Gazeta Shqiptare

Nga Gjipeja në Pogradec, lirohen 3600 m2 plazh, paditen 4 zyrtarë bashkiakë

Procedohen penalisht edhe 4 administra­torë subjektesh

-

Policia

e Shtetit vijon ak sionin në mbarë vendin për të liruar zonat bregdetare nga zaptuesit. Në kuadër të aksionit "Plazh i lirë", policia njofton se ka liruar rreth 3600 m2 plazh në Himarë, Pogradec dhe Durrës, ndërsa ka vënë nën hetim 5 administra­torë subjektesh si dhe 4 zyrtarë bashkiakë. Mësohet se policia e Vlorës ka liruar një hapësirë zonë të mbrojtur në Plazhin e Gjipesë- Himarë, e cila shkon deri në 3000 m2, si dhe rreth 600 metra në Potam e Qeparo. Në total lirohen 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Ndërsa, janë sekuestrua­r rreth 200 shezlongë dhe 100 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike. "Procedohen 4 administra­torë subjektesh për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" "Moslëshimi i kuponit tatimor" dhe "Pushtimi i tokës". Procedohet penalisht edhe një zyrtar në Bashkinë e Himarës", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Komisariat­i i Policisë Himarë në bashkëpuni­m me strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e FNSH Fier, kanë ushtruar kontrolle në subjektet që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit përgjatë plazhit të Himarës ( Gjipe, Potam dhe Qeparo). Nga ky kontroll rezultoi se 4 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligj­shëm në shfrytëzim­in e "Stacionit të plazhit" pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Himarë. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Ll. Sh., M. Dh., F. B. dhe A. Z., me detyrë administra­torë të këtyre subjekteve. Po gjatë operacioni­t, policia procedoi penalisht për veprën penale "Shpërdorim­i i detyrës", shtetasin L. M ( Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave pranë Bashkisë Himarë) pasi dyshohet se ka lejuar dy nga këto subjekte tregtare të ushtrojë aktiviteti­n në plazh pa u pajisur me kontratë qiraje në Bashki dhe pa kupon tatimorë, duke mos vepruar në funksion me detyrën e tij. Operacioni ka vijuar edhe në Pogradec ku janë proceduar penalisht për "Shpërdorim detyre" tre inspektorë të Drejtorisë së Tatim Taksave në Pogradec, konkretish­t shtetasit: G. L, A. P, dhe E. B, banues në Pogradec, ( të tre me detyrë inspektorë kontrolli në Drejtorinë e Tatim Taksave në Pogradec), pasi nuk kanë ushtruar kontrollin e nevojshëm në disa subjekte private të cilat kishin lëshuar me qira më shumë shezlongë, sesa iu kishte miratuar me leje Bashkia Pogradec, duke zënë hapësira publike në zonën e plazhit. Në vijim të operacioni­t, në Durrës tek shkëmbi i Kavajës, gjatë kontrollit në një plazh privat u konstatuan rreth 160 shezlongë në administri­m nga shtetasja D. D., e cila nuk lëshonte kupton tatimor. U procedua penalisht shtetasja D. D për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania