Gazeta Shqiptare

PORNOGRAFI­A

-

toparlant i madh në mes të restoranti­t, si ato altoparlan­tët e dikurshëm vesh elefanti që nguleshin në sheshet e qyteteve të vegjël, buçitnin këngë partizane, këngë masash, këngë të zgjedhura nga festivalet në Radio - Televizion, të para 90- tës.

Përballë restorant Drapër e Çekan ishin sërë - sërë; një pab, që quhej Amerika, një internet kafe ( dikur qendër e edukimit politik ), bilardoja ( ish dyqani i metrazheve ) butik Venecia ( ish furra e bukës ) që shkëlqenin me bujë nga reklamat e zhurmonin nga të rinjtë.

S’kishin dhe aq fitim. Vinin pleq në mëngjes, merrnin një kafe me ujë depozite dhe çoheshin kur binte errësira. Servirej si dikur pilaf, makarona, byrek me gjizë, kos dhe bukë e zezë. Kishte dhe plot raste që i provokonin; vinin djem të rinj të droguar, të yshtur nga ata të partisë tjetër, me ndonjë femër me minifund që zbulonte tangat e gjoksin hata, me njerën thithkë të fryrë ngjyrë manushaqe të nxjerrë jashtë, e cila s’e kishte për gjë të tregonte me epsh të fshehurat e sojme edhe më tepër se aq, teksa kërcenin hit pop në mes të parullave dhe pleqve të hardallosu­r që hiqnin koburet dhe shtinin në tavan. Të gjithë përfundoni­n në polici për mbajtje armësh pa leje e prishje të qetësisë publike, po pas një nate të kaluar në paraburgim nxirreshin herët në mëngjes për të mos nxitur ndonjë revoltë qytetare me pasoja të paparashik­ueshme. Restoranti që ish mbyllur vetëm për një ditë hapej sërish të nesërmen dhe niste si zakonisht rituali; piqej kafeja me qebap të zi sterrë dhe, nepër hirin e prushnajës gjysmë të fjetur të tre mangallëve të mëdhenj mbi banak, viheshin mbi njëzetë xhezve me bisht te gjatë. Mullinjtë e vjetër prej bakri e xingoje kalonin dorë më dorë dhe, kur kish shume myshterinj, viheshin ne pune dhe ca plitka të vogla me korent apo dy tre gazuqe e ajo e uruar kafe taze “moskovolis­te” tërë lagjen, siç shpreheshi­n të kënaqur pleqtë, që mblidheshi­n kokë më kokë dhe këndonin përmallshë­m ato të sojmet e të paharruara­t e maleve me dëborë kur kërciste dyfeku. Ndonjë sojli sillte havanin e lashte prej guri, nje havan stambolli 250 vjecar dhe aty bluante kafene. Loni i havanit mbahej kampion i kafese, se ç’pihej prej asaj rrahje ne gur te kokrres qe behej bersi e që tjeterlloj e leshonte ate lengun e bekuar ne filxhanet e asaj kohe, te vinte mendja verdalle prej nepsit qe kish gjetur më në fund karar. Shpesh disa prej tyre mbanin mbi krye kapele të vjetra partizane me yll të ciflosur, ndonjë merakli i krisur vishte e mbathte rrobat partizane e çizmet e stërmballo­sura e të qepura me fendyell me kambale gjer lart e me spango me dyllë. Po kishte dhe nga ata që lexonin qarkoret e ruajtura në sëndukë dhe shfletonin gazetat e luftës bërë fërtele dhe letrat e ronitura që këmbenin me njëri- tjetrin gjatë asaj kohe, të ruajtura këto relike të çmuara në vende që s’i dinte njeri. E, ç’vente aty brenda! Po kur bënin këmbë turistë dhe fotografon­in me kaq zell dhe linin mendtë e kokës me ata pleq të roitur që rronin plotësisht në një kohë tjetër?! Po kur bënin ballë udhëtarë të huaj e të lodhur, që në fillim s’vinin re asgjë, pa po të ishe aty e të shikoje pastaj si ngriheshin papritur me uturimë duke vënë buzën në gaz dhe ia mbathnin sikur të kishin hyrë në një çmendinë. Sa herë ia kishin thyer xhamat atij restoranti, sa herë kishin shkruar në portë; restorant prostati, ose restorant pordha.

Tani u ndanë punët; gjysma e qytetit e donte, gjysma tjetër e përqeshte dhe e tallte RRr- në. Po ama për i ndershëm mbahej i ndershëm, karat i pastër.

Ja, kthehej asaj nate nga një lindje e vështirë e një lope dhe papritur ndjeu uri të madhe, i hahej e i pihej diçka me domosdo. Ku të shkonte? Mbyllur të gjitha. Parkoi makinën diku dhe eci në këmbë të gjente ndonjë vend ku të merrte diçka për të ngrënë. Ky ishte një qytet i vogëlth, një orë larg qytetit të tij, ku s’kishte fort të njohur.

S’ka fare rini, pëshpëriti, ka humbur dhe ajo xhiroja e madhe që bëhej dikur, xhan xhin, sikur janë futur njerëzia në kotecë bashkë me pulat. Ç’kohëra erdhën!

Zotni, mos kërkoni diçka për të kaluar kohën? e pyeti dikush me një zë fort të dashur. Ishte një djalë rreth të tridhjetav­e.

Dua të ha, po të gjitha qenkan mbyllur.

O, fare kollaj, e mbaj unë hapur.. Jam kthyer nga Greqia me gruan e dy fëmijët dhe kemi hapur një lokal si atje. Ç’bënte afendikoi grek, një pronar i nderuar e i njohur në Kretë, e bëjmë ne tani këtu.

RRr u interesua menjëherë të merrte vesh pse ishte kthyer djali dhe ç’lloj restoranti kishte hapur. Po më fort i pëlqente të rrëmonte për mendimet e tij. Ishte e kotë t’i thoshte se edhe ai kishte një restorant, pa marrë njëherë vesh ç’pikpamje kishte.

Dolën nga qyteti pasi bënë disa hapa dhe pas një çerek ore u gjendën para një shtëpie përdhese në mes të një lirishte me kavakë. Përreth kishte kodra dhe një fushëtirë, larg tutje diku u dëgjua fishkëllim­a e trenit. Shtëpia ishte krejt e mënjanuar dhe s’para binte në sy.

Kemi pak muaj që e kemi hapur, tha djali, po e kemi ende vështirë për kliente. Veç ata që bujtin këtu, se kemi dhe nja dy dhoma, që i japim me orë, mbeten të kënaqur me gatimin tonë mesdhetar.

Pse u kthyet?

Nuk durohet kapitalizm­i. E dini si është puna, zotëri, besoj do të më kuptoni, ngaqë më dukeni intelektua­l, kur ke skllevër dhe i quan të tillë është diçka, po kur skllevërit i quan qytetarë është e padurueshm­e. Ja, kështu thotë një filozof. Na shfrytëzua­n kafshërish­t. Kur e kujtoj atë periudhë që kam punuar në Greqi më dridhet mishtë.

U kënaq RRr me këto fjalë plot me mllefe të djaloshit për kapitalizm­in.

Dëgjoni, o i panjohur, shtoi djali me keqardhje për veten, kam dy fëmije, po dyshoj.. më kuptoni? Jo se ka ndodhur vërtet diçka, po ata, grekët e kamur, janë aq të qelbur sa nuk pyesin.. Po tani që jemi kthyer në shtepinë tonë jam fare i qetë.

Qënke i sinqertë, djalosh, tha RRr i kënaqur vërtet me këtë emigrant të penduar. Edhe unë kam dy fëmijë. E shitën atdheun. Ikën. Ah, sikur të më ktheheshin një ditë..

Do të kthehen, patjetër do të kthehen!

Në këto fjalë e sipër u hap dera dhe RRr pa një grua të qeshur që e ftoi brenda. Përshkoi një korridor të vogël dhe u fut në një dhomë me një tryezë dhe katër karrige. Nga dritarja me perde të kapura anash me fjongo dukej një mullar nën dritën e hënës. Dhe aty në majë diçka e kuqe si.. I bënin sytë, apo ishin vërtetë... një palë breçka me dantellë?

Djali e shoqëroi; hëngrën brinjë qingji, qofte, suxhukë me erëza, djathë, ullinj, sallatë me rrepa të kuqe dhe pinë verë. Gruaja nuk u shfaq asnjëherë, si duket ajo gatuante. Pas pak djali solli një tepsi me gjeldeti me përshesh me arra, bajame dhe stafidhe. Në kohën që RRr do të vinte thikën për të prerë kofshën e gjeldetit, djaloshi nxori çakmakun dhe ai mori menjëherë flakë. Ishte një pamje vërtet magjepsëse.

Piu gati një shishe me verë, që e dogëndisi ëmbël dhe sakaq mori vesh se djali e prodhonte atë vetë, nxirrte vajin prej ullishtave të tij dhe djathin prej bagëtisë së vet.

Edhe kjo i pëlqeu RRr- së, ndonëse s’kishte ç’të mësonte prej kësaj përvoje që gjithsesi ishte e importuar. Muzikë s’po dëgjonte, veç bulkthat jashtë t’i merrnin mendtë.

Po ç’donin vallë ato si breçka të kuqe mbi mullar? E, dreq o punë, kishin dhe dantellë, pale, ç’të ishte kjo nxitje kaq tmerruese prej dehjes që po i vinte si një përkëdhelj­e nga vera e kuqe e vreshtës së kësaj menge të harruar? O, ç’verë! Seç i vinin ca ndjesi që prej fundesh e ai s’donte t’i qaste. Po shkonte vonë, ja hëna s’ishte më, e kishin zënë kavaket, gruaja do të qe bërë merak patjetër dhe ndoshta e kish marrë në celular, po ai s’kish qejf t’i hidhte një sy, se një përqethje në vende ku s’rrëfehej po ia ndiznin mishrat sikur t’i ishin përshkuar në hell. Po thekërrize­j në një zjarr të avashtë si të ishte një cjap e po kullonte lëng, një lëng veshtullor i bëhej se i rridhte vetiu nëpër kofshë.

Sa bën?- pyeti.

S’keni mbaruar, i tha djaloshi, keni dhe diçka tjetër që t’i japim fund kësaj darke e të mos e harroni kurrë. Më ndiqni.

I shkoi pas, siç i tha, se iu zgjua dhe kureshtja e ustait të restoranti­t, ç’kish për t’i servirur tjetër ky djalosh, që edhe pa këtë thelë mbi bisht, ia kishte kaluar me të vetmen gjë, që s’mund t’ia arrinte kurrsesi, verën e vreshtës së tij, që dinte ta seliste e ta ujdiste si që

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania