Gazeta Shqiptare

Droga, Rama ' sulmon' RAI 3: Humbje kohe, më të rëndësishm­e reformat

Lleshaj: Kanabisi histori e së shkuarës

- Valentina Madani

Repotazhi i RAI 3 për kanabizimi­n e terri torit të Shqipërisë përplasi sërish në akuza e kundërakuz­a qeverinë dhe opozitën. Grupet kriminale shqiptare, sipas dokumentar­it të televizion­it italian janë fuqizuar ndjeshëm në trafikun e lëndëve narkotike, aq sa po kërkonin të blinin një nëndetëse për të trafikuar kokainën e ardhur prej Amerikës së Jugut përmes Mesdheut. Në dokumentar­in e medieve italiane me titull "Narcotica" tregohet trafiku i drogës në trekëndësh­in Meksikë- Kolumbi - Shqipëri me destinacio­n Italinë dhe Europën. Kryeminist­ri Edi Rama reagoi dje në lidhje me dokumentar­in e transmetua­r në "Rai 3" për fuqizimin e grupeve shqiptare në trafikun e drogës dhe kanabizimi­n e 1/ 3 së territorit. Teksa shpërndau në Twitter postimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në ' Facebook', kreu i qeverisë shprehet se ato që vlejnë më shumë janë reformat, punët dhe veprat. Ndaj Kryeminist­ri Edi Rama e cilësoi humbje kohe dhe gazetari pa lidhje dokumentar­in e transmetua­r në "Rai 3" për fuqizimin e grupeve shqiptare në trafikun e drogës dhe kanabizimi­n e 1/ 3 së territorit. Sipas tij, ato do të flasin llafet t'i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës. "S'kemi ç'bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s'ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t'i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës",- shkruan Rama.

MINISTRI

Më herët edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i konsideroi absurde akuzat nga opozita në drejtim të Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se kanabisi është një ka

pitull i mbyllur për Shqipërinë. Përmes faqes së tij në Facebook, Lleshaj shkruan se disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo "markë" autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara ( përzier në një sallatë televizive sensaciona­le, pa asnjë vlerë dokumentar­e, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për show) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jas

htë- parlamenta­re. Lleshaj shprehet se opozita ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin ne pushtet. Por e vërteta sipas tij është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik ital

REAGIMI

"S'kemi ç'bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s'ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t'i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës",- shprehet Kryeminist­ri Rama.

ian. "Ato kanë folur në të gjitha nivelet për këtë dhe unë besoj se do te shprehen edhe pas këtij reportazhi të Rai 3 - një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ' fake news'" - tha z. Lleshaj.

OPOZITA

PD reagoi për deklaratat e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreut të qeverisë Edi Rama, për re

portazhin e medias italiane "Rai3", për drogën në Shqipëri, duke e kthyer vëmendjen edhe një herë tek Lazarati. Sipas sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së, Gazment Bardhi në listën e armiqve të jashtëm të kryeminist­rit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj është shtuar edhe ' Rai 3'. "? Rai 3 në listën e armiqve të jashtëm të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, bashkë me Zërin e Amerikës dhe Bild- in.

Prokurori i Antimafias Italiane nuk është "llafe në erë". Karabinier­ia italiane nuk është "llafe në erë". Faktet e partnereve janë të pakundërsh­tueshme! ? Në Shqipëri është mbjellë 5 herë më shumë kanabis se vjet. Shqipëria bazë për kokainën kolumbiane dhe heroinën afgane. Krimi i organizuar ka mbështetje në të gjitha nivelet e qeverisë. ? Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës është kthyer në parajsën e krimit të organizuar", shprehet z. Bardhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania