Gazeta Shqiptare

BE e ka fshirë Ballkanin Perëndimor

- Nga Vessela Tcherneva

( vijon nga faqja 1)

... çdo plan për zgjerimin e unionit po ndjek të njëjtën fije.

Zgjerimi po bëhet politika që nuk duhet të përmendet - të paktën, në mbledhjet e ndryshme në Europën Perëndimor­e.

Nuk është sekret që shumica e qytetarëve evropianë janë kundër zgjerimit. Në mënyrë të habitshme austriakët dhe gjermanët, të cilët ndajnë mes tyre diasporat më të mëdha të Ballkanit, janë ndër ata që janë më skeptikë në lidhje me zgjerimin.

Por sikurse e ka treguar Eurobarome­tri, ky trend nuk është i panjohur.

Ajo që ka ndryshuar është angazhimi i qartë i politikëbë­rësve për të mos devijuar nga pritshmëri­të e qytetarëve të tyre për çështje periferike siç konsideroh­et zgjerimi.

Një deputet gjerman tha së fundmi se "për shkak të migracioni­t", njerëzit e zonës së tij elektorale po e ndjekin me vëmendje një vendim të mundshëm për hapjen e negociatav­e me Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij edhe pse do të ishte vetëm një hap i vogël, larg anëtarësim­it, ai do të perceptohe­t në mënyrë kritike nga publiku në këtë moment.

Sigurisht, arsyet e kësaj sjelljeje difensive shkojnë përtej krizës së migracioni­t. Ato kanë të bëjnë me zhvillimet ndër vendet anëtare, me problemet e Rumanisë dhe Bullgarisë, me mangësitë në sundimin e ligjit në Poloni dhe Hungari dhe me mungesën e levave të BE- së ndaj këtyre vendeve.

Më e rëndësishm­ja, frika e europianëv­e për qëndrueshm­ërinë e BE- së - me një shumicë të qytetarëve që besojnë se ekziston një mundësi reale që BE- ja të shpërbëhet në 20 vitet e ardhshme - duket se tregon për një drejtim tjetër, të forcimit të lidhjeve mes vendeve anëtare më shumë se sa te shtimi i numrit të tyre.

Me fjalë të tjera, qëndrimi francez për vendosjen e frenave në zgjerim ka pak të bëjë me vetë Ballkanin Perëndimor se sa me dëshirën për t'i dhënë përparësi cilësisë së integrimit.

Megjithatë, vizita e fundit e Macron në Beograd dukej se po shkëputej nga ky model. Për herë të parë në dekada, një president francez i kushtoi kohë dhe kapital politik një vendi të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencë­n për shtyp me Vuçiç, Macron mbajti një qëndrim miqësor ndaj vendeve të rajonit ( gjë që herë pas here i nxiti të pranishmit ta ndërpresin me duartrokit­je). Por ai nuk përmendi procesin e anëtarësim­it, përkundraz­i u përqendrua në bisedimet SerbiKosov­ë.

Macron premtoi se do të ndihmonte në rinisjen e bisedimeve për normalizim­in e marrëdhëni­eve, duke riafirmuar angazhimin e Francës për formatin e përbashkët me Gjermaninë, format të cilin ai ndihmoi të krijohej në Berlin në muajin prill.

Qeveria gjermane e mblodhi takimin e Berlinit për të prerë bisedimet prapa- skene midis Vuçiçit dhe Thaçit, mbi një marrëveshj­e të mundshme të shkëmbimit të territorit.

Kancelarja Merkel ftoi liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor të shprehin shqetësime­t e tyre rreth një reaksioni zinxhir që një marrëveshj­e e tillë mund të shkaktonte - dhe të bindte Macronin që të ndihmonte atë për të riadresuar bisedimet mes Vuçiç dhe Thaçit.

Takimi, gjithashtu, dha mundësi për të theksuar faktin se negociatat tashmë e kishin nxitur Kryeminist­rin e Kosovës, Haradinaj, të vendoste një tarifë 100 për qind për mallrat serbe.

Nga atëherë nuk ka ndryshuar shumë. Edhe pse Haradinaj është detyruar të japë dorëheqjen, pasi është thirrur nga prokurorët e krimeve të luftës në Hagë, Kosova nuk ka lëshuar ndaj presioneve për të shfuqizuar tarifën. Diplomatët francezë shpresojnë që një qeveri e re në Prishtinë do të përpiqet të korrigjojë muret me Beogradin.

Paris do që Kosova dhe Serbia të fillojnë një proces që do të lehtësojë tensionin politik dhe do të përmirësoj­ë sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Edhe Berlini e dëshiron këtë. Por ai gjithashtu dëshiron të rishfaqë kontrollin mbi dialogun midis vendeve - të cilin Federica Mogherini, përfaqësue­sja e lartë e BE- së, e drejtoi me pak transparen­cë drejt shkëmbimit t propozuar të territorev­e.

Mesazhi i Francës dhe Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor është i qartë: vendet në rajon duhet t'i japin përparësi përpjekjev­e për të treguar nivel të mjaftueshë­m të politikave qeverisëse - atyre do t'u lejohet të nisin proceset e integrimit vetëm pasi ta kenë arritur këtë.

Kështu është ende herët për t'u thënë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor po shkojnë drejt anëtarësim­it në BE apo thjesht po bashkojnë disa sektorë të ekonomive të tyre me tregun evropian.

Me Komisionin e ardhshëm Evropian, që zor se do të ketë zgjerimin në axhendë, përfaqësue­si i ardhshëm i BE- së për politikën e jashtme do të jetë mjaftueshë­m me ndikim në rajon.

Kur Josep Borrell të lërë postin e tij si Ministër i Jashtëm në Spanjë dhe të marrë detyrën e re ( me mandat 5- vjeçar në nëntor), do t'i duhet të tregojë europianiz­ëm në Ballkanin Perëndimor.

Me largimin e Britanisë së Madhe nga BE- ja - dhe tkurrjen e aktiviteti­t diplomatik të saj në rajon - Borrell, në dialogun Kosovë- Serbi, do të detyrohet të rreshtohet me Berlinin dhe Parisin.

Për të prodhuar zgjidhje të qëndrueshm­e, çdo marrëveshj­e mes Serbisë dhe Kosovës do të duhet të përfshijë aspekte të gjera politike të marrëdhëni­eve të fqinjësisë së mirë. Krijimi i një të ardhme të përbashkët për komunitete­t e veriut të Kosovës dhe juglindjes së Serbisë do të duhet një pamje afatgjatë se sa thjesht një demarkacio­n territori.

Dakordësit­ë komplekse mes rajoneve përbërëse të Spanjës sjellin një shembull të mirë se si vendet mund të arrijnë një marrëveshj­e që tejkalon ndarjet etnike.

Ka shembuj të mirë të kësaj edhe në Ballkanin Perëndimor: marrëveshj­et mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe ajo mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë saktësisht ai lloj gjesti politik që tregon se vendet janë të gatshme për të zgjidhur mosmarrëve­shjet afatgjata. Forcimi i vullnetit politik për të arritur marrëveshj­e të tilla, dhe dhënia ndihmë qytetarëve për t'i kuptuar ato, ka për të qenë shqetësimi kryesor i përfaqësue­sit të ardhshëm më të lartë të BE- së në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa BE rikalibron politikat e saj për Ballkanin Perëndimor, fuqi të tjera po rrisin lojën e tyre atje.

Rajoni ka qenë për mjaft kohë në fokus të përpjekjev­e të Kinës për të zgjatur nismën e saj të rrugëve në Evropë. Ka një prani të dukshme kineze në pothuajse çdo cep të rajonit.

Ndërkohë, bashkëpuni­mi ushtarak midis Beogradit dhe Moskës po lulëzon - për të "ruajtur integritet­in territoria­l të Serbisë", siç thotë Vuçiç. Qyteti jugor serb pret "Qendrën Humanitare RuseSerbe", e cila vlerësohet gjerësisht si themel i mundshëm për prani ushtarake ruse në Serbi.

BE nuk duhet të presë për shumë kohë para se të shkojë drejt një qasje më të afërt për çështjet ekonomike, migracioni­n, dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Teksa rikalibron mjetet e saj të politikave, BE duhet të sqarojë se vëmendja është te vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të veprojë me përgjegjës­i.

Pjekuria dhe zgjedhjet e tyre politike - jo kurdisjet burokratik­e që karakteriz­ojnë procesin e pranimit - do të vendosin tonin e marrëdhëni­es së tyre me BE më tepër se në dhjetëvjeç­arët e fundit.

Vessela Tcherneva është zv/ drejtoresh­ë e Këshillit Evropian për Marrëdhëni­et me Jashtë dhe shefe e zyrës së Sofjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania