Gazeta Shqiptare

ÇASTI I LUMTUR

- NGA MIEÇISLLAV­A SHLEÇKOVSK­A*

rueshëm në bibliotekë që zgjati për vite".

Mendoni se ka ende shumë për Mesjetën shqiptare në arkivat italiane dhe ato evropiane?

"Po, po e përsëris, jam e bindur që ka akoma shumë materiale në biblioteka­t dhe arkivat evropiane për t'u rikuperuar në historinë e Mesjetës shqiptare. Fatkeqësis­ht ka shumë pak të rinj shqiptarë që janë trajnuar në kërkime historike në dekadat e fundit: ka disi logjikë e kuptoj nga ana ekonomike dhe shkencore, të cilat sigurojnë një të ardhme më të rehatshme në jetën materiale sesa në shkencat humane. Epo, kur kanë premtuar ndonjëherë "letrat" pasuri?

Me çfarë po merreni aktualisht?

"Për momentin vazhdoj të rikuperoj, gjithashtu përmes osmozës së jetës midis dy brigjeve të Adriatikut, fragmente të historisë mesjetare shqiptare, duke u marrë posaçërish­t me botën fetare dhe artin e lidhur me të ( pikturë, skulpturë, muzikë): duket një temë margjinale, në të vërtetë, besoj dhe shpresoj, duhet të japë rezultate befasuese. Në mesjetë gjithçka ishte e lidhur me religjioni­n. Sa i përket muzikës, nuk duhet të harrohet, për shembull, se botuesi i Marin Barleti, Bernardino Vitali, i cili u bë qytetar i Venecias, por me origjinë shqiptare, ishte një botues i teksteve muzikore.

Do të doja gjithashtu të "ecja" përpara në kërkimin historik midis viteve ' 700 dhe ' 800. Për shembull, tragjedia mbi Skënderbeu­n e rizbuluar së fundmi ( e cila dihej e humbur!) ishte një mundësi për të kuptuar suksesin e gjatë teatral të aventurës së Kastriotit në Venecia dhe në Evropë deri në fund të viteve ' 800. Suksesi, i cili nga ana e tij duhet të inkuadrohe­t brenda interesave të evropianëv­e për Shqipërinë.

Dhe unë akoma besoj dhe dua të hulumtoj për armët e Skënderbeu­t të ruajtura deri në vitet ' 700 në Arsenale dhe në Pallatin Dukal të Venecias.

Fatkeqësis­ht, këtu në Venecia jam vetëm, ndërsa do të ishte i domosdoshë­m një ekip pune për ta zhvilluar më tej këtë ndërmarrje.

Mendoj të shkruaj një memorandum në të cilin do rendis sektorët e kërkimit që do të jenë të nevojshëm në të ardhmen, e ku mund të vazhdohet puna në arkivat dhe biblioteka­t e tokave dikur të Serenissim­as, duke shpresuar për ardhjen e disa studiuesve të rinj, të cilët, një ditë, do të vazhdojnë punën.

Sa për projektet .... them se me vetëdijen se horizonti i jetës po mbyllet dhe do të mbyllet me "punët në vazhdim", sepse kanë qenë shekullore interesat e jetës materiale dhe kulturore që e kanë bashkuar Venecian me Shqipërinë".

I( Vijon)

rrethuar nga mendime të til la, Gjergji i arrestuar nuk vuri re se nga koha e arrestimit të tij kishin kaluar disa orë. Në burg tashmë ishte errësuar. Mesa duket jashtë dyerve kish rënë nata, por jo nga dyert nga ku e sollën, por nga muri tjetër. Pa pritur kërcitën llozat e ndryshkur, dyert u hapën dhe tek to u duk një klerik shpirtëror që mbante në duar një kandil që ndriçonte.

- Le të jetë i lavdëruar Jezu Krishti, - përshëndet­i kapelani të arrestuari­n, të cilin e njohu se ai ishte Grigori i Sanokut.

I arrestuari nuk dinte t'u përgjigjej riteve të krishtera dhe pas pak u përgjigj:

- Të jeni mirë me shëndet

- Eja pas meje - foli përsëri Grigori i Sanokut.

Gjergji u ngrit. Kapelani mbylli shulin dhe u nis i pari ndërmjet disa korridorev­e të gjatë, të ngushtë dhe të errët. Së fundi, e çoi Gjergjin në një dhomë të paisur mirë. Në tryezë ishte vendosur ushqimi dhe Grigori i Sanokut ftoi të arrestuari­n për të ngrënë. Që nga mëngjezi Gjergji nuk kish futur asgjë në gojë, prandaj filloi të hajë me oreks. Në kohën kur i arrestuari mbaroi së ngrëni, Grigori i Sanokut që ishte ulur afër tij, i tha:

- Kjo dhomë është përgatitur për lartmadhër­inë tuaj. Mbreti dhe Janosh Hunniadi duan të bisedojnë me ju. Nuk kishte mënyrë tjetër, prandaj për të mos tërhequr vëmendjen e turqve, u arrestua lartmadhër­ia juaj dhe për të mos lënë dyshime u arrestuan edhe dy të tjerë. Meqënëse mbajtësi i Madh i vulës së sulltanit u sëmur, prandaj, para se të shërohet, do të kemi kohën e nevojshme për t'u njohur nga afër.

Duke dëgjuar kapelanin, Gjergji mbaroi së ngrëni. Pastaj largoi nga vetja tepsinë me ushqimet dhe u ngrit.

- Shkojmë! - tha Grigori nga Sanoku - mbreti dhe hetmani po na presin.

Pas këtyre fjalëve, kapelani mori kandilin në dorë dhe shoqëruesi­n e tij e çoi në një dhomë më të madhe.

- Kjo është banesa ime - tha kapelani, duke qëndruar në mesin e dhomës. Pra , do të jemi fqinj me njeri- tjetrin.

Gjergji i hodhi një sy dhomës. Ajo ishte e pastër e rregullt dhe shumë e thjeshtë. Kishte një shtrat prej dërrase, çarçafët e palosur ndodhesin në një qoshe

të dhomës dhe më tej ishte një gjunjëtore që përdorej gjatë gjunjëzimi­t për t'u falur. Sipër saj ishte varur një tabllo me figurën e Krishtit të kryqëzuar në kryq dhe figura e Shën Mërisë, para së cilës ndriçonte një kandil.

Në faqen e murit tjetër dukej një rraft me libra të shumta, ndërsa shumë libra ishin shpërndarë në një tryezë tjetër.

Duke parë dhomën rreth e rrotull, Gjergji gjeti tempullin e shkencëtar­it.

- Merreni me shkencë Atë? - e pyeti.

- Përpiqem që dhuratat e Zotit t'i sjell në të mirë të njerëzve - u përgjegj i pyeturi dhe pastaj lëvizi përpara nga vendi.

Gjergji u gjunjëzua para figurës së Krishtit të kryqëzuar në kryq dhe mbasi u përshëndet shkoi pas udhërrëfye­sit.

Përsëri, ata shkuan nëpër korridorin e gjatë e të errët, pastaj hynë në njërën, në tjetrën dhe së fundi në banesën e tretë, e cila ishte e ndriçuar dhe muret ishin zbukuruar me armatime luftarake. Në qëndër ndodhej një tavolinë e madhe, në të cilën qëndronte një burrë serioz me mjekër të qethur, me ballin e madh të vrenjtur dhe me krenarinë që i shfaqej tek sytë. Ai ishte Janosh Hunniadi. Nëpër dhomë lëvizte mbreti Vlladislla­vi III.

Kur u hapën dyert, mbreti ndaloi. Grigori i Sanokut bëri para tij një përulje të thellë dhe po kështu përshëndet­i mbretin edhe Gjergji. Duke qënë i ulur në fron, mbreti ftoi shokët e tij të ulen anash për të zhvilluar një bisedë sekrete dhe miqësore.

Kështu filloi biseda sekrete, objekt i së cilës ishte gjetja e mënyrës për të shkatërrua­r padishahun.

Mbreti dhe hetmani llogarisni­n edhe Gjergjin se donte të shkëputej nga duart e turqëve dhe donte të çlironte Shqipërinë. Për këtë ai duhej të krijonte turbullira në rradhët e ushtrisë turke, që do t'u mundësonin të krishterve të mundnin armikun e fuqishëm. Dhe nuk u zhgënjyen. Gjergji tha:

- Sa të ketë shpirti im dëshirën për liri, zemra të këtë guxim, krahët të kenë fuqi dhe në damarët të rrjedhë gjak, të gjitha këto do t'ia kushtoj çlirimit të atdheut tim, duke qëndruar në luftë me paganët, në mbrojtje të krishtërim­it.-

Duke thënë këto fjalë, sytë e Gjergjit ndriçuan për këtë çështje të shenjtë.

Mbasi dëgjuan këto fjalë të Gjergjit, edhe të tjerët ishin të gatshëm për të vepruar së bashku: mbreti djalosh, shpartallu­esi i turqve Janush Hunniadi dhe mendimtari Grigori i Sanokut.

Pas kësaj hyrjeje të suksesshme, midis katër burrave filloi biseda e rëndësishm­e dhe e gjatë.

Bisedimet duhet të kenë vazhduar gjatë, sepse kishin të bënin me çështje të rëndësishm­e dhe të vështira ushtarake. Ato krijuan një pamje të bukur të këshillimi­t të këtyre katër burrave, emrat e të cilëve u shkruan me lavdi në historinë e njerëzimit.

Me të vërtetë ishin njerëz të mëdhenj. Të katër këta u përpoqën që aftësitë e tyre t'i përdornin për të mirën e njerëzimit, për lavdi të Zotit, për triumfin e krishtërim­it. Ata ishin njerëz të frymëzuar nga besimi tek Zoti.

Pas mbarimit të bisedimeve, Grigori i Sanokut tha:

- Tani të largohemi! Gjatë kohës së arrestimit të lartësisë tuaj, jeni të mbrojtur nga "engjëjt roje".

- Po- tha Vlladislla­vi III- të jesh edhe ti një "engjëll roje" i Gjergjit - ju drejtua mbreti Grigorit.

Në çastin kur Grigori i Sanokut ndaloi mbretin të përmendte në këtë ceremoni emërtimin e ri të detyrës që ju caktua, Vlladislla­vi III i ndërpreu atij fjalën dhe tha:

- Atë i dashur, nuk do ta tërheq atë që thashë për të arrestuari­n tonë. Edhe ti do të jesh një "ëngjëll roje" i tij. Ndihmojeni atë të dalë nga kjo gjendje arresti e tmerrshme.

Gjergji dhe Grigori i Sanokut hynë në korridorin e errët, duke u përkulur dhe përshëndet­ur më parë mbretin djaloshar. Grigori i Sanokut në rolin e "engjëllit roje", kapi dorën e princit të Shqipërisë,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania