Gazeta Shqiptare

Integrimi, Edi Rama: Gati të përballemi me vendimin e KE- së

"Anëtarësim­i në BE është pikësynimi ynë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­on vendet e Bashkimit Europian se do të jetë e dëmshme për rajonin nëse nisin bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë. "Kryeminist­ri i Shqipërisë Edi Rama po paralajmër­on kryeqytete­t e Bashkimit Europian që, nëse fillojnë bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë do të jetë i dëmshëm për rajonin". Kështu e nis raportimin Euronews duke publikuar intervistë­n me kryeminist­rin e Shqipërisë, Rama, të cilën e paralajmër­oi që më parë gazetari Jack Parrock, kur deklaroi se "kryeminist­ri e priti me pantallona të shkurtra dhe këmbëzbath­ur". Sipas Euronews, "të dy vendet presin që liderët e BE të mbështesin kërkesën e komisionit të BE në Bruksel për të hapur bisedimet. Por Franca, Holanda dhe Danimarka po dëshmojnë rezistence ndaj çdo lëvizje drejt zgjerimit të BE- së duke shtuar vende të reja". Jack Parrock i Euronews u ul ekskluzivi­sht me kryeminist­rin Edi Rama në rezidencën e tij verore në qytetin buzë detit në Dhërmi. "Duhet të marrim parasysh faktin që gjithmonë e më shpesh procesi vendimtar i Këshillit nuk bazohet mbi ato që bëjmë, për ato që bëjnë vende si tonat, por mbi situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtare", ka thënë Rama, duke theksuar se "Anëtarësim­i në BE është pikësynimi i Shqipërisë". Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­on se do të jetë e dëmshme për rajonin nëse nisin bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë. "Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet, sepse e meriton, por pyetja është: A na duhen konflikt për t'u vlerësuar për atë që

bën"- thotë ai. Sipas rezultatev­e të një hetimi të Këshillit Europian, opinion publik i BE- së po bëhet gjithnjë e më kundërshtu­es përballë vendeve të reja pretendent­e për anëtare. Frika ndaj migracioni­t është rritur me përfshirje­n e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, por më tej opinioni publik ka ende shumë pengesa që Shqipëria

duhet të kalojë për anëtarësim­in në Bashkimin Europian. "Për ne Europa nuk është thjesht një proces burokratik, një grup vendesh të zhvilluara në të cilat ëndërrojmë të përfshihem­i, për ne është ajo që ishte për Etërit Themelues që e krijuan atë si një projekt paqeje dhe bashkëpuni­mi", theksoi kryeminist­ri Rama. Ai bëri të

DITMIR BUSHATI

"Tabloja e vitit 1927 është dëshmia e gjallë sesi qytetet që kanë mbajtur peshën kryesore në historinë e vendit janë po ashtu në krye të përpjekjes për rrugën e dijes.

Një varg sakrificas­h, të cilat duhet të na shërbejnë për reflektim dhe përulësi përballë historisë që u ka rezistuar me dinjitet shtrëngata­ve, herë prej kohës e herë prej njeriut", - shkruan ish- ministri Ditmir Bushati.

qartë: "Ne jemi gati në bazë të asaj që KE ka thënë dhe rekomandua­r, por në të njëjtën kohë ne duhet të përballemi që gjithnjë e më shumë me faktin se vendimi i Këshillit të Europës nuk varet nga ajo çfarë bëjnë shtetet, por nga dinamikat politike të brendshme të vendeve të ndryshme të BE".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama në një intervistë për ‘ Euronews’
Kryeminist­ri Edi Rama në një intervistë për ‘ Euronews’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania