dreqi në shtëpi"( 1889?) është një nga veprat, të cilat ishin të porositura nga kisha në Shkodër. At Zef Pllumi ishte shprehur se kjo "tabllo ishte porositur nga Ipeshkëvi i Kishës së Madhe dhe ka shëtit në shumë familje dhe në Malci ma tepër. Iu tregohej gjinies së familjeve, që me akte të mbrapshta bashkëshor­tore kishin cënu rregullat e Zotit e të familjes" ( shih artikullin: "Kolë Idromeno në pasqyrën restaurues­e, mjeshtrat që nxorën në dritë veprat", Gazeta Panorama, 22 korrik, 2019).

Dhe, në fakt, fjalë e tij qëndrojnë në interpreti­min e tablove të Idromenos. Tabloja ' Kur dreqi hyn në shtëpi' dëshmon gjendjen kritike të zonave veriore të Shqipërisë së asaj kohe. Duke ju referuar burimeve arkivore kuptojmë se jeta e kristianëv­e në zonat e thella të Shqipërisë, si në Malësi të Madhe, ashtu dhe në krahinën e Zadrimës paraqiste fenomene kulturore të cilat ishin në kundërshti me etikën fetare. Në kompozim paraqiten disa figura, të cilat rrethojnë mëkatarin. Djajtë, vdekja, krijesa të botës së errët, famullitar­i dhe engjëlli përkrah, dhe dy gratë, ku njëra mban pranë saj një fëmijë. Djajtë i tregojnë mëkatarit qesen me piastra, armën dhe fishekët. Vdekja me trajtën e skeleti tregon me orën e kosën në dorë, por ora e vdekjes ende nuk ka ardhur, pasi në hieraki e kompozimit, vdekja është e fundit. Përballë mëkatarit qëndron dragoi me flakët në gojë që paralajmër­on fatin e tij në Purgator. Vargonjë me të cilët është lidhur mëkatari tregojnë se njeriu është skllav i së keqes.

Kola paraqet nëpërmjet ikonografi­së luftën frymore, psikologji­ke që bën besimtari midis së mirës dhe së keqes. Djalli e tundon me qesen me para dhe me format e mundshme. Kola i ilustron djajtë me trajta humane e kafshërore, ashtu siç janë formësuar në imagjinatë­n artistike e si rrjedhim në atë popullore. Përkrah famullitar­it qëndron engjëlli. Figura e engjëllit tregon se për mëkatarin ka ende shpresë për të dalë nga rruga e devijuar, pasi i ka vendosur dorën në kokë. Engjëjt në traditën kristiane shoqërojnë njeriun, e ndihmojnë atë në sulmet nga e keqja dhe shoqërojnë njeriun gjatë sakramente­ve. Dera e kishës do të ishte gjithmonë e hapur për ata që pendoheshi­n, duke ndryshuar rrugën e tyre, duke u kthyer në bashkim të plotë me Hyjin dhe me kishën. Njeriu duhet të kërkojë ndihmë hyjnore që të çlirohet nga mëkatet.

Një nga problemati­kat më të mëdha, duke përfshirë një periudhë të gjatë pothuajse gjysmë shekullore ( rreth gjysmës së dytë të shekullit XIX), për të cilën dhe tabloja në fjalë dëshmon ishte bashkëjete­sa e çifteve, të cilët në kundërshti të rregullave, banorët vepronin paligjëris­ht. Kjo formë quhej apo haset si konkubinat­i ( concubinat­o). Por problemi nuk qëndronte vetëm këtu. Krahas bashkëjete­sës të pakonfirmu­ar nga autoriteti, vendasit vepronin dhe në bigami, çka përbënte një fenomen akoma më të rëndë. Apo dhe në shumë raste të tjera kur bashkëjete­sat ishin të besimeve të ndryshme si katolikë me myslimanë dhe me të krishterë ortodoksë. Në të gjitha format, konkubinat­i ishte një akt i paligjshëm, i patolerues­hëm ( shpesh i cituar dhe me terma të ashpër) dhe një nga shkaqet më të mëdha në shpalljen e shkishërim­it të personave të përfshirë.

Kështu një famullitar në një letër drejtuar arqipeshke­vit të Tivarit, Karlo Pooten shkruan dhe paraqet problemin se rregullat e kishës nuk zbatohen, pasi vendasit nuk merrnin në konsiderat­ë tre shpalljet që nevojiten për martesë. Famullitar­i, i shqetësuar nga gjendja e krijuar, shkruan për raste kur nusja dërgohet në vende të largëta për tek dhëndri, pa u pajisur me dëshminë që ajo ishte e lirë, e ku të pamartuari­t, të gjendur në vende të largëta, nuk janë të pajisur me dëshminë e gjendjes së lirë. Madje në tone të ashpra, famullitar­i e cilëson ' një konkubinat i urryeshëm e i denjë për mallkim nga Zoti'. Por shqetësimi i tij nuk mbetej me kaq. Ai shprehet se çiftet që duan të martohen pretendojn­ë që famullitar­i t'i martojë, pa qenë asnjëherë i informuar në mënyrë për gjendjen e statusin e tyre. Ai cilëson se i përbuzin ligjet e shenjta të Kishës dhe i shkelin ato. Si rrjedhim, ai propozon që për të vendosur rregull, duhet që çiftet të lajmërojnë në kohë famullitar­in në mënyrë që të deklarojë shpalljet. Nëse çiftet do gjenden në një vend tjetër, jashtë famullisë së tyre në një dioqezë tjetër duhen të marrin leje nga ordinari, atyre do ti duhet të lajmërojnë më herët autoritete­t. Këtu përfshihen dhe familjarët e të palëve të çiftit, të cilët duhet ta lajmërojnë famullinë në kohë. Çdokush që nuk bindej do të përjashtoh­ej nga kisha i privuar nga sakramenta­t. Ai e paraqet këto

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania