Gazeta Shqiptare

Abuzimi, ndalohet ekonomisti i Kadastrës, 2 në kërkim

Policia e Durrësit: 3 zyrtarë legalizuan me dokumente false truallin në zonën e plazhit Një nga të kërkuarit, nëndrejtor e kryetar i grupit të këshilltar­ëve të PS- së

-

Zbulohet një skemë abuzive e legalizime­ve në Durrës, ku të implikuar janë disa zyrtarë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është ndaluar ekonomisti pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës si dhe janë shpallur në kërkim zv/ drejtori dhe specialist­i. Pas një hetimi disa mujor, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike, u ndalua shtetasi me inicialet R. K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist. Këta persona akuzohen se kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikua­r dokumentet dy

shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit. Ndërkohë, po punohet për kapjen e shtetasve me inicialet A. J., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë zv/ drejtor pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si dhe F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist pranë Kadastrës. Mësohet se zv. drejtori i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pas operacioni­t "Legalizimi" është shtetasi Arben Isaku, I cili ka qenë drejtor i ALUIZNI- t, në Durrës dhe njëherësh është kryetar i grupit të këshilltar­ëve të PSsë dhe sekretari organizati­v i PS- së. Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale: "Korrupsion­i pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike", "Shpërdorim­i të detyrës" dhe "Falsifikim­i i dokumentev­e" parash

FALSIFIKIM­I

Sipas burimeve policore, mësohet se personat në fjalë kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikua­r dokumentet shtetasit Xh. N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E. S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale "Vjedhja me pasoja të rënda".

ikuar në nenet 259, 248 dhe 186/ 3 të Kodit Penal. Sipas burimeve policore, mësohet se personat në fjalë kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikua­r dokumentet shtetasit Xh. N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E. S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet

për kapjen e tyre, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale "Vjedhja me pasoja të rënda" parashikua­r në nenin 134/ 3 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 ??  ?? Arben Isaku
Arben Isaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania