Gazeta Shqiptare

Edmond Budina: Janë zhdukur 70 armë të rekuizitav­e, kallëzim drejtuesve të Teatrit Kombëtar

Regjisori thotë se janë konstatuar të zhdukura e kanë vlera të jashtëzako­nshme. Prej ditës kur teatrin e morën protestues­it policia s’ka lënë makina të hyjnë

- Fatmira Nikolli

Mbrëmja e djeshme në pro testën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nisur me përkujtimi­n e poetit kuksian Havzi Nela. “Sot do kisha dëshirë të hapja këtë takim për poetin Havzi Nelën. 31 vjet më parë u bë ekzekutimi me varje. Pasi kish dhënë mësim më shkollat e Kukësit duke përhapur vlerat e tij”,- tha aktorja Adriana Tolka. Tolka kujtoi se ai nisi të përndiqej nga regjimi derisa tentoi të arratisej. Trupi i tij i varur qëndroi për 24 orë që të bëhej shembull për ata që dilnin kundër regjimit. Ai u gjet i varrosur në këmbën në hapësirën ku kishte qenë një shtyllë në Kolsh kur u rehabilitu­an eshtrat e tij më 1993.

AKUZA

Edmond Budina që mori fjalën pas Adriana Tolkës tha se poezia e Nelës është emocionues­e e se “jemi këtu në shesh pikërisht për të mos u përsëritur ato kohë, për të mos u kthyer më në diktaturë, për të mbrojtur të drejtat tona e për të mbrojtur demokracin­ë”. Por para se të niste shfaqja, Edmond Budina donte të ndante diçka me protestues­it e ata që e ndjekin. “Është bërë një kallëzim nga drejtoria e Teatrit Kombëtar për ne që kemi okupuar teatrin. Por ne do t’u përgjigjem­i po me një kallëzim. Këtu një vit e pak më parë, janë marrë 70 armë të vjetra të rekuizitës së Teatrit Kombëtar. Për mendimin tim kanë shumë vlerë. Unë i mbaj mend kanë qenë pisqolla”,tha Edmond Budina. Ai theksoi se “kanë qenë të kohës së Turqisë. Sipas tij kanë qenë edhe paticka, kanë qenë automatikë gjermanë që sot kanë një vlerë relikeje. Dhe ato janë zhdukur, janë marrë. Nëpërmjet policisë ato duhen kontrollua­r se ku kanë shkuar. Kush i ka marrë, ku i ka çuar dhe për ç’qëllim i ka marrë. As regjimi i Enver Hoxhës nuk i hoqi ato armë që kanë qenë një vlerë e jashtëzako­nshme”. Aktori dhe regjisori Edmond Budina gjatë fjalës së tij u shpreh se me ato armë janë luajtur shumë drama në teatër ndaj t’i marrësh ato, është një krim i rëndë i Teatrit Kombëtar ndaj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do të bëjë një kallëzim.” Kallëzimi do të bëhet për këtë e për shumë materiale të tjera. I kemi transmetua­r me pamje në televizion, se sa mirë ishte trajtuar Teatri Kombëtar. Është lënë në gjendjen më mizerabël që mund të bëhet. A mund të jenë njerëz të artit këta që e mbajnë teatrin në atë gjendje. Ndaj ata duhen kallëzuar penalisht. Ndaj ata janë të parët që duhen kallëzuar dhe nëse teatri ka pasur rrezik shembjeje janë po prapë ata të parët që duhet të paguajnë që nuk janë kujdesur për këtë teatër dhe kanë rrezikuar jetën e njerëzve”,- tha Edmond Budina. Gjithashtu, Budina tha se me ne nuk luhet kollaj. “Ta dinë mirë. Kushdo që i ka bërë këto vepra, do të përgjigjet. Dhe do të përgjigjet deri në një. Ne do ta mbajmë këtë teatër siç e kemi filluar, me shfaqje, me kulturë, me dashuri e me harmoni. Por ama po erdhi momenti edhe me përplasje. Ne nuk do të tërhiqemi, teatrin nuk do ta lëmë të shembet”. Kujtojmë se prej ditës 24 korrik kur teatri u mor në kontroll nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,

“EMIGRANTËT”

Dje, e shtunë, datë 10 gusht, në orën 20: 30 në kuadrin e Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit në sallën e Teatrit Kombëtar u shfaq drama “Emigrantët” nga Slavimir Mrozhek, me regji të Emiliano Palali që u interpretu­a në gjuhën italiane nga aktorët Besmir Haliti dhe Endri Ahmetaj. Ajo u vu mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar që menaxhohet nga artistët protestues, që e mbrojnë prej më shumë se një viti nga shembja. Kujtojmë se artistët që po vënë shfaqje vijnë falas në mbështetje të kauzës.

në oborrin e teatrit nuk është lejuar të futet asnjë makinë nga policia. Ndërkaq sheshi vëzhgohet nga Ministria e Brendshme që është përballë dhe mes policisë dhe artistëve ka pasur debate edhe për benzinën me të cilën furnizohet gjenerator­i në kushtet kur teatrit i janë prerë dritat. Më tej Robert Budina tha se ka pasur mbështetje nga shumë vende të botës sidomos fakti që teatri ruhet 24 orë në 24 ka krijuar besim te njerëzit”. Ka dhënë idenë e qartë se kjo nuk është kauzë e manipuluar se nuk ka njerëz që manipulohe­n për të qëndruar roje 24 orë pranë teatrit. Ai lajmëroi se trupa nga gjermania, e jo vetëm, do vijnë në mbështetje të kauzës.

 ??  ??
 ??  ?? Edmond Budina
Edmond Budina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania