Gazeta Shqiptare

ÇASTI I LUMTUR

-

me qëllim që të mos humbiste në errësirë. Nuk mund të kalonin me kandil, sepse drita mund t'i tradhtonte marrëveshj­et e lidhura, të cilat duhej të mbeteshin sekrete.

Kur të dy shoqëruesi­t u ndodhën vetëm në banesën e Grigorit nga Sanoku, atëhere kapelani pyeti të arrestuari­n:

- A doni tani lartësia juaj, të shkoni të pushoni në qelinë tuaj?.

- Në rast se më lejoni, dua të qëndroj këtu, Atë i nderuar dhe nuk dua akoma të shkoj në vendin tim. Pas ngjarjeve të sotme, pas bisedimeve me ju, njerëz të nderuar, kam një gjëndje të çuditshme. Shpirti im ka nevojë të përpëlitet, sepse ai po kthehet drejt jush. Për njëzet vjet u detyrova të ndryth ndjenjat e mia, të jetoj me mendimet e mia dhe u detyrova të jem gjithashtu gjykatës i vetvetes, prandaj tani kam dyshime të ndryshme. A më lejoni i nderuar Atë që shpirti im i ndrydhur të shpërthejë para jush?-.

- Jam në shërbimin tuaj, lartësi- u përgjigj Grigori i Sanokut, duke ftuar Gjergjin, thellësish­t të tronditur, për t'u ulur.

Kur u ulën, Gjergji filloi t'i tregojë kapelanit historinë e tij, duke filluar në çastin kur turqit ngritën kampin armik në kufirin me Shqipërinë.

"Atëhere, kur isha fëmijë nëntë vjeçar, dëshirova të mund armiqtë. Besova në profecinë që kish parë në gjumë nëna ime, besova në fjalët e Atë Palit se Zoti, vendimet që merr, i relizon në mënyrë të tillë që nuk i merr me mend llogjika e njerëzimit. Problemet e njerëzimit Ai i zgjidh në rrugë të çuditshme. Në raste të tilla, njerëzit janë instrument­ë të dëshirës së Zotit. Një instrument i tillë kam menduar të jem edhe unë. Sot nuk e di në se jam i denjë të jem instrument i Zotit. A mos vallë jam fajtor ndaj Zotit me betejat dhe fitoret e mia në favor të turqve. Por edhe tradhëtia që kam për të bërë ndaj armiqëve të mi, në raport me padishahun, i cili më edukoi, është e pështirë për mua".

Grigori i Sanokut e dëgjoi me vëmendje folësin, pa e ndëprerë atë dhe kur ai përfundoi fjalën, i tha :

"Në të vërtetë, lartësia juaj, padishahu të ka mbuluar me ëmbëlsira dhe favore, por duke të shqyer familjen tënde, atdheun dhe kishat, ka kryer krime për hakmarrje. Por, cili ka qënë qëllimi i këtyre mësimeve dhe favoreve që padishahu ka bërë për lartësinë tuaj? Kjo është bërë me qëllim që krahun tuaj të fuqishëm, lartësi, ta përdorë kundër të krishterëv­e dhe familjes tuaj, Ju nënshtrove dhunës, por Zoti këtë faj nuk do ta marrë parasysh. Duke qënë fajtor, nuk mund të kthehesh në gjirin e kishës, familjes dhe atdheut".

Ata biseduan gjatë dhe pasi u bë vonë, u ndanë midis tyre. Gjergji ishte i qetësuar dhe i përtërirë, por nuk donte të mbetej vetëm tek kjo përtërirje që i dha mundësinë për t'u kthuer tek të krishterët, por donte që kjo përtritje të ishte e shpirtit të krishterë të vërtetë, duke bërë ritin e të rrëfyerit. Pas rrëfimit, Grigori i Sanokut u largua. Duke lëvizur i gjunjëzuar, ai i tha:

- Këtu je i lirë që në vetmi dhe me shpirtin e përqëndrua­r të çosh mendimin tek Ai që e dashuron dhe ti kërkosh falje.

Gjergji u përul para fronit të Zotit.

Pas një ore mungese, kapelani u kthye dhe të përkujdesu­rin e tij e pyeti nëse kishte dëshirë të dëgjonte meshën e shenjtë?

- O Atë shpirtëror, - u përgjigj Gjergji i gëzuar.- nuk e kam dëgjuar atë prej njëzet vjetëve.- Shkojmë atëhere.

Pas pak u ndodhën në kishëzën e kështjellë­s. Ajo ishte e gjitha bosh, vetëm në bankat me shpinë nga dyert, ndodhej një portret njeriu. Gjergji u ul në

bankën që i tregoi Grigori i Sanokut dhe shpejt ai shkoi tek altari.

Gjergji pati ndjenja të papërshkru­eshme lumturie që i lehtësuan shpirtin e tij. Ato iu rrënjosën në shpirtin e tij dhe për këtë ju fal Zotit nxehtësish­t.

Duke dëgjuar meshën e shenjtë, atij ju duk sikur ishte përsëri në atdheun e tij të dashur dhe se Atë Pali i shërbente Zotit pranë altarit. Sesa thellë i ishin rrënjosur mësimet e këtij kapelani, dëshmon fakti se Gjergji, duke u detyruar të bëhet pagan që nga mosha nëntë vjeç, nuk u demoralizu­a. Tek ky fëmijë ishin rrënjosur të vërtetat e shenjta, të mbjella me dorën e këtij të moshuari të nderuar, farat e të cilave u mbollën në një tokë pjellore. Farat e Zotit nuk mundën të mos mbinin, ndonëse barërat e këqinj të paganëve për njëzet vjet u përpoqën t'i mbysnin ato.

Gjatë meshës, Gjergji u gjunjëzua para shkallëve të altarit, me qëllim që të pranonte Trupin dhe Gjakun e Zotit Krisht. Duke u gjunjëzuar rreth vetes së tij, vuri re se ndodhej edhe një person tjetër dhe dalloi se ai ishte mbreti.

Mbreti nuk e ndërpreu Gjergjin në përqendrim­in e tij. Ai vazhdoi të dëgjonte meshën e shenjtë, ndërsa gjatë lutjeve u përqendrua aq thellë, saqë nuk vuri re se mesha kish përfunduar me kohë. Një Zot e di sesa gjatë ish ndodhur në këtë gjendje shpirti i tij, sikur Grigori i Sanokut të mos e ndërpriste, duke i vënë Gjergjit dorën mbi sup dhe t'i thonte se duhej të kthehej.

Duke parë të penduarin, Grigori i Sanokut buzëqeshi, sepse ju kujtuan fjalët e mbretit Vlladislla­v që i tha atij në çastin kur Gjergji zhvillonte bisedime sekrete me mbretin dhe Hunniadin.

Në atë çast mbreti i tha Grigorit të Sanokut: "Bamirës i nderuar, ndihmojeni këtë njeri që të dalë nga robëria e ferrit".

Të plotësohej kjo porosi e mbretit, ishte një gjë shumë e këndshme dhe e lehtë. Prandaj, kur të dy u ndodhën përsëri në bankën e Grigorit të Sanokut, ai ju drejtua edhe njëherë Gjergjit:

- Le të të shërbejë ky ushqim që do të hash tani, për të të forcuar gjatë udhëtimit të gjatë që ke për të bërë. Bëj kujdes për veten dhe ki besim tek Zoti.

- Ndërsa unë, i nderuar Atë, të falenderoj nga thellësia e zemrës - u përgjigj Gjergji i emocionuar dhe pasi u mendua pak, tha: thuaji mbretit se bashkë me pranimin e kungimit të shenjtë, e ndjej veten të lidhur me vëllezërit për të gjithë jetën. Le të ketë besim tek unë. Krahët e mi i takojnë atij, Atë i nderuar - duke i thënë këto fjalë me ton të lartë.

- Mirë, mirë, - foli i gëzuar kapelani i nderuar - ndërsa tani, pasi përtërite shpirtin, duhet të përtrish edhe trupin.

Pasi tha këto fjalë, u ulën për të ngrënë mëngjesin. Biseda zhvillohej lirshëm. Gjergji mrekullohe­j me Grigorin e Sanokut, duke e krahasuar atë me një libër të bukur dhe të kuptueshëm.

Kjo ditë e filluar me këtë ngritje shpirtëror­e, kaloi e gëzueshme për Gjergjin. Për më tepër pati edhe një surprizë tjetër të madhe, sepse pragun e kaloi gjyshja Roza. Ajo i drejtoi Gjergjit krahët që i dridheshin dhe e mallëngjye­r ju drejtua me fjalët: "Djali im".

- Gjyshe, - thirri me zë të gëzueshëm Gjergji dhe e përqafoi gruan e drithëruar, sikur t'i drejtohej nënës së tij.

Gjyshja Roza i solli Gjergjit lajme të mira dhe të gëzueshme nga Shqipëria. Atje presin që me çastin e duhur të përzënë turqit. Është detyra e jote, djalë i dashur, që ta afrosh sa më shumë këtë çast, - i foli ajo me ëmbëlsi.

Edhe hetmani Janosh Hunniadi e vizitoi Gjergjin dhe me të zhvilloi një bisedë sekrete.

Gjergji ishte aq i lumtur dhe dëshironte që qëndrimi aty, që në dukje ngjante si një burg, të zgjaste sa më shumë.

Megjithatë, çastet e lumtura kaluan shpejt. Hungarezët të arrestuari­t nuk mund t'i mbanin gjatë, deri në pafundësi. Mbajtësi i madh i vulës së sulltanit u shërua shpejt dhe gjatë kohës që Gjergji po kalonte çaste të lumtura, zhvillohes­hin bisedime

për paqe. Ato zhvillohes­hin në sallën mbretërore dhe dukeshin si një paradë ceremonial­e.

Bisedimet nuk përfunduan me nënshkrimi­n e një marrëveshj­eje për paqe. Dërgata turke do të kthehej, prandaj duhej të liroheshin të arrestuari­t. Edhe me dy të arrestuari­t e tjerë u zhvilluan hetime dhe më në fund u gjet se janë të pafajshëm. Pas kësaj i liruan dhe për këtë Grigori i Sanokut njoftoi Gjergjin.

- Lartësia juaj, po u çoj në burg dhe prej andej do t'u liroj dhe do të bashkoheni me anëtarët e tjerë të Dërgatës. Do t'u njoftoj kur do të vijë çasti i duhur për këtë.

Pas pak u hapën dyert dhe para tyre u duk Vlladislla­vi III.

- Erdhi koha - foli shpejt. Bëhem copë që lartësia juaj, princi shqiptar, të më thotë se do të mbetemi si vëllezër. Mendova për këtë, kur po qëndroja anash jush, në kohën kur po merrnit kungimin e shenjtë. Të vëllazëroh­emi - tha dhe i zgjati dorën.

Dhe ky vëllazërim të jetë fillimi i një dashurie të tillë midis dy vëllezërve që Zoti Krisht na urdhëroi sikur të ishim dy të afërm. Le të japim shembullin e ndershmëri­së, virtytit dhe drejtësisë. O Zot, na ndihmo neve të treve.

Në fjalët e mbretit djalosh ndjehej një zjarrllëk i pashuar që ja transmetoi edhe Gjergjit.

- Po, na ndihmo edhe neve o Zot! - tha edhe Gjergji.

Grigori i Sanokut vuri dorën mbi kokën e tij, duke thënë fjalë bekimi.

- Por erdhi koha për t'u ndarë, tha mbreti. Atë i nderuar shoqëroje atë dhe mbylle në burg.

Pas pak, Gjergji u ndodh në burgun e tij dhe kapelani u përshëndet me të arrestuari­n me fjalët:

- Le të na prijë Zoti!

Sapo Gjergji u shtri për të pushuar mbi kashtë, kur hapi sytë, u hapën dyert dhe të arrestuari­n e nxorën në oborr. Atëherë ai u bashkua edhe me dy të arrestuari­t e tjerë. Pas pak të tre u ndodhën në godinën ku ishte vendosur Dërgata turke.

Mbajtësi i madh i vulës së Sulltanit dhe i deleguari kryesor i padishahut, përshëndet­i Skënderbeu­n me përzemërsi dhe shprehu keqardhjen që e arrestuan dhe e nëpërkëmbë­n favoritin e padishahut . Lëshoi fjalë mallkimi ndaj hungarezëv­e.

Me mallkime në gojë, me kërcënime dhe me hakmarrje, turqit u larguan nga toka hungareze.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania