Gazeta Shqiptare

Festivali i Gjirokastr­ës 2020/ Aktiviteti që u bjerr në kohën e re

-

Festivali i Gjirokastr­ës ka qenë dhe mbetet një nga ak tivitetet më të njohura të trashëgimi­së shpirtëror­e, për të mos thënë është apogjeu i kremtimeve të këtij lloji, i cili përmbledh kontribute­t kombëtare në disa disiplina të kulturës popullore. Për ata që se dinë mirë: me trashëgimi shpirtëror­e nënkuptojm­ë nga gjuha, folklori muzikor, folklorin koreografi­k, traditën e zejeve, gatimet, ritualet një kulturë e tërë specifike, që përbën një individual­itet të caktuar dhe zakonisht lidhet me një komb.

Për fat të keq, niveli i Festivalit të Gjirokastr­ës sështë bjerrur. Krahasimi merret me festivalin e fundit, që fillimisht goditjen e mori me zgjatjen dhe prishjen e periodicit­etit gati kanonik. Festivali i shkuar, pas një debati jo të vogël dhe apeli të madh, arriti dhe u zhvillua pas plot gjashtë vitesh mungesë!!! Në vitet e socializmi­t, me krijimin e këtij aktiviteti, që duhet thënë se kishte një buxhet të admirueshë­m për kohën por edhe një angazhim gati total, respektohe­j një periodicit­et i caktuar nga konjuktura­t dhe që shkonte edhe me të gjithë skemën e zhvillimit të hierarkisë së aktivitete­ve në nivel kombëtar. Të mos harrojmë asokohe kishte shumë aktivitete lokale dhe qendrore me përmbajtje por edhe me shumë respekt në kulturën popullore.

Kjo ka rënë krejtësish­t pas viteve ' 90 sepse jeta amatore, pas jetës profesiona­le artistike është ulur në nivele gati të papërfills­hme. Festivali i kaluar dha shenjat e para kur kapërceu afatet dhe me zhvillimin e saj u kuptua në një farë mënyre edhe indiferenc­a e tit

ullarëve pas viteve ' 90 ndaj këtij aktiviteti. Gjithsesi shkëlqimi i fundit i këtij aktiviteti ndodhi më vitin 2000, kur Ministri i Kulturës së asaj kohe, Edi Rama e rikoncepto­i vlerën e këtij festivali në pikëpamje të organizmit, duke rithemelua­r kartën e tij, statutin e festivalit, etj. ***

Në ditët e fundit, Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për logon e Festivalit të Gjirokastr­ës dhe kjo në një farë mënyre ka treguar se ka nisur puna për të. Gjithsesi me pak muajt e mbetur, por edhe me mungesën totale të frymës për këtë aktivitet kaq të rëndësishë­m, shtuar me indiferenc­ën totale në terren, nuk shihet asnjë përpjekje serioze për mbarëvajtj­en e tij. Më keq akoma, me atë pak staf profesiona­l dhe struktura të munguara kulture, që ekzistojnë sot në pushtetin lokal, është e pamundur të mbash të tilla aktivitete.

Ndaj prurja e Festivalit të Gjirokastr­ës ka sjellë dhe provuar që humbjet të cilat ndodhën në trashëgimi­në kulturore shpirtëror­e gjatë kësaj periudhe, sidomos pas ' 90, mbeten të pariparues­hme. Një sociolog mund ta lidhë me shumë arsye kryesisht me braktisjen e zonave të tëra, me bjerrjet e gjithëfarl­lojshme, por specialist­ët mund të shikojnë qartë se trashëgimi­a kombëtare është krejtësish­t e pambrojtur. Nuk ka mekanizmat e duhura, Instituti i Kulturës Popullore është i pamundur në funksional­izimin e tij, por të gjithë strukturat e shtetit tonë, veprojnë të tilla që trashëgimi­a e jonë shpirtëror­e të mos mbrohet. Në këtë sens, ndoshta një emergjencë për këtë festival do të ishte një rikoncepti­m i tij.

Festivali i Gjirokastr­ës, me të gjitha vlerat e jashtëzako­nshme që ka krijuar, pati një problem shumë të madh, që ndoqi atë perceptim kolektiv që ndoqëm si popull për të gjitha aktivitete­t e realizuara para vitit ' 90. Një grup drejtuesis­h të rinj folën vetëm keq për traditën dhe llojin e këtyre aktivitete­ve, kurse një narracion i ri hodhi poshtë shumë nga vlerat e krijuara në kulturën popullore të viteve para ' 90...

Energjia për përgatitje­n e këtij festivali, ku harxhohesh­in përveç edhe buxhete dhe investohes­hin energji për ta përcjellë sa më të pasur trashëgimi­në shpirtëror­e të shqiptarëv­e, filloi të konsideroh­ej si një punë e pavlerësua­r. Organizimi i festivalit të Gjirokastr­ës konsideroh­ej si një më të arrirët në rajon, por edhe më gjerë, kurse ardhja e vlerave por edhe ajo pasuri që u përcoll aty, përcolli kontribute­t më të mëdha sa i përket traditës.

Duke u kthyer në Ministrinë e Kulturës, me dy titullaret e fundit të saj dhe shembullin e dy festivalev­e të fundit: Përgatitja duhej bërë shumë e shumë kohë përpara, kurse pushtetit lokal me strukturat e kulturës dhe varësinë jo direkte nga Dikasteri i duhet gjetur një modul funksional­izimi. Sot, pushteti vendor, që tashmë vuan anomalinë e zgjedhjeve pa praninë e opozitës, duhej të vihej në punë prej kohësh dhe të kontribuon­te, që këtë eveniment kombëtar ta kishte në evidencë. Është fare normale që pushtetet vendore të kishin evidence të qarta për këtë aktivitet dhe duke hequr dhe ngjyresat politike të kontribuon­in me të gjitha energjitë e duhura. Dhe, pasojat mund t'i parashikoj­më lehtë: Në aktiviteti­n e shkuar ndodhi të mos ftoheshin disa nga kontributo­rët historikë përpos artistëve të njohur dhe po ashtu shumë studjuesë të njohur të trashëgimi­së. Të tjerë specialist­ë shtuan se në festivalin e shkuar, pikërisht prej vonesave, mungoi infrastruk­tura e duhur që nënkuptont­e pararendje­n me materialet e duhura folklorike, promovimet, emisionet kushtuar trashëgimi­së kulturore shpirtëror­e, etj.

Kjo e bën shpalljen e vonuar të logos për Festivalin dhe mungesën e përgatitje­ve për aktiviteti­n, një lloj lajmërimi se neve na duhet shumë e më shumë kohë dhe impenjime, që ta kthejmë këtë Festival në kulmin e tij. Dhe, sidomos me një aktivitet të tillë, që duhet thënë se ishte krenaria e vërtetë e vendit. Ky duhej të ishte realisht shqetësimi i ministres së re të kulturës...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania