Gazeta Shqiptare

I shpëtoi burgut duke korruptuar gjyqtarin, ekstradohe­t nga Anglia, Gentian Doda

Ja si ndryshoi akuza nga "Vrasje" në "Plagosje të rëndë" për 30 mijë euro

-

Gentian Doda, i cili ko rruptoi gjyqësorin dhe i shpëtoi dënimit me 20 vite burg për vrasje, është ekstraduar dje nga Anglia. Falë bashkëpuni­mit mes Interpol Tirana dhe Interpol Manchester, pak kohë më parë u bë kapja dhe arrestimi në Mbretërinë e Bashkuar i Dodës, 41 vjeç, lindur në Tiranë, i shumëkërku­ar me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore. Doda ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar pasi: Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal nr. 416, datë 10.11.2017, kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Korrupsion­i aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionar­ëve të drejtësisë". Gjithashtu, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin penal nr. 1249, datë 09.11.2017 vendosi masën e sigurisë "Arrest në

burg" për veprën penale të "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucio­nin e ekzekutimi­t të vendimeve me burgim".

PËRMBLEDHJ­E E NGJARJES SË NDODHUR

Gentian Doda në bashkëpuni­m me shtetas të tjerë sekserëve, ku njëri prej tyre rezultonte si kushëriri i gjyqtarit Miri. Ish- gjyqtari Miri kundrejt shumës 30 mijë euro, arriti të ndryshonte veprën penale nga vrasje në plagosje për Gentian Dodën, duke bërë që Doda të fitonte lirinë.

Media britanike "Daily Mail", raporton mes rreshtave se Gentian Doda, i cili dje u ekstradua drejt Tiranës, është pjesë e bandës së rrezikshme "Kola", ndërsa u bë një nga të arratisuri­t më të kërkuar të Europës pasi vrau dy persona në Burrel, 22 vite më parë, pikërisht në vitin 1997, i cilësuar edhe si viti i trazirave në Shqipëri. Së bashku me katër bashkëpunë­torë, 18vjeçari i atëhershëm i zuri pritë një udhëheqësi të bandës rivale dhe hapi zjarr. Rivali i tij Asllan Gjoka, si i ka dhënë një shumë prej 30.000 eurosh gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Mirit, me qëllim lehtësimin e pozitave të tij dhe lirimin nga burgu për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila me vendimin penal nr. 41, datë 26.01.2001 e dhe një kalimtar u vranë. Pas kësaj Doda iku në Angli dhe kërkoi azil duke pretenduar se ai ishte një refugjat me emrin Azem Shaqiri, babai dhe vëllai i të cilit ishin vrarë si pjesë e UÇK në Kosovë. Gentian Doda u kap më në fund në vitin 2011 në Los Angelos dhe u ekstradua në Shqipëri një vit më pas. Por pas katër vitesh në burg, ai kundrejt shumës prej 30.000 euro fitoi lirinë duke i dhënë ryshfet gjyqtarit Shkëlqim Miri. Pas lirimit të tij, Gentian Doda shkoi serish në Mbretërinë e Bashkuar. Por në vitin 2017, policia shqiptare lëshoi një urdhër tjetër arresti për të në lidhje me ryshfetin e dhënë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri. Ai tashmë është në dorë të drejtësisë shqiptare. kishte dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale "Vrasje me paramendim" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyes­e dhe e municionit".

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin penal nr. 896, datë 07.06.2017 ka vendosur lënien në fuqi të vendimin penal nr. 94, datë 20.09.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, duke favorizuar pozitën e shtetasit G. D. dhe lirimin e tij nga burgu. Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke u finalizuar me ekstradimi­n drejt vendit tonë.

AKUZAT PËR VRASJE DHE PËR RYSHFET

Krahas procesit në Gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë nëse do ta rikthejë sërish në burg Gentian Dodën, për vrasjen e dyfishtë të kryer në qytetin e Burrelit në 1997, i shumëkërku­ari ka një tjetër hesap të pambyllur me Krimet e Rënda, ku po gjykohet për akuzën e korrupsion­it. Ai dyshohet se pagoi ryshfet shumën prej 20 mijë eurosh gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i cili i lehtësoi akuzën e në këtë mënyrë, Doda rifitoi lirinë.

Gentian Doda u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2012, pasi u arrestua atje për llogari të autoritete­ve shqiptare. Ai akuzohej për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, në tetor të 1997. Pas një kalvari të gjatë përballjes­h gjyqësore, që nga 2001, i shumëpërfo­luri i botës së krimit, u dënua me 20 vite burgim. Teksa ndodhej në burgim e Fushë Krujës, ai kërkoi rishikimin e vendimit me argumentin se ishte dënuar në mungesë.

Nga gjykata e Lartë dosja mbërriti në shkallën e Parë në Mat. Një treshe gjykuese

vendosi të lehtësojë pozitën e të dënuarit, duke bërë rikualifik­im të veprës penale, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Hetimet e nisura në 2017, nxorën në dritë faktin se gjyqtari Shkëlqim Miri kishte marrë ryshfet, për të vendosur në favor të Dodës, i cili u shpall fajtor për akuzën e plagosjes dhe dënimi iu reduktua ndjeshëm. Pas verdiktit të Apelit, Gentian Doda rifitoi lirinë. Ai mundi të arratisej jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri u arrestua gjyqtari dhe të afërm e miq të të dënuarit.

 ??  ?? Gentian Doda
Gentian Doda
 ??  ?? Shkëlqim Miri
Shkëlqim Miri
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania