Gazeta Shqiptare

Tronditet Turqia, tërmet 5,8 ballë Rihter godet vendin

Agjencia turke: S'ka të vdekur e të plagosur në gjendje të rëndë Bie minareja e xhamisë në fshatin Agdan

-

Një tërmet me mag nitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter u regjistrua dje në jugperëndi­m të Turqisë, njoftoi Instituti i Studimeve Gjeologjik­etë SHBA- së ( USGS). Autoritete­t lokale kanë njoftuar për të plagosur dhe shtëpi të shembura. "Tërmeti ndodhi në provincën e Denizlit", njoftoi USGS. Sipas Agjencisë turke për Menaxhimin e Situatave të Urgjencës ( AFAD), tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në afërsi të qytetit Bozkurt, shtatë kilometra thellësi. "Shumë çati kanë rënë, ka pasur plasaritje të thella, disa shtëpi janë shembur",deklaroi kryetarja e Bashkisë së Bozkurt, Birsen Celik, në stacionin televiziv NTV. "Nuk ka të vdekur dhe të plagosur në gjendje të rëndë", shtoi ajo. Turqia goditet shpesh nga tërmetet. Që prej fillimit të vitit, perëndimi dhe jugperëndi­mi i Turqisë janë goditur nga disa tërmete me magnitudë më të lartë se pesë ballë të shkallës Rihter. Tërmeti i fuqishëm u regjistrua në orën 13: 25 në pjesën perëndimor­e. Sipas qendrës sizmike mesdhetare ( EMSC) tërmeti ishte 5.8 ballë. Epiqendra e tërmetit ishte vendosur në Turqinë perëndimor­e, konkretish­t në provincën e Denizlit midis vendeve të Avdan, Sankavak, Dazkiri, Mecidiye, Tutluca, 50 km larg epiqendrës është qyteti i madh i Denizli ku jetojnë rreth gjysmë milioni njerëz. Tërmeti u ndje në një rreze prej mbi 500 km por situata më kritike ishte afër epiqendrës, e cila është e banuar. Epiqendra e tërmetit ishte 6 kilometra në jug të qytetit Baklan, i cili ka një popullsi prej 6.800 dhe thellësia e tij përllogari­tet jo më shumë se 8 kilometra. Referuar Qendrës Sizmologji­ke Evropiane- Mesd

hetare tërmeti ka rënë 48 km në lindje të qytetit të Denizli me 314,000 banorë dhe 223 km në lindje të Izmirit. Ndonëse është shumë herët për raportet e para mediat greke raportojnë se autoritete­t në Turqi nuk kanë bërë ndonjë raport specifik për viktima ose dëme. Tërmeti është ndjerë thuajse në të gjithë Turqinë qendrore dhe perëndimor­e duke i kujtuar turqve tërmetin e frikshëm të gushtit 1999 që shkaktoi mijëra të vdekur. Ndërkohë edhe në Greqi një tjetër tërmet i fuqishëm ka lëkundur tokën mëngjesin e djeshëm. Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë e kishte epiqendrën në zonën detare 35 kilometra në veri- lindje të ishullit Samos dhe ishte me thellësi 12 kilometra. Tërmeti u ndje edhe për banorët e ishujve të Cikladave. Prej disa ditësh tashmë Greqia është e lëkundur nga një sërë tërmetesh të fuqishëm dhe kjo ka shkaktuar panik te banorët dhe turistët. Sipas kryetarit të bashkisë së Bozkurt, Birsen Celik dy shtëpi ishin shkatërrua­r nga dridhjet se më shumë banorë kishin pësuar lëndime të vogla. Në disa shtëpi dhe ndërtesa të tjera në Bozkurt, muret ishin plasaritur dhe njerëzit ishin parë në panik në rrugë. Gjithashtu, dhjetë shtëpi u dëmtuan në qytetin e afërt Tutluca, por askush nuk u plagos atje, thanë zyrtarët e sigurimit. Gjatë tërmetit u shkatërrua gjithashtu një xhami në fshatin Agdan. Minarja e xhamiesë është shembur nga lëkundjet e forta. Qytetarët kanë braktisur të alarmuar banesat dhe janë paralajmër­uar të mos kthehen pas. Këtë periudhë në Shqipëri dhe Greqi kanë rënë një seri tër metesh, të cilat kanë sjellë panik te popullata. Sipas Agjencisë turke për Menaxhimin e Situatave të Urgjencës ( AFAD), tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në afërsi të qytetit Bozkurt, shtatë kilometra thellësi. "Shumë çati kanë rënë, ka pasur plasaritje të thella, disa shtëpi janë shembur", deklaroi kryetarja e Bashkisë së Bozkurt, Birsen Celik, në stacionin televiziv NTV. "Nuk ka të vdekur dhe të plagosur në gjendje të rëndë", shtoi ajo. Tërmetet janë të zakonshme në Turqi, sepse ndodhen midis pllakave tektonike arabe dhe euroaziane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania