Gazeta Shqiptare

PORNOGRAFI­A

-

si banjo, ashtu e sapolarë, lëshoi një kundërmim kopshtesh kur ndjehen bujshëm teksa çahen bumbeskat që të ngjisin në dorë e të këndellin ditën e parë të pranverës, e mbështjell­ë me një peshqir të madh të kuq flakë.

Ishte ajo, e zonja e shtëpise, që e priti kur bëri këmbë së pari, la t’i binte peshqiri poshtë në dysheme mbi qilim dhe i zgjati dorën. Nuk kishte parë kurrë tjetër kurm veç atij fishkaraqi­t, kokallemad­hit pa mish e të hidhurit fort si tym oxhaku të gruas së tij.

Krejt lakuriq, e brydhtë, e rrumbullt, aq fort tundues, sa të shkulte trurin nga vendi, dy kofshë të gjata pa një rrudhë, vezulluese, të puqura, me njërin gju të përthyer pakëz e të lëshuar përpara si një ftesë për.. Oh, ato breçka të kuqe me atë dantellkë delikate, po, po njëlloj si ajo e mullarit, që ajo i preku me gishtërinj, i uli pakëz me dhele duke zbuluar majën e pubisit dhe i la t’iu kërciste llastiku. Dora u zgjat, e kapi të tijën që sikur s’donte në fillim dhe e tërhoqi drejt shtratit.

Ai nuk mbante mend shumë gjëra, se ndjehej si i bymyer e në hava e pa shumë kujtesë, veç me një dëshirë e një zjarr buçitës që i rrihte si çekan përposhtë e i dhimbte ëmbëlsisht, po ama i kujtohej se me atë grua bëri ato që s’i kishte bërë kurrë me gruan e tij dhe ndjeu më në fund ngopje trullosëse e thuajse aspak pendim e pastaj i tha vetes, jo, s’do t’ia falte kurrsesi vetes, se tani le të vdiste! Ai i tha këto fjalë, a mund të besohej?

Pastaj kur zbriti poshtë nxori gjithë ç’kishte në kuletë, dhe ndërsa ia numuronte paratë, plot 70.000 mijë në dorë djaloshit, që i dha në këmbim të tyre një letër, doli hëna përsëri dhe ai pa mbi mullar me një ndjenjë triumfi, që e quajti të ulët, dhe një palë breçka të tjera,

të kuqe flakë, që sikur i qeshnin paturpësis­ht, pra ishin bërë dy të tilla, që hëna iu lëshonte prej lart argjend e dukej sikur i bekonte. Ç’thua o i çartallosu­r, ti s’flet kështu, kush të ysht të biesh në mëkat, i pëshpëriti vetes, po buzagaz prej endjes që po e turbullont­e sërish e po e tundonte me një dhimbje të ëmbël e me një fuqi të huaj. O zot, pse më vë në provë kaq të vështirë?

Kur po largohej dëgjoi pas krahëve zërin e djaloshit;

Mos e humb atë letër që të dhashë, ke adresën dhe numrin e telefonit të restoranti­t si dhe një sekret që duhet ta dish vetëm ti dhe jeni i mirëpritur në çdo kohë.

Tani ja ç’po i shihnin sytë në emailin e tij, një xhirim diskret, ndoshta i bërë me celular, ai dhe ajo në një akt seksual të paparë, që ishte gati të bënte xhiron e botës. Dhe në fund fare, kur kuadri ngriu, dolën fjalët mynxyrë; Nesër, restoranti yt, nga Drapër e Çekan, duhet të quhet Pornografi­a, përndryshe...

Ah, kjo ishte e padurueshm­e. Vdiq. Autopsia nxori se kishte konsumuar një sasi jo të vogël droge.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania