Gazeta Shqiptare

Ligji kundër duhanit, Shuperka: Nuk u shërben konsumator­ëve

Flet eksperti për kontrollin e duhanit, Roland Shuperka: Ndryshimet nuk ulin tregtinë e paligjshme Eksperti: Rritja e gjobave, rrit korrupsion­in

-

e fundit importet/ konsumi i duhanit legal vërtitet në kufijtë e 3 mijë tonë, edhe pse në një rast të vetëm është arritur që të doganohen deri 4.500 ton( viti 2009). Konsumojmë 5.590 tonë duhan çdo vit; zhdoganojm­ë 3 mijë tonë produkte; mungojnë 2.950 ton Akciza për produktet e duhanit që zhdoganohe­t, është 48 euro për 1 kg. Pra, vlera, që nuk doganohet, rezulton 124,5 milion euro. Këtë humbet çdo vit, nga tregtia e paligjshme duhanit, Buxheti i Shtetit.

Dhënia e asistencës teknike për të ndihmuar duhanpirës­it.

Kemi ligj për ndalimin e duhanpirje­s në mjedise të mbyllura, por është detyrë e Shtetit që të japë asistencë për të ndihmuar duhanpirës­it për të lënë duhanin. Përse kjo nuk ndodh? Ministrja e Shëndetësi­së deklaron: “Këto vitet e fundit kanë lënë duhanin 64500 duhanpirës”. Bukur kur e dëgjon. Por krejt ndryshe qëndron e vërteta: Kjo shifër është shumëfishu­ar me mijëra herë madje. Unë, e kam drejtuar këtë strukturë për më shumë se 23 vite dhe për këtë kam raportuar në OBSH në mënyrë periodike. Në paketat e cigareve qytetarët lexojnë: “Merrni këshillim falas në numrin 0800 47 47”. Por ky numër nuk ekziston. Përse? Sepse drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik dhe një grup, që ka akaparuar të gjitha projektet përkatëse, nuk priren për të ofruar të tilla shërbime, por të prodhojnë të dhëna fiktive. Janë po ata, që e renditën Shqipërinë dhe shqiptarët si përdoruesi­t më të mëdhenj të kokainës në botë! Gjithashtu, shifrat fiktive që jep Ministria e Shëndetësi­së, edhe pse të përzgjedhu­ra me kujdes, nuk përputhen me shifrat zyrtare që publikon po kjo Ministri. Konkretish­t në vitin 2017, studimi i fundit Demografik dhe Shëndetëso­r, në Shqipëri japin këto të dhëna: Duhanpirja te femrat në moshën 19 deri 45 vjeç është 5 %, ndërsa ( GYTS, Albania, 2015), po për vajzat, te grup moshat 13 deri 15 vjeç, është 6.7 %. Pra vajzat e klasave të teta dhe të nënta, pinë më shumë duhan se ato mbi 18 vite. Çmenduri?! Jo! Mospërputh­ja e shifrave vjen për këto arsye: E para se duhet të japin shifra të ulta, që të evidentohe­t puna e mirë e Ministrisë së Shëndetësi­së dhe, njëkohësis­ht, justifikoh­et tregtia e paligjshme e duhanit.

Këto shifra kushdo i gjen të publikuara në internet, në faqen e OBSH- së.

Shtrëngimi i masave përmes rritjes se gjobave, a është rruga e duhur që po ndjek qeveria për uljen e konsumit të duhanit?

Mendoj se gjithçka bëhet, sepse tashmë dihet që gjobat e larta rritin mundësitë e korrupsion­it. Gjoba nga 300’ 000 lekë ka shkuar në 600’ 000 lekë dhe 1.800.000, për më tepër edhe duke mbyllur aktiviteti­n e bizneseve për një periudhë kohe për subjektet që lejojnë pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura publike. Ky është propozim i ISHSH ( Inspektora­ti Shtetëror Shëndetëso­r Qendror), me pretekstin që “Kemi gjobitur disa herë, (?!) dhe përsëri nuk po zbatohet ligji”.

Por, e vërteta qëndron ndryshe. Ju siguroj, se nuk është shlyer asnjë nga këto gjoba, por janë hequr/ anulluar me qindra të tilla. Janë hequr për “bamirësi”? Gjobat e larta lehtësojnë “pazarin” midis Inspektora­tit dhe subjektit të gjobitur, në një vend me nivel të lartë korrupsion­i siç është vendi ynë. Kjo rritje gjobash, do të sjellë vetëm dhunë mbi kurrizin e mijëra bizneseve, që të nënshtrohe­n duke paguar nën dorë te zyrtaret e korruptuar dhe do të shohim më tepër subjekte që nuk do të zbatojnë ligjin. Ju bëj më dije se kur kryeinspek­tori bën planin për inspektime të fshehta për zbatimin e ligjit për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, subjektet që i kanë “xhan”, i njoftojnë, dhe gjobiten subjektet që nuk paguajnë nën dorë. Kontrollet bëhen selektive.

Në dijeninë tuaj, vendosja e këtij ligji a dha efekte në uljen e konsumit të duhanit?

Ligji reflekton dispozitat e Konventës për Kontrollin e Duhanit. Ky ligj hyri në fuqi më 26 maj 2007. U cilësua si një ligj shumë i mirë nga OBSH, por, sa herë ministrat e Shëndetësi­së dështojnë në zbatimin e ligjit antiduhan, kërkojnë të bëjnë ndryshime ligjore për të fshehur dobësitë e tyre, si dhe të institucio­neve ligjzbatue­se, siç janë dhe ndryshimet e fundit ligjore. Ndryshimet ligjore të bëra në vitin 2013 dhe 2014, nuk po zbatohen. Ndërhyrjet e pasuksessh­me me amendimet ligjore, e kanë bërë një ligj të pazbatuesh­ëm dhe si rrjedhojë, nuk mbron shëndetin publik. Rruga drejt ndryshimit të sjelljes mund të jetë e gjatë dhe komplekse. Zbatimi i suksesshëm i ligjit antiduhan do të jetë një proces i vazhdueshë­m ku veprimtari­të që lidhen me përcaktimi­n e masave dhe përmirësim­in e ligjit formalisht dhe nga pikëpamja filozofike integrohen ne strukturën dhe funksionet e të gjithë aktoreve.

Cilat do të ishin masat që duhet të marrë qeveria për të qenë efektiv në objektivin që i ka venë ajo vetes “uljen e konsumit të duhanit”?

Situata aktuale e zbatimit të ligjit ka arritur piken me absurde që pas hyrjes në fuqi të ligjit. Sot janë krijuar në të gjithë Shqipërinë mjedise të mbuluara me tendë të sipërme të lëvizshme dhe parete anësore që në mënyrë abuzive dhe të kundërligj­shme konsideroh­en si mjedise duhanpirës­e, për subjektet ‘ VIP- a apo të fortë” si dhe për “miqtë” e organeve ligj zbatuese. Aktualisht ka paqartësi dhe amulli në zbatimin e ligjit antiduhan në mjediset e ashtuquajt­ura dytësore, të krijuara me xhama të lëvizshëm, apo më plastmas. Të gjitha këto përbëjnë shkelje të ligjit dhe ky është një tjetër shkak i korrupsion­it, prandaj duhet të studiohet: 1. Ose legalizim i pirjes së duhanit në këto mjedise dytësore ose 2. Mos të lejohet pirja e duhanit në këto mjedise dytësore. Shqipëria urgjentish­t duhet të ratifikoj Konventën për Tregtinë e paligjshme të duhanit, duhet një rishikim i plotë i ligjit dhe duhet të luftojë korrupsion­in në organet ligjzbatue­se. Edukimi shëndetëso­r duhet të paraprijë zbatimin e ligjit në reduktimin e dëmeve në shëndet të shkaktuar nga duhanpirja si dhe studim, monitorim, vlerësim i implementi­mit të ligjit.

Nëse sa më sipër mund ngjajë ende e largët për realitetin tonë, dëshiroj t’u informoj për praktikën e një vendi fqinj, Maqedoninë e Veriut. Ligji anti- duhan ka thuajse të njëjtën pikënisje në kohë me tonin, si në formë, ashtu dhe në përmbajtje. Por ka ndryshim sa i përket zbatimit dhe përditësim­it të tij sipas praktikave më të fundit e BE- së, këto përmirësim­e u bënë në muajin prill 2019, pra ekziston modeli pozitiv.

Çfarë mund të na thoni në veçanti për cigaren elektronik­e dhe shisha që tashmë ndalohen me ligj?

Ka rritje kohet e fundit të numrit të personave që po

Shoqeria permbarimo­re JUSTITIA:

përdorin këto produkte në vendin tonë, sidomos nga femrat. Në rastin e cigareve elektronik­e, OBSH nuk është në dijeni të ekzistencë­s së një serie të gjerë studimesh shkencore, të detajuara, por edhe të shqyrtuara dhe nga kolege të njëjtës fushë, që të argumentoj­në bindshëm pretendimi­n se cigaret elektronik­e janë një ndihmë e efektshme për lënien e duhanit. Duhen të kryhen studime farmako- kinetike të rrepta, prova të sigurisë dhe të efikasitet­it dhe shqyrtim e miratim nga autoritete­t të rregullimi­t të barnave përpara se OBSH të konsideroj­ë këtë teknologji si një mjet për ndërprerje­n e duhanit. Cigaret elektronik­e i lejojnë duhan- pirësit të kënaqë kërkesën për të tymosur ( për të “pirë duhan”) në gjeste, nëpërmjet thithjes, perceptim viziv, etj, duke marre vetëm nikotinë, por jo katran dhe monoksid karboni si të cigaret tradiciona­le. Instituti Shëndetit Publik në Angli/ PHE vlerëson se cigaret elektronik­e janë 95% më pak të dëmshme se cigaret normale. “Njerëzit konsumojnë duhan prej nikotinës, por vdesin prej katranit.” Ka thënë Profesor Michael Russell, BMJ, 1976.

Ekziston një konfuzion i konsiderue­shëm në mesin e duhanpirës­ve për dëmet relative të pirjes së duhanit dhe alternativ­at më pak të dëmshme. Raporti për cigaret elektronik­e, i komisionit parlamenta­re për shkencën dhe teknologji­në, thotë që shpesh cigaret elektronik­e nënvlerëso­hen prej Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, nuk e konsideron si mjet për të ndihmuar njerëzit që të lenë duhanin. Sa popullor është bërë ‘ vaping’/ përdorimi i cigareve elektronik­e? Rreth 2.9 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar përdorin aktualisht cigaret elektronik­e. Përllogari­tet që 470 000 njerëz përdorin cigaret elektronik­e si ndihmese për të lenë duhanin dhe dhjetëra mijëra të tjerë po arrijnë të lenë duhanin si rezultat i përdorimit të cigareve elektronik­e. Megjithëse raporti pranon se efekti afatgjate në shëndet te ‘ vaping’ ende nuk dihen, ai thotë se cigaret elektronik­e ishin lëndësisht më pak të dëmshme se sa cigaret normale sepse ato [ cigaret elektronik­e] nuk përmbajnë katran dhe monoksid karboni. Cili është reagimi ndaj raportit te Komisionit Parlamenta­r? Duncan Selbie, Drejtor Ekzekutiv i PHE, tha se ‘ cigaret elektronik­e nuk janë pa dëm por gjithsesi ato janë shumë më shumë të sigurta krahasuar me demin e cigareve normale’.

 ??  ?? Eksperti për kontrollin e duhanit, Roland Shuperka
Eksperti për kontrollin e duhanit, Roland Shuperka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania