Gazeta Shqiptare

Meta i ktheu, Braçe: Do t'i diskutojmë të gjitha dekretet

"Askush s'mund t'i shmanget hetimit dhe gjykimit"

-

Mazhoranca qever isëse do t'i diskutojë të gjitha dekretet e kthyera mbrapsht nga kreu i shtetit Ilir Meta me fillimin e sesionit të ri parlamenta­r në muajin shtator. Zëvendëskr­yeministri Erion Brace njoftoi dje se dekretet e Presidenti­t të Republikës, të cilat u rikthyen për rishqyrtim në Kuvend, shoqëruar edhe me argumentet ligjore do të merren në shqyrtim. Sipas Braçes me nisjen e sesionit të ri parlamenta­r, maxhoranca do të diskutojë të gjitha dekretet e kthyera mbrapsht. "Pa më të voglin diskutim. Për sa kohë rregulli thotë se ligjet duhet të shqyrtohen në Kuvend, do të diskutohen të gjitha"- nënvizoi ai. Gjithashtu, Braçe iu përgjigj interesit të medias në lidhje me Vangjush Dakon, i cili disa ditë më parë u shpall "non grata" nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit. Në argumentim­in e DASH thuhej se vendimi është marrë mbi informacio­ne të sakta, se ishkryebas­hkiaku i Durrësit është përfshirë në raste korrupsion­i. Braçe tha se secili qytetar me apo pa post politik duhet të përgjigjet para drejtësisë. Sipas Braçes, Dako duhet të përballet në mënyrë individual­e me organet e drejtësisë dhe heshti sa i takon një vendimi politik që mund të merrej për ish kryebashki­akun e Durrësit. "Unë e kam thënë vazhdimish­t, çdo akuzë e ngritur ndaj Dakos e gjithkujt tjetër, edhe anëtarë të kryesisë së PS, apo jo, apo kryetarë të partive politike si është njëri nga kryetarët e opozitës, apo nën të, duhet të hetohet dhe të gjykohet si e parashikon ligji. Askush nuk mund t'i shmanget hetimit dhe gjykimit. Ne as s'kemi ndërmend të hyjmë në këtë

proces, secili do të përballet individual­isht në përputhje me ligjin në proces të drejtë e të barabartë. Por, kur përdor imunitetin për t'i ikur drejtësisë, siç edhe ka ndodhur, e kemi çështje të pazgjidhur­a në gjykatë e janë materializ­uar vjedhje me miliona euro nuk ka më, secili duhet të përballet atje, me drejtësinë"theksoi zëvendës kryeminist­ri Erion Braçe. Ai shtoi më tej: "Koha kur përdorej imuniteti për t'i ikur drejtësisë aq sa sot vijojmë të kemi një sistem pandëshkue­shmërie në nivelet më të larta të poli

PËR DAKON

"Çdo akuzë e ngritur ndaj Dakos e gjithkujt tjetër, edhe anëtarë të kryesisë së PS, apo jo, apo kryetarë të partive politike si është njëri nga kryetarët e opozitës, apo nën të, duhet të hetohet dhe të gjykohet si e parashikon ligji. Askush nuk mund t'i shmanget hetimit dhe gjykimit. Ne as s'kemi ndërmend të hyjmë në këtë proces, secili do të përballet individual­isht në përputhje me ligjin në proces të drejtë e të barabartë", tha z. Braçe.

tikës dhe çështje të pazgjidhur­a në gjykatë, dhe ku janë materializ­uar vjedhje me miliona e qindra miliona euro nuk ka më. Secili duhet të përballet patjetër".

 ??  ?? Zevendeskr­yeministri, Erion Braçe
Zevendeskr­yeministri, Erion Braçe
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania