Gazeta Shqiptare

Bllokohet "Gega Oil" për evazion fiskal, shpallet në kërkim administra­tori

Reagon Paulin Gega: Jam me pushime në Greqi, nuk kam kryer asnjë shkelje Akuzohet për "Fshehje të të ardhurave dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

-

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim administra­torin e "Gega Oil", shtetasin Paulin Gega, pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal në shuma të konsiderue­shme. Sipas policisë, në njoftimin e vet zyrtar, ai rezulton se është larguar nga vendi në dt. 09.08.2019, ndërkohë që kërkohet për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Ndryshimi në aparatet matëse" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale". Në njoftimin zyrtar, thuhet se Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me organet tatimore, ka ndjekur veprimtari­në e tatimpague­sit "Gen Klaudis ShA", në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalit­etit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbu­reve, Tregtimit të mallrave me akcizë, dhe ka ushtruar kontroll në datën 07.08.2019. Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksionon­in në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburanti­t nga ky subjekt. Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzion­in se administra­tori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit "Gen Klaudis Sha" që njihet me emrin tregtar "Gega Oil", ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderue­shme. Po ky shtetas është proceduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave. Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega. Prokuroria nxori një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt. 09.08.2019. Shtetasi Paulin Gega u shpall në kërkim për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Ndryshimi në aparatet matëse" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale". Pas lajmit për bllokimin e tregtimit të karburante­ve dhe shpalljen në kërkim nga policia për disa vepra penale, ndër të tjera fshehje e të ardhurave, ka reaguar për "News24" administra­tori i "Gega oil", Paulin Gega. Ai mohon akuzat dhe thotë se kompania nuk ka kryer asnjë shkelje apo kundërvajt­je penale as në aspektin evaziv apo të të ashtuquajt­urës ' Fshehje e të ardhurave apo të pasurisë'. Gjithashtu, ai deklaron se aktiviteti i firmës vazhdon pa ndërprerje në të gjithë Shqipërinë dhe se GenKlaudis sha është një ndër 10 tatimpague­sit më të mëdhenj në Shqipëri, me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania