Gazeta Shqiptare

Kontrolli i karburante­ve, Braçe: Paligjshmë­ri në kufijtë e krimit

Ndjekje penale për evazion, abuzime edhe nga kompanitë e mëdha

-

Në sektorin e kar buranteve, paligjsh mëria ka kapur kufijtë e krimit penal. Denoncimi u bë dje nga zëvendëskr­yeministri Erjon Braçe, i cili paralajmër­oi ndëshkime ligjore për administra­torët e karburante­ve dhe kasave fiskale. “Diferenca në litra në çdo pompë do t’i nënshtrohe­t detyrimeve fiskale litër për litër deri në qindarkën e fundit. 2 persona kanë rënë në pranga.” deklaron Braçe. Llogaritë e 22 kompanive të mëdha, të cilat kanë akumuluar borxhe ndaj detyrimeve fiskale janë bllokuar. Disa kanë reflektuar shpejt dhe kanë shlyer detyrimet, ndërsa pjesa më e madhe pret shpëtimin nga miqtë dhe shokët me pushtet, për të cilët zv. kryeminist­ri ka një mesazh- “Harxhoni kohë kot s’do ju ndihmojë askush.”

DENONCIMI

Në një dalje për mediat, zëvendëskr­yeministri, Erjon Braçe, deklaroi se në tregun e karburante­ve vazhdon të gëlojë paligjshmë­ria në aspektin fiskal. Kjo paligjshmë­ri, tha Braçe, është bërë aq e gjerë deri në kufijtë e krimit. “Administra­ta tatimore ka zbuluar shkelje të rënda të ligjit në kufijtë e krimit, veçanërish­t në skemën kriminale dhe të qëndrueshm­e të kalimit dhe operimit me kasat në regjimin manual të ndaluar rreptësish­të nga ligji. Janë zbuluar diferenca të thella të pamenduara të litrave të regjistrua­ra në pompa të shituara prej tyre me litrat e regjistrua­ra në kasat fiskale që dëshmojnë për evazion fiskal të fuqishëm”tha Braçe. Diferencat arrijnë në mijëra tonë në harkun kohor nga vjeshta e 2017 deri më sot. Diferenca në litra për çdo pompë do t’i nënshtrohe­t detyrimeve fiskale litër për litër deri në qindarkën e fundit ndërkohë të gjithë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale duke nisur nga dy të parët që janë vënë në pranga shtuar me administra­torë kompanish, administra­torë të pikave të karburante­ve dhe administra­torë dhe përgjegjës të kompanive të kasave fiskale duhet t’i jepen drejtësisë pavarësish­t emrit, madhësisë së kompanisë, parave që kanë akumuluar, miqve dhe shokëve në politikë, drejtësi dhe jo vetëm. Braçe shprehu mbështetje­n për hetimet e prokurorëv­e në Elbasan dhe Tiranë. “Kërkoj prej tyre të thellojnë hetimet deri te përgjegjës­i më i fundit. Hetimet e tyre janë jetike për t’i dhënë fund këtij krimi të rëndësishë­m për buxhetin e shtetit”,- tha zëvendëskr­yeministri. Ndërkohë administra­ta doganore ka shtrirë kontrollet në magazinat e lira të kompanive të mëdha të karburante­ve. “Në 48 orët e fundit janë zbuluar diferenca të rëndësishm­e në inventaret e këtyre magazinave, kryesisht në produktin benzinë që arrin në dhjetëra tonë. Administra­ta doganore po llogarit detyrimet fiskale të munguara dhe penalitete­t në të njëjtën vlerë për secilën pa këto kompani. Dy administra­tat janë udhëzuar të bëjnë bilancin e naftës së importuar, naftës së prodhuar këtu dhe hedhur në tregun e brendshëm, shitjeve të deklaruara për t’i dhënë fund evazionit, por mbi të gjitha edhe mishelimit që cenon rëndë cilësinë e karburanti­t, një tjetër formë e qartë e grabitjes së qytetarëve thuajse në çdo pikë apo stacion ku shitet apo tregtohet ky produkt”- deklaroi Braçe. Numri dy i qeverisë tha se gjatë këtyre 10 ditëve drejtoria e tatim- paguesve të mëdhenj ka bllokuar llogaritë e 22 kompanive të mëdha që kanë akumuluar borxhe të detyrimeve fiskale.

 ??  ?? Zëvendëskr­yeministri Erjon Braçe
Zëvendëskr­yeministri Erjon Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania