Gazeta Shqiptare

Çonin njerëz në Angli me karta italiane, në pranga "koka" e grupit kriminal

"Departure", arrestohen dhe 3 bashkëpunë­torët

-

TIRANË - Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit në kuadër të operacioni­t të koduar "DEPARTURE" , "për goditjen e veprimtari­së kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikua­ra, kundrejt fitimit. Blutë bënë me dije me dije se është vënë në pranga ' koka' e këtij grupi dhe 3 persona të tjerë. Mësohet se organizato­ri i grupit siguronte karta italiane të falsifikua­ra dhe kundrejt shumave të konsiderue­shme në euro, siguronte kalimin për në vendet e BE- së, me destinacio­n final Anglinë. Ndërsa, 3 shtetas të tjerë ndihmonin për falsifikim të dokumentev­e, që i kishte marrë përsipër organizato­ri i grupit. Operacioni u krye nga seksioni për hetimin e trafiqeve të paligjshme në bashkëpuni­m me Policinë Kufitare të Rinasit. "Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Rinas ka finalizuar me sukses operacioni­n "DEPARTURE", duke parandalua­r dhe goditur një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të ndryshëm për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikua­ra, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE- së me destinacio­n final Anglinë",- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa, sqarohet se organizato­rët e kësaj veprimtari­e kriminale janë kapur nga Policia Kufitare me dokumente italiane të falsifikua­ra dhe konkretish­t: Karta identiteti dhe karta shëndeti, të cilat do t'i përdornin pasi të kalonin kufirin nga Shqipëria në drejtim të BE- së, për të hyrë më pas ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Specialist­ët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: I. B., 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Itali, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale: "Ndihma për kalim të paligjshëm" dhe "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve i pasaportav­e ose i vizave'' ( organizato­r);

A. C., 19 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Ndihma për kalim të paligjshëm" dhe "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve i pasaportav­e ose i vizave", ( këtij shtetasi iu gjetën në çantë kartat e identiteti­t italiane dhe kartat e shëndetit italiane të falsifikua­ra); F. L., 25 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve i pasaportav­e ose i vizave" dhe K. A., 30 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve i pasaportav­e ose i vizave". Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikua­ra, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacio­n Tiranë - Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacio­n Lubjanë - Paris.

Operacioni vijon në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligj­shme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania