Gazeta Shqiptare

"Mesjeta shqiptare është ende e pazbuluar"

-

jeta Shqiptare?

"Unë vazhdoj e mendoj kështu. Hulumtimi arkivor në vitet e fundit ka treguar që shumë segmente të historisë mesjetare shqiptare ende nuk janë zbuluar".

Vite më parë, Juve sollët një zbulim interesant , ndoshta më të rëndësishm­in deri më sot që lidhej me "Statutet e Shkodrës". Në mendimin tuaj dhe të studiuesve si Ju, a mendoni se këto do të thonë diçka për qytetërimi­n shqiptar?

"Unë besoj se ' Statutet e Shkodrës' janë një tekst themelor në historinë e qytetërimi­t shqiptar, ato janë dëshmia e jetës së një qyteti që shikonte detin, brenda një qarku komunikimi nga brendësia e Evropës deri në bregdetin e Adriatikut. Ato paraqesin një frymë civilizimi, një shembull të çmuar të Shqipërisë që ishte brenda qarkut mesdhetar. Disa kapituj, që fillojnë nga i pari, janë me një aktualitet tronditës. Një tekst i shkëlqyesh­ëm, i cili fotografon me të vërtetë Shqipërinë mesjetare të krishterë, por për të cilin, përtej çdo besimi fetar, çdo shqiptar duhet të jetë krenar, sepse çdo histori në çdo vend është e sendërtuar dhe e përbërë, çdo shtresë, çdo përbërës është pjesë e një të tëre dhe duhet të njihen dhe të rikonstruk­tohen saktë nga kërkimet historike".

A kishte qytete realisht të mëdha në territorin shqiptar në periudhën mesjetare, referuar dokumentac­ionit, që ekziston deri më sot?

"Ashtu si Shkodra edhe Durrësi ishte një qendër e madhe qytetare, një kryqëzim rrugësh komunikimi nga Perëndimi në Lindje me Via Egnatia. Fatkeqësis­ht statutet që duhej të merreshin me administri­min e këtij qyteti në Mesjetë nuk janë gjetur deri më sot. Në Via Egnatia kishte edhe qendra të tjera të rëndësishm­e në tokën shqiptare, brenda kufijve që do ndryshojnë me kalimin e kohës.

Pra, qytete brenda tokës dhe qytete në bregdet, një realitet i dyfishtë siç ... është e dyfishtë edhe koka e shqiponjës shqiptare! Në arkivat veneciane historia e qyteteve që i përkasin detit është kodrës, një civilizim ' evropian' dhe ' perëndimor'. Një linjë historiogr­afike e kohëve të fundit ka vendosur disi në krizë përdorimin e konceptit Balcanicit­à për zonën gjeografik­e së cilës i përkiste Shqipërisë, një term i lidhur me historinë e shekullit XIX, dhe preferon të flasë më shumë për një zonë të Evropës Jugore. Atëkohë ngjarjet historike, me pushtimin otoman, e zhvendosën vendin në një aks përballë Lindjes".

Çfarë e lidhi më së shumti Shqipërinë dhe Skënderbeu­n me Venedikun?

"Shqipëria, me vijën e saj të gjatë bregdetare, ishte në qendër të interesave të fuqisë së madhe asokohe të Venedikut, i cili jetonte me trafiqe të ndryshme dhe tregtinë nga deti, ajo e konsideron­te Adriatikun si gjirin e "duhur" në rrugët e mëdha mesdhetare. Dhe kështu, ngritja e yllit të Skënderbeu­t në shekullin e pesëmbëdhj­etë, kundër ekspansion­izmit osman, ishte një "çështje" politike për Venedikun, si dhe për shtetet e tjera të Italisë dhe Evropës, të gjitha, në mënyrë të ndryshme, por me fuqinë gravitacio­nale në Mesdhe: Bota e re ende nuk ishte zbuluar.

Shteti i Kishës, pastaj, kishte interesa specifike për të mbrojtur Krishtërim­in. Ishte një lëmsh i interesave evropiane, në të cilën Skënderbeu dhe fati i Shqipërisë së shekullit të pesëmbëdhj­etë ishin strategjik­e".

Me emrin tuaj lidhen shumë zbulime por Shqipërisë i kanë vlejtur shumë ato që lidheshin me Skënderbeu­n. Si e njohën Skënderbeu­n Venecianët dhe të tjerët në territorin italian?

"Edhe një herë e përsëris se mund të jenë arkivat e rajoneve të ndryshme italiane që mund të na furnizojnë me të dhëna të reja për Skënderbeu­n, kjo sepse nga Venecia në Napoli, në Romë, në Xhenova, në Milano deri tek realitetet e tjera politike të kohës ( Italia e atëhershme ishte një koleksion shtetesh të ndryshme duke luftuar vazhdimish­t me njëra- tjetrën) interesat për ekuilibrat në Mesdhe u lidhën edhe me Shqipërinë".

Ka gati një legjendë urbane në vendin tonë që Vatikani mbart shumë dokumente për Sh

 ??  ?? Luçia Nadin
Luçia Nadin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania