Gazeta Shqiptare

‘ Kapja e bashkive hap fatal’, Basha: Zgjidhja, e drejtë e sovranit

"Kryeminist­ri siguron pasuri dhe luks për vete, papunësi dhe varfëri për njerëzit" "T'i themi ndal! Rama miratoi ligje për oligarkët"

- Valentina Madani

Lideri i PD- së Lulzim Basha nëpërmjet një video mesazhi në ' Facebook' numëron rekordet sipas tij të vjedhjes së kryeminist­rit Edi Rama në 6 muaj. Basha reagoi ndaj aksionit kundër evazionit fiskal teksa e akuzon kryeminist­rin Rama se ka vendosur pasuri e luks për vete dhe ka krijuar papunësi, varfëri dhe pasiguri për njerëzit. Basha akuzon se Edi Rama është sponsorizu­esi dhe përfituesi kryesor i informalit­etit. Sipas Lulzim Bashës, Rama miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrj­et e vogla dhe të mesme. "Edi Rama është sponsorizu­esi dhe përfituesi kryesor i informalit­etit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrj­et e vogla dhe të mesme. Dhuna e gjobave dhe sekuestrim­eve ndaj sipërmarrj­eve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar babëzinë dhe luksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë. Me ta ai vjedh të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, me ta vjedh pasuritë e shqiptarëv­e nga nafta te bregdeti, lumenjtë pyjet dhe trojet publike e private", deklaroi z. Basha. Përmes videos ai denoncon rekordet e vjedhjeve të Ramës në këto 6 muaj. Sipas tij në vetëm 6 muaj në arkën e shtetit mungojnë 63 milionë euro nga TVSH dhe 25.2 milionë euro nga taksat nacionale, taksat doganore dhe akcizat. "Për 6 muaj, në arkën e shtetit mungojnë 63 milionë euro nga TVSH, treguesi kryesor i ekonomisë. Nga taksat nacionale, doganore dhe akcizat, në 6 muaj, mungojnë 25.2 milionë euro. Oligarkët dhe klientët e Edi Ramës vjedhin dhe pasurohen me kontraband­ën e karburanti­t, cigareve dhe naftës. Në 6 muajt e parë 2019 janë zhdoganuar: 14 mijë ton më pak karburant. 32 tonë më pak cigare. 292 tonë më pak kafe se e njëjta periudhë e vitit të kaluar!",- shprehet z. Basha.

TAKIMI

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi në aktivin e strukturav­e të PD në Mallakastë­r, se kapja me dhunë, thyerja e dyerve, uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Edi Ramës është e

paligjshme dhe kriminale. Basha e konsideroi hap fatal precedenti­n e kapjes së pushtetit me dhunë nga banda në pushtet dhe theksoi se "Popullit sovran i lind e drejta t'i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutë­n dhe ligjin, në Mallakastë­r, në Fier, në Durrës, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha në Tiranë, atje ku paligjshmë­ria ka hedhur rrënjët, atje ku hajdutëria dhe kriminalit­eti janë ngritur në fron. Atje, popullit sovran, nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike, zgjidhjes që çdo vend tjetër i rajonit e ka patur në kushte akoma më të lehta sesa kriza e sotme shqiptare, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshm­e, atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që

i gjykon të përshtatsh­me për të rivendosur demokracin­ë dhe drejtësinë."- u shpreh Basha. Beteja jonë ka nisur me një qëllim, t'u rikthejë shqiptarëv­e të drejtën e

AKUZA

"Pasuri dhe luks për vete, papunësi, varfëri dhe pasiguri për njerëzit. Edi Rama është sponsorizu­esi dhe përfituesi kryesor i informalit­etit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrj­et e vogla dhe të mesme",shprehet z. Basha.

dhunuar të votës së lirë. Kjo betejë ka për të përfunduar me një rezultat, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania